• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet në Shqipëri “vaksina” kundër koronavirusit, quhet propagandë

05:00 : 26/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews

Qytetarët në Shqipëri kërkojnë maska, janë bërë me steril me larje duarsh, mëjanojnë sa të munden ambientet publike dhe të gjithë këto masa për tu ruajtuar nga koronavirusi, një sëmundje ngjitëse e ngjashme me simptomat e gripit por që prek rëndë mushkërinë dhe sot po përhapet frikshëm në Kinë, Kore dhe Itali.

Por nuk duhet të ruhemi më! Qeveria Rama e ka shpikur vaksinën imagjinare, ajo quhet propagandë dhe doli pas një pune shtatë vjeçare nga zyrat e (piarit) “PR”. Profesori me mjekër të gjatë e të bardhë që dha “formulën” e vaksinës është Edi Rama.

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”-shkruajti Rama, ndërsa bëri thirrje që qytetarët ti largohen panikut, pasi vetëm duke ndjekur lajmet e institucioneve të shendëtësisë dhe mbi të gjitha deklaratat e tij nuk ka koronavirus që na shfaqet.

Me këto dalje publike mbulon katrahurën në shëndetësi, ku qytetarët luten vetëm mos shfaqet ai virus, pasi situata në shëndetësinë tonë e shohin në çdo rast kur detyrohen të shkojnë në spitale.

Lexo edhe:

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

Edhe në këtë pikë kur e gjithë bota është në alarm me të drejtë, Rama bën propagandë, fort të shpifur, fort malinje dhe të mbushura me mutacione gjenetike që shpërndahen në publik edhe më furishëm se virusi i ngjizur në Kinë.

Sot Edi Rama na kërkon që të besojnë në masat e marra nga qeveria e tij, madje lë të kuptohet se kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur larg jo vetëm ankthin dhe panikun, por edhe vetë sëmundjen ngjitëse.

Situata nuk është si me tërmetin tragjik të 26 nëntorit, ku pjesa më e madhe e grupeve të kërkim shpëtimit nga vende të ndryshme të Europës zbarkuan në Shqipëri për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve, ashtu edhe në procesin e rindërtimit.

Vendet e BE-së janë po aq të shqetësuar dhe të gjithë kapacitete njerëzore në shëndetësi dhe struktura të tjera i ka të angazhuara në mbrojtje të jetës së qytetarëve të saj. Nuk është koha që Rama të bredhë me dorën e shtrirë prej së cilës u kthye me rreth 800 milionë euro kredi dhe borxhe dhe afër 300 të tjera ndihmë si lëmoshë për tërmetin.

Kryebiologu i qeverisë sonë ka një luguni punonjësish, Rilindas me tru të larë e shpëlarë në lavatriçen e pushtetit që qëmtojnë në çdo çast ndonjë lajm që hedhin mediat online, apo edhe vetë postimet individuale të qytetarëve.

Nëse ata konstatojnë se në këto qëndrime ka “përhapje paniku”, atëherë është gati “policia e propagandës”, që të shoqëron në komisariate, të merr në pyetje, e më pas të degdis dosjen për procedim penal në prokurori. Sigurisht edhe të bëjnë moral politik dhe të detyrojnë të bësh një autokritikë të thellë. Kjo është edhe metodë tipike që sot po ndiqet në Kinë.

Në fillim autoritetet nuk e pranonin se vendi ishte në rrezik nga një virus i rëndë që përhapej lehtë. Mjeku që u nda nga jeta, i cili dha alarmin i pari për koronavorusin u thirr në polici, iu kërkua që të bënte autorikritikë para kolektivit komunist dhe më pas i tërhoqën vërejtje se në rast përsëritje do i viheshin prangat. Edhe tek ne asgjë nuk ndryshon, por propaganda nuk është vaksinë kundër koronavirusit, edhe pse Rilindasit kanë nisur ta besojnë!

Etiketa: Edi Ramakoronaviruspropagandeqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

21:45 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

19:54 : 02/07/2025
AKTUALITET

Ja premtoi para zgjedhjeve, Rama bën pjesë të Qeverisë vajzën nga komuniteti rom

18:15 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

14:19 : 02/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
Para

Veliera me 4 shtetas të huaj në bord jep alarmin "SOS" afër Currilave, vinte nga Mali i Zi (DETAJET)

TË GJITHA

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025

Masa ajrore të nxehta nga Afrika! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:11 : 03/07/2025

Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 03/07/2025

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com