Morena Taraku nuk u mjaftua, vjen në Shqipëri pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti (Foto+Video)

Morena Taraku ka qenë një ndihmë e madhe në këto ditë të vështira që kur tërmeti i 26 nëntorit tronditit Shqipërinë . Tërmeti la pas 51 viktima, mbi 900 të plagosur e mijra të tjerë të pastrehë e me dhimbje në shpirt.

Ajo ka ndihmuar shumë për së largu por nuk është mjaftuar me aq pasi ajo është nisur nga aeroporti i Stambollit drejt Shqipërisë.

Morena ka postuar në Instagram disa video ku shihet pranë fëmijëve që kanë humbur banesat e tyre dhe kanë nevojë të mbështeten si financiarisht ashtu edhe psikologjikisht.

Zemra e madhe dhe e mbushur me dashuri që Morena ka është vënë në pah në këto ditë të trishta që kanë pushtuar Shqipërinë me ndihmat e njëpasnjëshme që ajo ka dhënë.

 

 

View this post on Instagram

 

ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI … UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL ❤️🇦🇱

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

LEXO EDHE  Del audioja e frikshme/ Degradon sherri mes aktorëve, Depp këput gishtin