• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pyetjeve për Teatrin që Veliaj nuk u dha përgjigje

22:06 : 26/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Dështimi “i negociatave” mes bashkisë së Tiranës dhe Kompanisë Fusha për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk e ka ende përgjigjen e qartë. Të dytët nuk kanë folur ende ndërsa të parët kanë nisur të pompojnë nëpër ekrane idenë se privati nuk përmbushte dot kërkesat e artistëve për të ndërtuar një teatër modern.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në një lidhje LIVE në edicionin qendror të lajmeve në TCH se “artistët kanë pasur kërkesa për një skenë rotative nga më modernet si ajo që përdoret sot në Broduej” dhe se këtë privati nuk e përballonte dot. Duket qesharake që i gjithë projekti 30 milionë euro të jetë prishur për një skenë që rrotullohet. Një të tillë (ndoshta jo si në Broduej) e ka pasur edhe Teatri i Operës dhe Baletit që përpara viteve ‘90.

Tani Veliaj thotë se bashkia do ta ndërtojë vetë Teatrin e ri Kombëtar. Po ku do të gjenden paratë sepse ishte vetë Veliaj që pak muaj më parë deklaronte se ata nuk kishin të ardhura.

“…nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë (Teatrin) vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt” – justifikohej Veliaj pak kohë më parë.

Por ndryshe foli këtë të mërkurë Veliaj që tashmë thotë se qeveria (pra Edi Rama) ka rënë dakord që ta mbështesë.

Lexo edhe:

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

“…qeveria shqiptare ka rënë dakord që të mbështesë propozimin e Bashkisë së Tiranës edhe unë them për të gjithë ata që kishin merak pjesën private dhe nuk kishin merak realizimin e teatrit, tani do duhet të gëzohen që do të realizojmë një teatër me financim publik dhe me një investim të Bashkisë së Tiranës” – tha Veliaj për TCH.

Pyetja është: pse nuk e mbështeste Rama edhe më përpara?

Një tjetër pikëpyetje është nëse edhe Teatri i Ri Kombëtar (nëse do të ndërtohet në rrënojat e të vjetrit) do të rrethohet gjithsesi nga kullat. Vetë Veliaj nuk e mohoi madje u shpreh i gatshëm të negocionte me privatin (pra Fusha) për një hapësirë që është në pronësi të bashkisë së Tiranës.

“Do të marrë kohën e vet që të negociojmë maksimumin për interesin e Bashkisë” – tha Veliaj duke u ankuar se sot Bashkia e Tiranës ka rreth 100 zyra me qera. Veliaj nuk dha më shumë detaje, por u kuptua që bashkia do japë parkimin për të marrë zyra te kullat që mund të ndërtohen.

Pikëpyetjet dhe paqartësitë vijojnë ta rrethojnë ende idenë e re të bashkisë së Tiranës për projektin e Teatrit edhe pse vijon të shitet si dëgjim për kërkesat e artistëve.

Etiketa: Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

15:17 : 24/02/2026
AKTUALITET

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

13:45 : 11/02/2026
AKTUALITET

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

14:46 : 20/12/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
Para

Vendimi/ Facebook nuk do të lejojë reklama të rreme për koronavirusin

TË GJITHA

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom