Koronavirusi në Itali/ 12 viktima, shërohet pacienti i parë i evidentuar

PërditësuarViktima e 12 – Në Itali, ka humbur jetën një tjetër person që ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi. Viktima e 12 është një burrë 69 vjeç nga Lodi, me sëmundje të mëparshme të frymëmarrjes, i cili vdiq në Emilia Romagna. Lajmin e njoftoi kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

4 fëmijë të prekurPresidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në “zonën e kuqe nga koronavirusi”. Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera shtoi më vonë se 4 fëmijë rezultuan me koronavirus në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë. Të gjithë vijnë nga zona e Codogno-s.

Shërohet turistja kineze – Këshilltari Rajonal për Shëndetin në Lazio, Alessio D’Amato, ka njoftuar se shtetasja kineze i shtruar në Spallanzani në Romë që nga fundi i Janarit është shëruar. “Gruaja kineze ishte, së bashku me burrin e saj, rasti i parë në Itali dhe tani është negative ndaj Covid-19 – tha ai – Këtë mëngjes gjatë një vizite në spital pashë edhe burrin e saj i cili është në gjendje të shkëlqyeshme”.

***

Koronavirusi në Itali/ Rritet numri i të infektuarve. Mjekët: Pse kemi 11 viktima

Lombardia është rajoni italian më i prekur nga koronavirusi, për sa i përket të infektuarve dhe viktimave. Në orët e fundit, tre nga personat e infektuar vdiqën, sipas të dhënave të mbrojtjes civile, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në rajon në 9. Gruaja 76-vjeçare që ishte në kujdesin intensiv në Treviso gjithashtu humbi jetën. Viktimat në Itali janë 11 (9 në Lombardi dhe 2 në Veneto), kryesisht të moshuar dhe vuanin nga patologjitë e tjera. Numri i të infektuarve gjithashtu u rrit në 323, përfshirë tre persona të prekur nga virusi në Siçili. Rritja e 28 rasteve të reja të regjistruara në Lombardi sjell totalin në rajon në 240. 45 raste të tjera të infeksionit në Veneto, 26 në Emilia Romagna, dy në Toscana, tre në Lazio, tre në Piemonte, tre në Sicili, një në Alto Adige, dy në Liguria.

LEXO EDHE  Shuhet legjenda italiane e muzikës

Për Giovanni Rezza, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë), tha se “në Itali ekziston një popullatë e moshuar dhe kjo shpjegon shkallën e vdekshmërisë 2-3%. Të moshuarit janë më të brishtë, e shohim me influencën. Ne mund t’i mbrojmë ata me vaksinë, por duke qenë se s’ka ende vaksinë për koronavirusin, ka vdekshmëri. Mënyra e vetme për t’i mbrojtur është të kufizojmë shpërthimet ashtu siç po bëhet”.

Walter Ricciardi, anëtar italian i Organizatës Botërore të Shëndetit dhe këshilltar i ri i Ministrit të Shëndetësisë, apeloi që të mos  hiperbolizojmë alarmin.

“Ne duhet ta zvogëlojmë këtë alarm të madh, i cili nuk duhet të nënvlerësohet, por duhet të vihet në kushtet e duhura: nga 100 njerëz të sëmurë, 80 shërohen spontanisht, 15 kanë probleme serioze por të menaxhueshme, vetëm 5 përqind vdesin”, tha Ricciardi.

“Edhe maskat nuk përdoren për të mbrojtur njerëzit e shëndetshëm – shtoi ai – Ato përdoren për të mbrojtur njerëzit e sëmurë dhe punonjësit e shëndetit”.

Italia, qendër e shpërndarjes së koronavirusit të ri në Evropë

Disa shtete evropiane kanë konfirmuar rastet e para të prekura nga koronavirusi i ri, teksa shumica e tyre duket se janë të lidhura me përhapjen e virusit në Itali. Austria, Kroacia dhe Zvicra kanë thënë se pacientët e prekur me këtë sëmundje kanë vizituar së fundmi Italinë.

Rreth 28 mijë të shëruar

Bota “thjesht nuk është e gatshme” të përballet me përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Këto janë fjalët e shefit të misionit të OBSH-së në Kinë, Bruce Aylward, nga Gjeneva. Në llogaritjen e pak më shumë se 30 vendeve dhe rajoneve të prekura drejtpërdrejt, infeksioni tejkaloi 80,000 raste të konfirmuara, nga të cilat 77 658 vetëm në Kinë. Vdekjet, mbi 2.700, kryesisht i atribuohen Kinës (2.663), në veçanti Hubei (2.563), provinca epiqendër e epidemisë. Me mbi 9,000 pacientë ende në gjendje kritike, të dhënat e djeshme treguan 71 vdekje në Hubei, shifra më e ulë në dy javët e fundit. Në të gjithë botën, 27.878 njerëz janë shëruar.

/Boldnews/

Këshillat/ Ministria e Shëndetësisë publikon 10 rregullat për t’u ndjekur, me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi