• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Heroi i momentit

08:39 : 10/11/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Edi Oga

Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaftueshëm njerëz, mund të gjesh dhe të marrësh shërbimin e cilitdo profesionisti! Edhe nëse nuk e ke në rubrikën e telefonit, të mjaftojnë dy-tri telefonata dhe mund të gjesh deri edhe më të mirin e specialitetit të vet! Ka probleme që presin, por ka halle për të cilat profesionisti të duhet aty, në atë moment!

Një gjë është të të duhet një arredues shtëpie; me të mund ta lësh takimin të martën ose të shtunën, ose pas dy javësh, por kur të plasin ujrat, gjinekologu duhet të jetë gati dhe i përqëndruar në aq pak kohë sa të bën rruga deri për tek ai…!

E solla tek plasja e ujrave, sepse ekziston një situatë me një emër të tillë ku obstetër-gjinekologu nuk të bën punë; të duhet një tjetër lloj specialisti, i cili nuk e ka fatin të ketë një emërtim të latinishtes së vjetër për titull, por e thërrasin me emrin foljor të punës që kryen. Pa dashur t’ju nervozoj me zgjatje që vonojnë kënaqësinë ankthioze të fundimit të kureshtisë, (e shkrova me ndërgjegje këtë dhe ju betohem që ka kuptim, edhe nëse pas rileximit të dytë nuk bindeni) po i bie shkurt: mu bllokua haleja dhe filluan të dalin në rrugë jo natyrale, pra nga poshtë-lart, mukubete të patregueshme por të vetëkuptueshme!

Pa pritur të mbledh veten, kapa telefonin dhe kërkova dikë që mund të njihte dikë që mund të njihte ndonjë ZHBLLOKUES BANJOSH! Duke kërkuar ethshëm, kuptova se në telefon kisha ruajtur qindra numra personash që nuk i duhen as dreqit, që nuk i kisha telefonuar kurrë… ndala tek një mik, të cilin e telefonoj gjithnjë kur kam kësi hallesh banale.

Lexo edhe:

Nesho: Lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës rrezikojnë partneritetin me SHBA

Zbardhet raporti i PD për selitë diplomatike në Shqipëri: Po na refuzohen iniciativat ligjore

Është një multimilioner, por e ka pasion zgjidhjen e problemeve banale që kanë njerëzit. Herën e fundit më ndihmoi të gjej një tub gize me diametër 38 cm. Ai e di se ku e gjeti, por ma sollën aty ku më duhej. Nëse jeni kuriozë të dini për çfarë më hynte në punë një tub gize 38 cm, i përkisni kategorisë së personave që vuajnë nga kurioziteti i sëmurë por nuk e pranojnë…

Ju premtova që nuk do zgjatem dhe po e mbaj. Zhbllokuesi i banjove më erdhi në derë (hapur dera!) njëzet minuta pas telefonatës dhe dhjetë minuta përpara sesa tëkishtemarrëmutishalët! Kur e pashë tek dera, mu duk si një Mesi, si një Profet… ç’tju them… isha gati ta përqafoja dhe ti zgjasja një çek të bardhë, sepse nuk ishte hall dosido… ishte hall muti! Aty për aty më erdhi në kokë një krahasim, Shqipëria e momentit është shumë e ngjashme me banjon time të momentit dhe ai për të cilin paska nevojë ky vend, nuk qenka një LIDER i gjithëditur dhe karizmatik, por NJË ZHBLLOKUES BANJOSH, një hero i momentit!

Unë i përhumba disa sekonda me këtë mendim, kurse ai jo; ai befti në tualet për të vlerësuar gjendjen! I nguliti sytë diku dhe nuk foli për disa minuta. Ndërkohë të pëgëra të reja gëlonin dhe prezantoheshin me mua në tualetin tim.

Ai mendohej kurse mua më kaloi filmi i jetës përpara syve, nën aromën si të një salle kinemaje ushtarësh që lëshonin lirshëm gazrat e menusë së tyre fikse me fasule…

“Nuk bëhet, tha! Duhet të vijnë ata të kanalizimeve të hapin pusetën poshtë, po sot nuk ke njeri se është e Diel!” Kaq tha dhe iku aq shpejt, sa nuk pata kohë t’i bëj asnjë pyetje.

Mallkova veten që për një çast guxova të krahasoj situatën e tualetit tim me situatën e vendit tonë… në kuptimin që as zhbllokuesi i banjove nuk na bën dot derman, pa ardhur ata të kanalizimeve, pra ndërkombëtarët…!

Etiketa: edi ogaheroi i ditesnderkombetaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës rrezikojnë partneritetin me SHBA

21:26 : 21/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet raporti i PD për selitë diplomatike në Shqipëri: Po na refuzohen iniciativat ligjore

16:35 : 10/04/2026
AKTUALITET

Tango e pamundur me integrimin

13:32 : 13/03/2026
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025
AKTUALITET

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

10:41 : 05/06/2025
Para
948777728

"Mini-Shengeni Ballkanik", Rama, Vuçiç e Zaev diskutojnë detajet/ Thaçi: Ja pse Kosova nuk merr pjesë

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom