• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA mbyll hetimin për Adnan Kosovën/ Pranohen provat e reja, rrëzohet denoncimi

13:00 : 26/02/2020
në AKTUALITET, VETTING
Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjatë seancës në KPA

Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjatë seancës në KPA

Dëshmia e pagesës së taksave me vonesë nga ana e prokurorit Kosova si dhe një raport i Prokurorisë së Përgjithshme mbi pyetjen nëse dy kushërinj të prokurorit janë apo jo subjekte të dyshuara të krimit të organizuar u pranuan si prova në seancën e së Mërkurës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit duke i dhënë fund hetimit gjyqësor.

KPA përfundoi hetimin gjyqësor për subjektin e rivlerësimit Prokurorin Adnan Kosova, i cili gjendet në apelin e vetingut pasi kapërceu pa shumë probleme procesin kontrollues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në dhjetor 2018. Vendimi pozitiv i KPK për Kosovën u apelua nga Komisioneri Publik me këshillën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili nuk ishte i bindur për shpjegimet e dhëna nga Kosova për burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 1998.

Por në apel, Kosova u përball edhe me një denoncim i cili aludon se dy kushërinj të prokurorit, të prezantuar në seancë si H.C. dhe V.C., janë persona të lidhur me krimin e organizuar.

Kryetari i seancës Gjyqësore Sokol Çomo njoftoi në seancën e të Mërkurës se Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur pyetjes së KPA nëse ndaj këtyre dy personave ka hetime për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Çomo prezantoi përgjigjen e Prokurorisë si një përmbledhje të raporteve të prokurorive të ndryshme të vendit, përfshirë SPAK, ku përgjigjet ishin në përgjithësi negative, me përjashtim të përgjigjes së Prokurorisë së Beratit, e cila, sipas Çomos, kishte dërguar më shumë informacion. Në total rezultoi se ndaj H.C. dhe V.C., nuk kishte hetime.

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Pyetur nëse kishte komente, prokurori Adnan Kosova u ankua për përgjigjen e prokurorisë së Beratit, duke kritikuar atë që ai e quajti një “prokurore të re” që flet për një “çështje që nuk e njeh”, ndërsa tha se çështja në fjalë ishte mbyllur në hetime me argumentin “fakti nuk ekziston”, pa shpjeguar se për çfarë çështjeje bëhej fjalë.

Kryetari i seancës i sugjeroi subjektit të kufizohej te çështja dhe të mos e shtynte analizën e tij jashtë temës.

KPA pranoi si provë edhe një dëshmi banke të dorëzuar nga Adnan Kosova, me të cilën ai vërteton se ka paguar në janar të këtij viti një detyrim mbi një të ardhur të shumë viteve më parë, për të cilin Kosova këmbënguli se gjithsesi në bazë të legjislacionit të kohës, nuk e kishte pasur detyrim ta paguante.

KPA përcaktoi seancën për prezantimin e konkluzioneve përfundimtare  më 3 Mars 2020 ora 11.30.

Trupi gjykues i KPA përbëhet nga Sokol Çomo, kryesues, Ina Rama relatore dhe  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë. Përfaqësuesi i IOM në këtë çështje është Theo Jackobs.

Kosova ka filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1987 si prokuror në Korçë dhe e prezanton veten si një fëmijë familjeje punëtorësh që bën një jetë modeste./Reporter.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

Video/ Sherr në familjen Kardashian! Kourtney e gjuan me shishe, Kim grushton të motrën

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet