• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me negociatat, Basha nga foltorja dhe Rama në Kryeministri

12:34 : 21/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Tre ditë më parë, Edi Rama dështoi të marrë një “Po” nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave.

Kryeministri zgjodhi rrugën që të fajësojë Europën, ndërsa Rilindja u turr kundër qëndrimit të shfaqur nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, që për herë të parë foli troç, pa doreza dhe duke mospranuar të gënjehet sërisht nga sukseset imagjinare të Rilindjes apo burokratëve në Bruksel.

Në fakt ato që tha Macron dhe që përfshihen edhe në dokumentin e Bundestagut gjerman, pavarësisht mënyrës sesi artikulohen, duhej të ishin artikuluar nga burokratët e Brukselit që monitoronin Shqipërinë, por që ndoshta për pozicionimet e tyre pro qeverisë, heshtën.
Dhe nëse për një moment pranohet fakti se Edi Rama ka plotësisht të drejtë të mbrohet dhe të drejtojë gishtin e akuzës në Paris, Kopenhagen apo Amesterdam, të shikojë vëngër Berlinin apo Vjenën, dhe me admirim Sofjen apo Romën, në anën tjetër kemi një opozitë që duket se është kapur e papërgatitur nga mënyra sesi Macron zgjodhi të thotë “JO” e Francës për negociatat.

Tre ditë pas hapjes së negociatave, kreu i PD-së, partisë më të madhe në opozitë, është shfaqur dy herë në konferenca për mediat. Ditën e premte, deklaroi se opozita ka si udhërrëfyes 9 kushtet e vendosura nga Berlini, ndërsa ripërsëriti shprehjen drejtuar Ramës: plotësoji ose hap krahun.

Lexo edhe:

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

Rama nuk ka ndërmend as të hapë krahun dhe as t’i plotësojë, pasi ai s’ka vullnetin që të çojë para drejtësisë ata që i dhanë Bashkinë e Dibrës përmes “djemve problematikë” dhe as atyre që i dhanë ca mandate më shumë deputetës në Durrës.

Në kushte të tilla, opozita nuk mund të vazhdojë lojën e “maces me miun”, kur njëri shfaqet në foltoren e Kryeministrisë dhe opozita i përgjigjet pak orë më pas nga foltorja e partisë.

Opozita në Maqedoninë e Veriut, pas dështimit të qeverisë Zaev, edhe pse nuk kishte asnjë kusht të parashtruar për hapje negociatash, deklaroi se sheshet dhe rrugët do të ishin shtëpia e saj. Zaev në anën tjetër pranoi të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndonëse mund të kishte të gjithë të drejtën e Zotit që të rezistonte shumë më tepër se Edi Rama, apo kishte 1001 arsye të thumbonte BE-së, Macronin, Merkelin dhe çdo lider tjetër të vendeve të BE-së.

Në Tiranë, kur prej më shumë se 3 javësh dihen 9 kushtet e Bundestagut, kur ka një krizë të thelluar politike dhe një Kryeministër që ka hapur negociatat në mënyrë imagjinare, opozita shfaqet apatike, e frikësuar dhe mjaftohet me foltoren.

Nëse nga shkurti i 2019 deri në qershor të po këtij viti, opozita thirri 10 protesta kombëtare me moton “Rama ik”, pas dështimit të 17-18 tetorit, ka të gjithë të drejtën që të thërrasë një protestë të vetme, ku të dihet vetëm ora e fillimit, ndërsa përfundimi i saj të jetë i lidhur me largimin e Kryeministrit.

Nuk ka nevojë për molotov, as për përplasje, as për fjalime.

Thjesht opozita reziston jo 1 apo dy orë, por edhe me ditë po të jetë e nevojshme, duke paralizuar jetën publike.

Denoncimi nuk mjafton. Denoncimin më të mirë e ka bërë Bundestagu me 9 kushte dhe Macron me fjalimin e tij. Basha duhet të marrë rolin që do të bënte një lider i opozitës, pa pasur kompleksin se disa brenda apo jashtë, mund t’a kritikojnë, mund t’i bien telefonit apo t’a paralajmërojnë se mund të ketë pasoja.

Pasojën më të madhe e vuajnë shqiptarët, që sot e kanë të qartë se kush është përgjegjësi, por që nesër mund të kërkojnë edhe bashkëpërgjegjësin.

Etiketa: Edi RamaLulzim Bashanegociatat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

13:35 : 04/09/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025
AKTUALITET

Revolucioni Kulturor Kinez dhe pavarësia e gjyqësorit

09:04 : 04/09/2025
BOTA

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Përplasje klanesh brenda PS”, Koka: Ja ministrat që fuqizohen në qeverinë ‘Rama 4’

21:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

19:30 : 03/09/2025
Para

Fermerët e Myzeqesë në protestë, kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria (VIDEO)

TË GJITHA

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:28 : 04/09/2025

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025

Aksident në aksin Klos-Burrel/ Përplasen dy makina dhe një motor, plagosen dy persona

14:52 : 04/09/2025

E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën

14:39 : 04/09/2025

Hetuesi i komunizmit Arben Rakipi rikthen shfaqjet e huaja: Të dënohet pirja e alkoolit në publik

14:24 : 04/09/2025

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

14:11 : 04/09/2025

EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër

13:48 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com