• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet raporti i PD për selitë diplomatike në Shqipëri: Po na refuzohen iniciativat ligjore

16:35 : 10/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Është zbardhur raporti i plotë që kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar selive diplomatike në Shqipëri.

Raporti i detajuar përmban të dhëna për secilin mekanizëm kontrolli që i është refuzuar opozitës në këto 6 muaj të Legjislaturës së re të Kuvendit.

Në raport listohet se gjatë këtyre gjashtë muajve, shumica në Kuvend ka refuzuar një numër të konsiderueshëm të Komisioneve Hetimore, interpelancave, mocioneve me debat apo kërkesave për informacion.

Shqetësim për opozitën mbetet edhe përjashimi i saj nga cdo transparencë për procesin e integrimit europian, apo moszbatimi nga mazhoranca i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Shqipëria ndodhet në një moment kyç në procesin e integrimit europian, që duhet të shërbejë edhe si një mundësi për të forcuar demokratizimin e institucioneve shqiptare, përfshirë funksionimin demokratik të Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, kjo jo vetëm nuk po ndodh, por mazhoranca në Kuvend, me veprimet dhe mosveprimet e saj, po synon asgjësimin e rolit të opozitës në Parlament.

Lexo edhe:

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

Qartësisht ka një përpjekje për të bashkuar shtetin me partinë në pushtet dhe shumica parlamentare, dita-ditës, e trajton Parlamentin si një institucion njëpartiak, ku vendimet diktohen jo nga forca e arsyes, jo nga përgjegjësia kushtetuese dhe të drejtat ligjore, por nga forca e numrave të tyre në Kuvend. Shumica vazhdon t’u mohojë deputetëve të opozitës ushtrimin e të drejtave të tyre parlamentare, duke i penguar në përmbushjen e detyrave për të mbrojtur interesin publik. Deri më sot, kërkesat tona për “mocion debat”, “interpelancë me Kryeministrin apo ministrat”, “seanca dëgjimore” në komisionet parlamentare, apo ngritjen e “komisioneve hetimore”, janë refuzuar në shumicën dërrmuese të tyre .

Nga ana tjetër, propozimet ligjore të deputetëve të opozitës (përfshirë projektligje apo amendamente) refuzon pa asnjë arsyetim, thjesht për faktin se janë propozime të një deputeti të opozitës. Madje, në disa raste është vërejtur që pas refuzimit të iniciativës ligjore të deputetëve të opozitës, i njëjti propozim është bërë nga një deputet i mazhorancës apo Këshilli i Ministrave dhe ai miratohet nga Kuvendi. Ky është tregues i qartë se mazhoranca nuk është e interesuar për dialog politik konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu, me veprime të paprecedenta, në një numër të kosiderueshëm të seancave plenare, votimi i projektligjeve është kryer pa iu nënshtruar procesit të debatit parlamentar, duke i hedhur projektligjet në votim, pa u diskutuar më parë nga deputetët dhe pa garantuar transparencën për qytetarët tanë.

Z. Kryetar i Kuvendit,

Raporti për vitin 2025 për Shqipërinë i Komisionit Europian, thekson ndër të tjera se: “Parlamenti mundi t’i ushtrojë kompetencat e tij në një mënyrë pjesërisht efektive. Polarizimi politik, mungesa e dialogut të vërtetë politik dhe përplasjet midis shumicës qeverisëse dhe pjesëve të opozitës vazhduan të ndikojnë në veprimtarinë e Parlamentit, ndërsa proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara. Parlamenti gjithashtu pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar ndaj ekzekutivit, ndërkohë që politizimi i emërimeve parlamentare në pozita të larta në organet kushtetuese apo institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbeten një çështje serioze.”.

Ndërkohë, në një reagim publik të Delegacionit të Bashkimit Europian të datës 24 Mars 2026, ndër të tjera, nënvizohet se: “Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore.”.

Në përgjigje të këtij detyrimi në kuadër të procesit të integrimit europian, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe opozita në tërësi, që në nisje të Legjislaturës së XI, është e angazhuar në mënyrë kontruktive në Kuvendin e Shqipërisë, por dita-ditës mazhoranca po na pamundëson ushtrimin e përgjegjësive tona, duke synuar shndërrimin në fasadë të rolit të opozitës parlamentare.

Në çdo vend demokratik, një nga funksionet kyçe të Parlamentit — që zakonisht ushtrohet nga opozita — është roli i tij mbikëqyrës. Duke mbajtur në konsideratë edhe konstatimet e Raportit për vitin 2025 të Komisionit Europian, ku nënvizohet se “Parlamenti gjithashtu pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar ndaj ekzekutivit”, ne kemi bërë gjithcka për të përmbushur këtë përgjegjësi, duke përdorur disa nga mekanizat e kontrollit që lejon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Mirëpo, të drejtat tona janë mohuar në mënyrë konstante. E njëjta sjellje e përsëritur dëshmon se kemi të bëjmë me një strategji afatgjatë të shumicës socialiste për të kufizuar të drejtat e opozitës deri në asgjësimin e tyre të plotë“, thuhet në raport.

Etiketa: nderkombetaretPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

20:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po ndodh në PS? Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

18:22 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
Para

Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş