Debati/ Paloka: Braçe, kone e Ramës. Thërret në ndihmë 21 janarin për …

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, përmes një postimi në rrjet shkruan se Edi Rama, nga frika e pushtetit që po i ikën nga duart ka thirrur prapë në ndihmë 21 Janarin.

Reagimi i Palokës erdhi pas një postimi të nënkryeministrit Erjon Braçe, sipas të cilit “kush cënon një mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar ndërkombëtarisht të tij, për ministrin që pushkatoi katër burra të pafaj në mes të bulevardit, duhet ta harrojë se mund ti flasë për demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari në këtë vend!”.

Por nënkryetari i PD-së, ndërsa e quan Erjon Braçen një kone të Ramës, ngre disa pyetje: “Pse Edi Rama që me 19 janar 2011 bënte thirrje per “të kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e bëri drejtor te OSHEE, kryetar të PS në Mat dhe tani kandidat të PS-së për Bashkinë Mat”.

Ja reagimi i Edi Palokës

Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

LEXO EDHE  Përgjimi i 4-të i BILD/ Ajo tha për 30, po s’ka 30... Leje nëse nuk duan, le të shkojnë te PD

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

Postimi i Erion Braçes

Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!

Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?

A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?

Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille! Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij, per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike:

NUK VOTOHEN VRASESIT!

Ne cdo kohe!