450 milionë euro për dy korsi shtesë/ Tiranë-Durrës me koncension, tarifa 2-5 euro…

Qeveria ka vendosur të nisë procedurën për dhënien me koncesion të ndërtimit të dy korsive shtesë në autostradën Tiranë-Durrës. Koncesioni është paralajmëruar disa muaj më parë nga ministra e Transportit, Belinda Balluku dhe pritet që ditët e ardhshme të nisin edhe procedurat.

Por ajo që bi në sy edhe në këtë koncesion të ri, është vlera mjaft e lartë që shqiptarët do të duhet të paguajnë për këto dy korsi.

Sipas planit, vlera e këtij projekti pritet që të kapë shifrën rekord të 450 milionë eurove ndërsa gjatësia e rrugës është vetëm 31 kilometra. Kjo do të thotë se kosto për 1 km rrugë është e barabartë me 14.5 milionë euro.

Dhe e gjitha kjo për dy korsi shtesë, ku toka nuk ka nevojë fare për shpronësim sepse është pasuri publike dhe nuk do të ketë asnjë shpenzim për të siguruar tokën. Po ashtu lehtësi të tjera janë se rruga është pothuajse gati, nga projekti ekzistues i kësaj autostrade.

Ministrja Balluku paralajmëroi në muajin Maj se në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë përpara se të bëhet autostrada me pagesë.

Përveç autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka në plan të japë me koncesion edhe disa akse të tjera, një pjesë e të cilave ende të papërfunduara, si Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Plani për taksimin e tyre ka nisur që në vitin 2016, nga BERZH dhe tarifa për të kaluar në këto rrugë parashikohet të variojë nga 1 deri në 2.6 euro.

Rruga e Arbrit pritet të ketë edhe tarifën më të lartë pas Rrugës së Kombit, kjo pasi në përcaktimin e vlerës që do të ketë taksa, do të merren në konsideratë edhe vështirësitë teknike si edhe gjatësia e tuneleve.

Aktualisht, me koncesion është dhënë Rruga e Kombit, në të cilën për çdo kalim aplikohet taksa 5 euro. Të favorizuar janë vetëm banorët e zonës, të cilët paguajnë një tarifë 1 mijë lekë.

Diskutimet

Më parë është raportuar se Qeveria po shqyrton procedurat për një ofertë të pakërkuar nga një grup indian i përfaqësuar nga dy kompani vendase, Albstar dhe Trema, lidhur me dhënien me koncension të superstradës Tiranë-Durrës.

Referuar ofertës, kompanitë parashikojnë zgjerimin e superstradës me fondet e tyre dhe në një fazë të mëvonshme ndërtimin e autostradës nga Kashari në Rrogozhinë.

Sipas saj që është raportuar, Ministria e Infrastrukturës, ka deklaruar se propozimi i pakërkuar është ende në fazë shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim nëse do të miratohet apo jo.
Por duket se pas rrugës së Kombit, aksi Tiranë-Durrës do të jetë rruga e dytë që qytetarët duhet të paguajnë një tarifë, që po diskutohet të jetë dy euro, për të kaluar.
Nëse kjo do të ndodhë, dhe referuar fluksit të qarkullimit në këtë superstradë, ku mendohet që në 10 apo 15 vitet e ardhshme, fluksi të arrijë në 100 mijë makina në ditë, atëherë duket se koncensionarit do t’i jepet një “minierë” për ta shfrytëzuar.

LEXO EDHE  Deklaratat e Dvoranit/ Reagimi nga Presidenca: Nuk presim asnjë reflektim publik nga një dhunues i Kushtetutës

Kjo pasi referuar të gjitha përllogaritjeve, dhe tarifës prej 2 euro për mjetet e vogla dhe deri në 5 euro për mjetet e tonazhit të rëndë, fitimi në 30 vite të llogaritet në 1.5 miliardë euro.
Paralajmërimet

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka planifikuar nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

“Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë.

Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar. Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur.

Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre”, ka deklaruar Balluku

Rama e paralajmëroi në 2018

Bërja e autostradës Tiranë-Durrës me pagesë u paralajmërua që vitin e kaluar fillimisht nga kryeministri Edi Rama, i cili një pasdite të qershorit të 2018 në qytetin e Durrësit për turin e tij të llogaridhënies së qeverisë, duke folur për projektet në infrastrukturën rrugore, ai tha se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, ndërsa rruga e vjetër nga Ndroqi do të jetë rrugë alternative pa pagesë.

Sipas Ramës, autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet për t’i shërbyer metropolit të përbashkët mes dy qyteteve dhe zhvillimit të turizmit. Ndërkohë që pak muaj më pas, edhe ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri pohoi gjatë një raportimi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në kuvend se autostrada Tiranë Durrës do të jetë me pagesë.

Gjiknuri shtoi se në kalimin në rrugët alternative nga Tirana në drejtim të Maminasit, Shijak dhe nga Ndroqi në drejtim të bregdetit do të jenë pa pagesë. “Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit do të duhen mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk i kemi.