• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tango e pamundur me integrimin

13:32 : 13/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Nga Ilir Kalemaj

Shuplakat e djeshme nga ambasadat gjermane dhe hollandeze por edhe nga Bashkimi Evropian që reaguan fill pas vendimit për mbrojtje politike të Ballukut ishin kronika të një ngjarje të paralajmëruar ndonëse për ithtarët e unitetit të çeliktë parti-shtet u shpërfaq si një rrufe në qiell të hapur. Fillimisht ishte Berlini që paralajmëroi që raporti i shumëpritur IBAR nga qeveria shqiptare, nuk do të miratohej, duke bllokuar kësisoj nisjen e mbylljes së kapitujve të antarësimit të Shqipërisë në BE. Sikundër raportonte më parë Këshilli Gjerman me Marrëdhëniet me Jashtë, “Shqipëria do të vazhdojë të shihet poshtë pragut kritik derisa të marrë një Raport Vlerësimi të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) pozitiv nga Komisioni Evropian. Berlini po i trajton rastet e fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë më rreptë se shumë shtete të tjera anëtare të BE-së. Ai dëshiron që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen nga qeveria, por edhe të hetohen siç duhet nga prokurorët specialë.” Ndërkohë ambasada gjermane, por edhe ajo hollandeze në Tiranë reaguan ashpër ndaj vendimit të socialistëve për mbrojtjen politike dhe moslejimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Mesa duket as editoriali me firmë të dyfishtë Rama-Vuçiç që në njëfarë mënyre kërkonte pazar me Brukselin, nuk paska pirë ujë. Përmbledhtazi, dyshja pushtet-mbajtëse prej katër mandatesh kërkonin garanci të ruajtjes së status kuo-së politike dhe mosndërhyrje nga Brukseli pavarësisht problemeve të shumta me korrupsionin dhe kapjen e shtetit në këmbim të heqjes dorë nga të drejtat politike në momentin e pranimit, si përfaqësimi adekuat në institucionet e BE-së apo dhe akses i barabartë dhe proporcional në fondet komunitare. Kjo në këmbim të fasadës që u antarësuam në BE formalisht dhe për ta shndërruar sakaq në kapital elektoral brenda nahijeve respektive.

Në fakt qysh para disa vitesh u hodh teza franceze e Evropës së dy apo shumë shpejtësive e organizuar në formën e rathëve koncentrikë me vendet “qëndrore” dhe “periferike”. Kjo ide në fakt është më e hershme dhe ka qarkulluar qysh pas rënies së “perdes së hekurt” dhe shëmbjes së murit të Berlinit ku ish-Evropa Lindore paraqiste një realitet krejt të ri absorbues për vendet historike të BE-së apo vendet e tjera perëndimore që i’u bashkangjitën në vitet 1990të si Austria, Finlanda dhe Suedia. Por është ide e rimarrë kohë pas kohe për të reflektuar “lodhjen nga zgjerimi”, ngrirjen e procesit të antarësimeve të reja në atë që njihet si “kopshti i pasëm” i BE-së që janë vendet e Ballkanit Perëndimor apo vendet që njiheshin deri tani afër si vende të afërta (ang. near abroad) si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Këto të fundit tashmë duke i’u hapur një përspektivë më e qartë e rrugëtimit të mundshëm për në BE, fillimisht me liberalizimin e vizave dhe mandej me marrjen e statusit kandidat, si dhe më e rëndësishmja çeljen e negociatave qysh prej korrikut të 2024-ës. Ndonëse Ukraina është në luftë dhe të dyja këto shtete kanë probleme të forta me shtetndërtimin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndoënse sidomos në rastin e Ukrainës kanë popullsi dhe sipërfaqe që e tejkalon ndjeshëm atë të krejt vendeve të Ballkanit Perëndimor duke u kthyer në një sfidë demografike, ekonomike dhe financiare përpos dhe gjeopolitike për BE-në, ato janë së paku në një hap me vendet e Ballkanit Perëndimor që janë konsideruar prej dekadash si “oborri i pasëm” i BE-së.

Nga ana tjetër, vetë gjatëshja e Ballkanit Perëndimor ka gjithashtu shpejtësi të ndryshme integrimi. Nga njëra anë e medaljes është afërmendsh që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk mund të kenë të njëjtin stad integrimi me vende që kanë deklaruar neutralitet ose janë kundër antarësimit në strukturat euro-atlantike (BE & NATO)- sidomos e matur përmes sondazheve të popullatës si Serbia apo e kanë objektivisht të pamundur antarësimin në kohë të shkurtër si Bosnja-Herzegovina dhe Kosova. Por ky është realiteti teorik. Praktikisht Serbia është më e avancuar se Maqedonia e Veriut, por paradoksalisht edhe Shqipëria se ka përmbyllur 2 kapituj ndërsa vendi jonë ende asnjë, në rrugëtimin drejt antarësimit të plotë në BE.

Parë në këtë optikë, kemi një Ballkan të tre apo më shumë shpejtësive, ku shpejtësia nuk është domosdoshmërisht e diktuar nga një faktor i caktuar objektiv, qoftë ky gjeopolitik, kulturor apo ekonomik. Disa prej këtyre vendeve kanë ecur më shpejt me proceset integruese, disa kanë ngelur në vend dhe disa mund të kenë ngelur dhe mbrapa për arsye nga më të ndryshmet, shpeshherë të pavarura nga vullneti i tyre. Së pari kemi Malin e Zi dhe Serbinë si dy vendet më të suksesshme në rajon përsa i përket proceseve integruese. Të dyja këto vende kanë çelur kapitujt e negociatave me Malin e Zi që ka hapur 33 kapituj dhe ka përmbyllur vetëm 7 prej tyre. Ky proces ka marrë një hov të ri pas marrjes së Raportit Pozitiv të Vlerësimit të Përmbushjes së Piketave të Ndërmjetme (IBAR) në qershor 2024, gjë që lejoi vendin të kalonte nga faza e hapjes në atë të mbylljes së kapitujve. Ndërkohë Serbia që ka hapur 22 kapituj nga 35 dhe ka përmbyllur siç e përmenda më lart vetëm 2 syresh. Natyrisht Mali i Zi është akoma më i avancuar në këtë proces dhe jo vetëm për shkak të kapitujve të hapur, por edhe për shkak se nuk ka nyjën gordiane që në rastin e Serbisë është gjetja e një mënyre kapërcimi të ngërcit të njohjes reciproke me Republikën e Kosovës.

Më pas vijnë në radhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë të fundit që për më shumë se një dekadë ishte peng i negociatave për emrin me Greqinë dhe tashmë për ironi të fatit peng i një mosmarrëveshje të pakuptimtë historike me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria ka qenë përgjithësisht problematike për çështje si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, madje duke penguar dhe Maqedoninë e Veriut para disa vitesh për shkak të çiftimit të dy shteteve, gjë që bëri që vende si Hollanda dhe Franca të vetonin hapjen e negociatave me të dy vendet. Por ende probleme sistemike të tilla si korrupsioni, krimi i organizuar që bashkëveprojnë në fusha si pastrimi i parave por edhe çështje të subjektivitetit politik ku injorohet hapur kontrolli dhe balanca mes pushteteve si në rastin e çështjes Balluku, kthehen në pengesa të forta për integrim të shpejtë pavarësisht se mandati i katërt u sigurua edhe falë premtimit për integrim të sigurtë në BE në 2030-ën, që paradoksalisht tradhton një dëshirë në sirtar për mandat të pestë, pasi zgjedhjet e rregullta parlamentare janë në 2029-ën. Gjithnjë nëse nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme si rezultat i këputjes së litarit nga trashja e zullumit.

Etiketa: belinda ballukuDrejtesiintegrimi ne BEkorrupsionnderkombetaretspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom