• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e shpëtoi Macron, mikun e tij Rama?

14:22 : 19/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Iku edhe 18 Tetori.
Ky i këtij viti, data kur parashikohej shqyrtimi dhe vendimi për hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Europian për vendin tonë, është pritur me një interesim të madh prej të gjithë shqiptarëve, kudo që janë.

Pas shumë vitesh emigrimi masiv të Shqiptarëve si të hershëm, edhe të viteve të fundit, pothuaj të gjithë në Europën e Bashkuar, ky grupim i shqiptarëve sot mbase përbëjnë një numër më të madh se ata që janë brenda kufijve të shteteve shqiptare.

E këta, mund t’i konsiderojmë mirëfilli tashmë qytetarë të vërtetë të Komunitetit Europian. Vendimi pozitiv pro hapjes së negociatave për ta do të vlente më shumë për t’u ndier krenarë, që do të jenë edhe zyrtarisht nëpërmjet vendit të tyre të lindjes, si pjesë e Europës së Bashkuar, se sa për ndonjë përfitim material, të cilin ata e kanë arritur kohë përpara.

Ata që do të ishin përfituesit e vërtetë të një vendimi pro hapjes së negociatave, në fakt janë vetëm qytetarët që vijojnë të jetojnë ende brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, vendin më të varfër të Europës, e të cilët nuk kanë ndër mend, apo nuk kanë mundësi, të ikin prej këtu.

Janë këta që vijojnë të besojnë te kjo Europë e Bashkuar dhe të shpresojnë se me hyrjen brenda këtij grupimi vendesh të zhvilluara, do të rrisin shanset për një hop të rëndësishëm, si në drejtim të rritjes së mirëqenies, edhe në atë të përmirësimit të kushteve të lirisë dhe demokracisë, ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë e të ndershme, por edhe në atë të zbatimit të ligjit e drejtësisë më gjerë.

Lexo edhe:

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Mediat, prej kohësh, duke filluar nga momenti i vendimit “Pro” të Bundestagut, pa kushte për Maqedoninë e Veriut dhe me plot nëntë kushte për Shqipërinë, (që e shndërronin në një jo-faktike), janë marrë gjerësisht me eventin e shumëpritur të mbledhjes së Këshillit të Europës së BE dhe e kanë trajtuar gjerësisht çështjen e votës së Këshillit për këtë proces.

Nuk ka pasur pothuaj asnjë dyshim prej të gjithave se, Shqipëria, nuk do të mund ta kalonte këtë provë. Emri i kundërshtuesit vendimtar, kësaj radhe ishte Franca e posaçërisht Presidenti Macron, miku i Kryeministrit tonë që i telefonon shpesh atij dhe bisedon e kënaqet duke shkëmbyer batuta në këto komunikime që, sipas liderit tonë, janë bajagi të gjata.

Palët, nëpër këto debate politike lokale, dallonin vetëm nga një gjë, se kë do të bënin fajtor për këtë sjellje të Europës, e veçanërisht Francën ndaj nesh.

Të panumërta kanë qenë arsyet që kemi dëgjuar, që nga problematikat e brendshme të BE-së dhe Francës, apo mosplotësimi i kushteve prej vendeve aplikuese e ku çuditërisht nuk kemi dëgjuar asnjë ankesë apo vërejtje ndaj Maqedonisë së Veriut.

Duke vijuar më tej me arsyen e qëndrimit agresiv të opozitës sonë, edhe më absurde kjo, kur kujton se ka nja tre-katër muaj që as nuk dihet se nga është zhdukur kjo opozitë.

Sigurisht edhe zërat kundër që fajësojnë qeverinë, që duket të jetë në fakt edhe më realiste, sa kohë që ajo është me Kushtetutë përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe ka obligimin parësor për plotësimin, apo jo, të kushteve të vendosura prej Europës dhe institucioneve europiane, por edhe prej shteteve të veçanta.

Ajo që kurrkush, e veçanërisht pala e qeverisë nuk e zë me gojë, është se si u kalua nga një votë miratimi pa kushte e Bundestagut për Maqedoninë e Veriut te një refuzim i pashpjeguar i Francës për këtë vend.

Nëse Jo-ja e Francës për Shqipërinë bën kuptim dhe nuk është larg, kur e krahason me Po-në me nëntë kushte të Bundestagut Gjerman, që e bënin atë një “Jo” të maskuar, ajo duket tërësisht absurde për vendimin “Jo” ndaj Maqedonisë së Veriut.

E këtu nuk ka pse të mos hamendësojmë një qokë që Macron i ka bërë mikut të tij, Edi Rama, për ta shpëtuar nga veçimi përkeqësues i Shqipërisë e posaçërisht, i Qeverisë së Rilindjes që do të ishte absolutisht rënduese në rast të një Po-je për Maqedoninë e Veriut, që do të përbënte një karshillëk të fortë.

Kjo do të ishte një armë jo e vogël në dorë të opozitës reale në vend dhe sigurisht, do ta lëkundte pozitën e Qeverisë Rilindëse brenda vendit.

Për të qenë seriozë nuk dyshojmë fare se kjo ka ardhur në falënderim të atleteve Adidas që KM ynë i ka dhuruar mikut të tij të Elizeut. Përkundrazi jemi absolutisht të sigurt se ky është një sinjal që i drejtohet dikujt e që duhet kuptuar si një qëndrim i Francës kundër të gjitha vendeve të tjera europiane dhe në përputhje me një vendim të marrë, mbase jashtë tavolinës së Europës së Bashkuar.

E vetmja gjë që na shkon ndër mend në këto kohë lidhet me problematikën rajonale dhe interesat e fuqive, që nuk janë pjesë e BE-së dhe që, me sa duket, me një aleat si Franca, janë në gjendje të influencojnë një vendim të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Kur vlerëson se qëndrimi i shprehur prej aleatëve tanë strategjikë, amerikanëve, është tërësisht në favor të hapjes së negociatave, duket sikur ky qëndrim influencohet nga jo-aleatët tanë, për ta thënë me delikatesë që, me sa duket, kanë gjetur tek Franca një mbështetës të tyrin për ta imponuar në tavolinën europiane.

Politika jonë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni as nuk e trajtoi këtë qëndrim absolutisht të çuditshëm, të cilin nuk mund ta pranojmë si të rastësishëm dhe nuk denjoi të na japë ndonjë arsyetim të besueshëm për ne qytetarët e interesuar.

E vetmja gjë që na mbetet të themi para kësaj situate, është se qëndrimi i Francës për të refuzuar hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke e trajtuar pra me të njëjtin vendim negativ sikurse Shqipërinë, ndonëse pa ndonjë arsyetim bindës nga Macron, e ndonëse në kundërshtim me gjithë europianët e tjerë, rezulton të jetë fatmirësisht shpëtues për KM tonë dhe Qeverinë Rilindëse, që nuk veçohet kësisoj nga nxënësi i dalluar Zaev dhe qeveria e tij.

Sa për palët e tjera të interesuara për një vendim të tillë për këtë pjesë të Ballkanit, ne mund t’i imagjinojmë, por nuk kemi asnjë informacion që na lejon të vëmë gisht.

Kështu si erdhën punët, për këtë qëndrim, Macron mbase e meriton një “mercy beaucoup” (shumë faleminderit) personale nga miku i tij Edi Rama, por ama kësaj here jo nga populli i shumëvuajtur, por ultraeuropian, shqiptar. /Monitor/

 

Etiketa: BEMcronRama

Lajme të lidhura

BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

“Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni”

TË GJITHA

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com