• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse koronavirus u përhap kaq shpejt në Italinë e Veriut?

08:01 : 24/02/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

152 të infektuar dhe 3 të vdekur në Itali. Mbyllen shkollat dhe universitetet në veri të vendit.

Dje, në orët e mbrëmjes, qeveria miratoi një dekret për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Një dekret i dytë, me masa ekonomike për zonat e goditura, pritet në ditët e ardhshme.

Mbyllen të gjitha shkollat në Italinë e Veriut. Ndalohet hyrja dhe largimi nga zonat “vatër” të virusit, të cilat administrohen nga policia, nëse është e nevojshme edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin rregullat.

Vështirësia e mjekëve për të njohur simptomat atëherë kur virusi nuk qarkullonte në Itali dhe mungesa e mbrojtjes së punonjësve të sistemit shëndetësor. Komisioneri i emergjencës, Borrelli: “Nuk është faji i mjekëve”.

Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 152 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 90 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme. Të premten në mëngjes, Italia u zgjua me një ëndërr të keqe: u shënua viktima e parë nga koronavirusi – Adriano Trevisan, 78 vjeç, vdiq në spitalin Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh i shtruar.

Lexo edhe:

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

Sekuestrohet mbi 770 kilogramë kokainë në Itali, droga ishte fshehur në paleta me banane

Një rrufe në qiell të hapur, pak orë pas lajmit të rasteve të para të infeksioneve sekondare, domethënë kur personat infektohen nga të tjerë që vijnë nga vende të epidemisë në Kinë. Në 48 orë, Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Roli i spitaleve

Por përse dy rastet me koronavirus, ai në Veneto dhe ai në Lombardi, u përhapën kaq shpejt?

“Pati një mungesë njohurish të punonjësve të sistemit të shëndetësisë, të cilët nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit” – komentoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli.

Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

Në spitalin e Schiavonia, ku humbi jetën pacienti i parë, deri më tani nuk rezulton i prekur asnjë punonjës i spitalit, por ai do të zbrazet, pasi pacienti i ndier qëndroi aty për dhjetë ditë. Për të dy rastet e para që humbën jetën, nuk u dyshua për infektim nga koronavirusi. Pacientit të Schiavonia, iu bë testi pak orë para se të vdiste.

“Ka pasur situata në të cilat nuk kemi arritur të njohim menjëherë simptomat e virusit” – shtoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli, i cili theksoi se nuk ishte “faji” i mjekëve, por “vështirësia” për të identifikuar simptomat.

“Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”, shpjegoi Walter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Koronavirusi nuk qarkullonte

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina.

“Manifestimet klinike të personave të shtruar ishin ato të gripit: nuk u mendua për koronavirus, thjesht për faktin sepse në Itali nuk ishte raportuar më parë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive ‘Lazzaro Spallanzani’ në Romë” – shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues në Departamentin e Shkencave Biomjekësore për Shëndetin në Universitetin e Milanos.

As protokollet për mbrojtje të veçantë për mjekët që kujdesen për pacientë të sëmurë me grip nuk vihen në zbatim dhe kjo ka ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së virusit, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor nuk ishin të mbrojtur si duhet.

“Mjekët dhe infermierët janë më shumë të rrezikuar ndaj infektimit, sepse kanë një afërsi më të madhe me pacientin, pikërisht për këtë ata duhet të zbatojnë rregulla strikte” – thotë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco.

Italia (thuajse) si Kina

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor.

“Ndryshimi është që Kina nguroi pak deri sa t’ia komunikonte botës ekzistencën e një virusi të ri, ndërsa Italia i vuri në dispozicion të dhënat menjëherë” – saktëson mjeku Pregliasco. Për koronavirusin, është bërë një screening “i thelluar, pikërisht për këtë numri i të prekurve është shfaqur shpejt” – shkruan zv.ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sieri në një postim në Facebook.

Kërkuesi Fabrizio Pregliasco shton: “Nuk e përjashtoj faktin që edhe në vende të tjera të Europës të ketë po kaq raste sa në vendin tonë, edhe nëse nuk ka pasur raste serioze, mund të mos jenë kryer verifikime të sakta si te ne”. /Monitor/

Etiketa: ItaliKoronavirusiperhapje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

11:40 : 23/07/2026
BOTA

Sekuestrohet mbi 770 kilogramë kokainë në Itali, droga ishte fshehur në paleta me banane

15:45 : 21/07/2026
AKTUALITET

I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali pas 14 vitesh

18:49 : 20/07/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

10:28 : 20/07/2026
AKTUALITET

Mbi 50 mijë € drogë në banesë, kapet ‘mat’ shqiptari në Itali

19:07 : 17/07/2026
AKTUALITET

Shezlongët e vjedhur në Itali “pushojnë” në Rodon, pronarët mesazh Ramës: Kjo është Shqipëria turistike

18:54 : 17/07/2026
Para

Koronavirusi/ Shifra alarmante, 2.619 të vdekur dhe 79.356 të infektuar në të gjithë botën deri tani

TË GJITHA

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

19:38 : 23/07/2026

U shoqërua me forcë nga Policia, lirohet aktivisti: Takohemi në bulevard

19:34 : 23/07/2026

Protesta para Parlamentit, media italiane: Qytetarët akuza Ramës se po shet Shqipërinë, kërkohet dorëheqja e tij

19:20 : 23/07/2026

Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

19:16 : 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshimet

18:58 : 23/07/2026

Luka Modric rinovon kontratën me Milanin deri në vitin 2027

18:54 : 23/07/2026

Aksidenti me skaf në Vlorë, policia: 17-vjeçari u dëmtua në motorin e mjetit lundrues

18:45 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom