• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Probleme me gjumin pas tërmetit? Flasin psikologët: Si të largoni ankthin

10:43 : 03/12/2019
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Psikologia Entela Binjaku, këshillon se qytetarët që po përjetojnë keq situatën pas tërmetit të fortë, duhet të marrin ndihmë nëse vijojnë të jetojnë me ndjesi të çuditshme.

Binjaku nuk lë pa thekuar se të gjithë ata që ndihen të pasigurt nga natyra, duhet të kujtojnë se e gjithë kjo situatë e krijuar me 51 viktima, ka ardhur nga dora e njeriut, babëzia për të fituar sa më shumë, duke filluar nga ndërtuesit, autoritetet e shtetit e deri te shfrytëzuesit e kateve të para të pallateve që kanë bërë ndërhyrje në strukturë për zbukurimin e lokaleve apo dyqaneve të tyre.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë qytetarë janë duke përjetuar frikë dhe ditaditës po bashkëjetojnë me të. Ky është një reagim posttraumatik që te njerëz të ndryshëm përjetohet në mënyrë të ndryshme. Duhet të kuptojmë se çdo reagim është unik. Edhe vetë njerëzit më në nevojë, kanë nevoja të reja. Por, duke parë që ka shumë që shprehen se nuk flenë dot, kanë frikë të hyjnë në shtëpi, jetojnë me ndjesi të çuditshme etj., mendoj se për ta mund të ofrohet edhe një ndihmë e parë psikologjike, që jo domosdoshmërisht kërkon dikë që ka një diplomë në fushën e shërbimeve psiko-sociale.

Pra, çdokush që dëshiron të ofrojë një ndihmë, duhet të veprojë në maksimumin e mundësive dhe aftësive që ka. Kur kanë kaluar 7 ditë pas tërmetit, njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo situatë po shpjegohet nga shumë specialistë, ndaj dhe duhet të kenë më shumë besim tek ekspertët. Ata kanë folur edhe për shumë lëkundje gjatë këtyre ditëve që njerëzit nuk i kanë ndjerë fare, kanë folur e shpjeguar pse ndodhi kjo situatë e ku shkaku i vetëm nuk ishte tërmeti, por edhe babëzia e grykësia e njeriut, shteti që lejoi të ndërhyhej e ndërtohej aty ku nuk duhej etj., dhe këto janë arsye që lidhen me njeriun e jo me natyrën.

Sot, te ne ka kaq shumë mosbesim kudo, por ka edhe mjaft ekspertë që punojnë në drejtim të së mirës së shoqërisë, që janë të konfirmuar në komunitet për seriozitetin e angazhimit të tyre profesional”, shprehet psikologia. Entela Binjaku u bën apel banorëve që po përjetojnë stres, se në këto momente nuk duhet të tregohen egoistë, pasi shumë njerëz të tjerë kanë nevoja edhe më të mëdha, pasi shumë kanë humbur të afërmit apo banesat”, thotë spikologia.

Lexo edhe:

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

“Çdokush që përjeton frikë dhe ankthin e përsëritjes, duhet të kuptojë se ka qytetarë në nevoja më të mëdha se të tjerët. Në raste të këtilla nevojitet të ruhet qetësia, të mos hyhet në panik, të sigurohen të parat ato që sigurojnë mbijetesën e bashkë me të, të këshillohen me të tjerë, të flasin me të afërm e të njohur për shqetësimet e tyre, të ndajnë pasigurinë me të tjerët, por të përditësohen veten me këshillat që po ofrohen çdo ditë përmes kanaleve të komunikimit që kemi. Të përpiqen të rigjejnë rutinën, të kërkojnë afër vetës njerëz optimistë dhe që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, të dëgjojnë të tjerët pa i detyruar të flasin. Të ngushëllojnë dhe japin ndihmë që të qetësohen. Të kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë situatë. Ka udhërrëfyes që mbështeten mbi Standardet e njohura si Sphere (2011) dhe IASC (2007) ose të hartuara nga Inter-Agency Standing Committee. Në këto ditë të para është e udhës të jepet Ndihma e Parë Psikologjike (NPP), që mbështetet pikërisht mbi këto protokolle”, përfundon psikologia Binjaku.

PRINDËRIT

Psikologia Oriola Plaku u bën thirrje prindërve se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të menaxhojnë emocionet e tyre para fëmijëve. “Të mbajnë fëmijët larg emisioneve apo lajmeve që trajtojnë katastrofat natyrore siç është tërmeti. T’i mbajnë fëmijët larg zhurmave dhe t’i mbështesin në aspektin emocional, duke biseduar vazhdimisht për përjetimet dhe ndjesitë e tyre. Nëse një prind konstaton se fëmija po përjeton vështirësi në funksionimin e përditshëm dhe këto janë me intensitet të lartë, është e nevojshme që të drejtoheni të psikologu”, shprehet Plaku.

/PANORAMA/

Etiketa: psikologetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

14:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

22:34 : 12/05/2026
AKTUALITET

Krimet seksuale/ 70 raste të reja këtë vit, kryeson Tirana! Psikologët: Mund të jenë më shumë

20:13 : 12/05/2026
AKTUALITET

Saga e pafund e rindërtimit/ Familja Marku përjashtohet nga programi në Kurbin pas tre vitesh pritje

22:08 : 13/03/2026
AKTUALITET

Krijohet kompania shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet

16:54 : 02/02/2026
AKTUALITET

Zvarritet rindërtimi, 300 familje ende pa banesë 7 vite pas tërmetit në Kombinat

21:26 : 21/01/2026
Para

Lezhë/ Katër persona arrestohen në flagrancë, grabitën banesën e kosovares

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom