• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot në Ohër takohen Rama-Vuçic-Zaev, DW: Një BE në miniaturë?

09:02 : 10/11/2019
në AKTUALITET, RAJONI

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të vështirë të bashkëpunojnë ekonomikisht. Dogana, infrastruktura e keqe, tensionet politike mes fqinjëve e bllokojnë tregun. Kjo pritet të ndryshojë në takimin e Ohrit.

Mrekullitë kërkojnë kohën e tyre, kjo të vjen ndërmend, kur ndjek në media, se çfarë duan të bëjnë tre krerë shtetesh të Ballkanit këto ditë. Vetëm pak javë më parë, BE me veton franceze refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe pikërisht tani, kur shtohen paralajmërimet për tensione të reja në këtë rajon, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me shumë gjasa po ecin me hapa të shpejtë drejt një ujdie të mrekullueshme…

Për vite me radhë ishte Brukseli, që nxiste për bashkëpunim më të ngushtë vendet e Ballkanit. Por pikërisht tani, kur Brukseli zor se i josh më këto vende me shpresat e anëtarësimit, papritur funksionon. Sot në Ohër në Maqedoninë e Veriut, zhvillohet takimi i dytë rajonal brenda një muaji. Jo vetëm këto të tre vende duket se e durojnë mirë njëra-tjetrën. Ato ftojnë shprehimisht edhe tre shtetet e tjera të mbetura jashtë, të bashkohen, për habi, edhe Kosovën. Çfarë po ndodh?

Serbien Novi Sad | Aleksandar Vucic & Edi Rama & Zoran Zaev (Getty Images/AFP/O. Bunic)Takimi në Novi Sad, tetor 2019

100 % dogana për produktet

Kooperimi ose “Konektiviteti”, siç e quajnë ekspertët, është nevojë urgjente për Ballkanin. Maunet që kanë ngarkuar mallra nga një vend konkurrent qëndrojnë në kufi shpesh me ditë. Doganat dhe burokracitë i izolojnë tregjet shumë të vogla ballkanike nga fqinji. Të pakrahasueshme në botë janë doganat 100% që Kosova vendosi për Serbinë. Edhe për persona privatë udhëtimet në periudhën e verës janë të vështira. „Smena”- kjo është fjala frikësuese, ndërrimi i turnit në postblloqet kufitare, kur sërish asgjë nuk ecën përpara. Nga pikëpamja ekonomike kjo është fatale. Për investitorët vende të tilla me fuqi të vogël blerëse nuk janë aspak interesante, edhe si furnizues për tregje të huaja prapë ato nuk janë shumë konkurruese për shkak të procedurave torturuese.

Lexo edhe:

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

Në garën në drejtim të BE-së, vendet e Ballkanit jo rrallë kanë dashur ta shtyjnë nga pista fqinjin. Tani, të paktën kështu duket, ata, duke i ofruar krahun tjetrit, duan të ecin bashkë përpara. Ishte fillimi i tetorit, kur në Novi Sadin serb, presidenti serb Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev formuluan së bashku qëllimin që të fusin në Ballkan „katër liritë”, siç janë të vlefshme edhe në BE: Lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe personave. „Një mini-Shengen”, siç e quan Vuçiq, do duhet të mundësojë udhëtimet pa pasaportë, vetëm me kartë identiteti. Këtë të dielë (10.11) këto ide do duhet të konkretizohen. Realitet do duhet të bëhen në vitin 2021.

“BE në miniaturë- ballkanike”?

Por Ballkani nuk do të quhej Ballkan, nëse problemet nuk do të fshihesin në detaj. Të tre miqtë e rinj me kufijtë e tyre rrethojnë një vend gati komplet – Kosovën. Udhëtimet pa pengesa nga „Serbia në Shqipëri”, siç parashikon Vuçiq, do të çonin në shumë rrugë tërthore për sa kohë që një shtet tjetër Kosova nuk është i përfshirë. Megjithë njoftimin e  tre krerëve të shteteve për „mini BE”-në ballkanike, shumë nga problemet janë ose të kontestuara shumë në dialogun që kanë zhvilluar Prishtina dhe Beogradi, ose të shkruara vetëm në letër, por të pazbatuara në praktikë: njohja e dyanshme e diplomave për shembull. Se si do duhet ta arrijnë këtë gjashtë shtete, kur as dy prej tyre nuk ia dalin dot, kjo nuk dihet.

Edhe unioni doganor i planifikuar, në vështrim të afërt, ndodhet para problemeve të patejkalueshme. Që para se Kosova të vendoste doganat astronomike për produket serbe, ekzistonte frika, se Serbia me fuqinë e saj më të madhe ekonomike, do ta shtypte biznesin e sapongritur në Kosovë. Albin Kurti, që pret të jetë kryeministri i ri i Kosovës, fitoi shumë vota me kërkesën për një bojkotim total të produkteve serbe. Mali i Zi më i pasur, nga ana tjetër i trembet konkurrencës së lirë serbe.

Kosovo erhöht Einfuhrzölle - Grenze zu Serbien (Getty Images/C. Koall)Pika e kontrollit, Merdare

E paqartë po ashtu është se si do të pajtohet unioni doganor me marrëveshjet e tregtisë së lirë, që Serbia së fundmi ka lidhur me unionin doganor euroaziatik të Putinit. Do të zhhvillojnë vendet aziatike në të ardhmen tregti pa kufizime me Rusinë, Kirgizinë apo Armeninë? Si pajtohet kjo zonë e tregtisë së lirë euroaziatike me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me BE?

Problemi i pazgjidhur me emrin Kosovë

Bërthama e kësaj „BE-je ballkanike” është aksi i ri Tirana-Beograd. Me inskenimin e një „pajtimi historik në mes të serbëve dhe shqiptarëve” para tre vjetësh, si presidenti serb, Vuçiq, edhe kryeministri Rama i krijuan vetes avantazhe. Të dyja vendet kanë pak probleme me njëra-tjetrën, dhe nuk kanë nevojë shumë për pajtim. Afrohen „serbët” dhe „shqiptarët” me njëri-tjetrin, përfshihet edhe problemi i pazgjidhur i Kosovës: Me Tiranën miqësore mund të negociohej më lehtë se me Prishtinën bllokuese. Rama, që nga ana e tij e sheh veten si president të të gjithë shqiptarëve, e merr me dëshirë këtë rol. Interesat e Kosovës kështu injorohen. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të bënte mirë të ishte pjesë e këtij mini-Shengeni. Sepse pas shuplakës nga BE, ai ka nevojë për një sukses të dukshëm në vendin e tij. Nga ana tjetër, ai duhet të ketë kujdes që Tirana dhe Beogradi të mos bien në ujdi në kurriz të tij dhe të marrin përsipër edhe fuqi negociuese për pjesën shqiptare të vendit të tij.

Mrekullitë dihet që janë shumë të rralla, jo vetëm në Ballkan. E nëse ndodhin, shumë shpesh pas tyre ndodhet truku i ndonjë zhongleri. /DW.COM/

Etiketa: BENjë BE në miniaturë?RamaVuciczaev

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
BOTA

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
BOTA

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

21:14 : 06/10/2025
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

19:09 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
Para

Statistika/ Messi shënon het trikun numër 52, barazon rekordin e Ronaldos

TË GJITHA

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

22:01 : 07/10/2025

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com