• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letra ekskluzive/ Akuzoi drejtorin e burgut të Drenovës për korrupsion, futet në “41 bis” Neim Behari

17:30 : 19/02/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Korçës ka konfirmuar kërkesën e Drejtorisë së Burgut të Drenovës për të vendosur në regjimin e veçantë “41 bis” të dënuarin Neim Behari, me argumentin se ka kërcënuar nga burgu gjyqtarë dhe drejtues të Burgjeve.

Përtej argumentave që ka paraqitur Drejtoria e Burgjeve dhe Prokuroria e Korçës në Gjykatë për të justifikuar aplikimin e regjimit “41 bis”, duket se kjo kërkesë është një hakmarrje e zyrtarëve të Burgut të Drenovës për një kallëzim që i dënuari Behari ka dorëzuar në Prokurorinë e Korçës.

Në atë kallëzim, të cilin “Boldnews.al” e disponon në mënyrë ekskluzive, i dënuari Neim Behari akuzon drejtuesin e burgut të Drenovës, Genci Fejzollari, për korrupsion me lejet e posaçme për të dënuarit, si edhe me plotësimin e dosjeve “shkëlqyer” për të burgosur të ndryshëm, të cilët synojnë lirinë e parakohshme.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Izolimi i Beharit
Behari, një ish-komando, i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti, kërcënoi disa muaj më parë publikisht gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo. Gjithashtu, pak javë më vonë, ai i dërgoi letër akuzuese drejtorit të komanduar të Burgut të Drenovës, si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Shumë muaj pas këtyre ngjarjeve, me kërkesë të drejtuesve të Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar vendosjen e Neim Beharit për 3 muaj në regjimin “41 bis”, një sistem izolimi për të dënuarit problematikë, i miratuar së fundmi nga Parlamenti.

Në bazë të ligjit “Për trajtimin e të burgosurve”, kërkesa për aplikimin e regjimit “41 bis” bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me indicjet e marra nga drejtuesit e burgjeve lokale. Kjo kërkesë i përcillet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku gjendet burgu, e cila më pas ia përcjell gjykatës kompetente.

Qëllimi i ligjvënësit ishte izolimi i të dënuarve, të cilët, megjithëse në burg, drejtojnë ose orientojnë grupe të krimit të organizuar. Por, ky regjim, me shumë mundësi, u jep hapësirë drejtuesve të burgjeve për të “disiplinuar” të dënuarit që nuk u binden.

Kallëzimi
“Boldnews.al” ka siguruar ekskluzivisht një letër të hartuar dhe nënshkruar nga Neim Behari, në të cilën ai akuzon drejtorin e burgut të Drenovës, Genc Fejzollari dhe disa zyrtarë të tjerë, për përfshirje në korrupsion.

Dokumenti i siguruar nga redaksia është një ankim që i dënuari Behari ka dorëzuar në Gjykatën e Korçës, në të cilin kundërshtonte vendimin e prokurorisë së qytetit për mosfillimin e procedimit penal për akuzat e cituara prej tij, në një kallëzim të Nëntorit 2019.

Në këtë “ankim” të datës 16 janar 2020, të hartuar me shkrim dore, i dënuari Neim Behari, shkruan ndër të tjera se “…Drejtori Genci Fejzollari merr 3500 euro për të siguruar transferimin e të burgosurve (nga Drenova, shën.red) në Peqin…”.

Po ashtu, sipas kallëzimit të Neim Beharit, “drejtori i burgut 500 euro dhomat…”. Në listën e të akuzuarve për korrupsion, i dënuari përfshin edhe juristen e burgut të Drenovës, të cilën e konsideron si bashkëpunëtore të drejtorit të IEVP.

Letra, e nënshkruar me emrin “Nikos Kostantinos (Neim Behari)” i është dërguar, ndër të tjera edhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, në të cilën e vendos në dijeni se prokuroria e Korçës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për akuzat e tij, duke “mbuluar korrupsionin në burgun e Drenovës”.

Pas kësaj përballjeje ligjore me drejtuesit e Burgut të Drenovës, për të dënuarin Neim Behari aplikohet regjimi i izolimit “41 bis”.

Etiketa: BurgletraNaim Behari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
Para
Pervin Gjikuria, ish-konsulli shqiptar në Janinë

Njeriu i skandalit të pasaportave bëhet kryetari i Partisë Socialiste

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com