Anëtarja e PS i ankohet Ramës për Veliajn/ Më hoqi nga puna, u zhgënjeva! Ka frikë nga …

Një punonjëse sociale, e cila që në moshën 16 vjeç, është angazhuar pranë Partisë Socialiste, duket se është zhgënjyer, madje i është drejtuar me një mesazh edhe Kryeministrit Edi Rama.

Ajo quhet Suela Cara dhe është larguar nga detyra, sipas saj, pa asnjë motivacion, por thjesht se ka kërkuar transparencë. Cara punonte në një qendër sociale në varësinë e Bashkisë së Tiranës, por edhe letra që i ka drejtuar Erjon Veliajt nuk ka zgjidhur problemin e saj, atë të largimit nga detyra.

Në mesazhin e saj, Suela Cara thotë se ka vërejtur parregullsi në dokumentet e shkarkimit nga puna, si dhe i është dashur të përballet me arrogancën e drejtuesve të institucionit ku punonte, Qendra Komunitare “Strehëza”.

“Doja t’ju bëja me dije se, jam e angazhuar ë familjes së madhe të Partisë Socialiste që 16 vjeç por nuk mendoj të jem me pro kësaj farse! Zhgënjim dhe vetë zhgënjim! Por sot do të listohem tek Socialistët e zhgënjyer!,”-shkruan ajo.

Mesazhi i Suela Carës:

Pershendetje Z.Kryeminster!

Une qe po ju shkruaj jam Suela Cara,

deri me sot Punonjese Sociale ne Qendren Komunitare “Streheza”.

Sot mu komunikua shkarkimi im nga puna, pa asnje arsye te vlefshme!

E nisa ate detyre me deshiren me te madhe per te dhene kontributin tim profesional dhe njerezor por, diku paskam gabuar. Mbase sepse ne ate institucion kerkova transparence.

Per me konkretisht:

– Kerkova te njihesha me Rregulloren e Brendshme te institucionit.

LEXO EDHE  Covid 19 dhe emigrantët e lënë jashtë/ Berisha: Krim kundër njerëzimit, familjarët t'i drejtohen OKB-së

– Vura re dhe reklamova mungesen e dokumentave ne institucion ( vula dhe protokolli mbaheshin ne shtepine e Drejtorshes Znj. Arlinda Bilali!

– Mungesa e Drejtoreshes ne institucion se bashku me mungesen e dokumentacionit krijonte boshlleqe dhe pamundesi pune.

– Konstatova dhe reklamova mungesen totale te transparences ne lidhje me buxhetin, ku nderkohe une isha pjese e njesive te prokurimit dhe duhet te firmosja.

Perpos gjithe ketyre mangesive ne aspektin e punes, duke qene cdo dite pjese e atij institucioni, vura re nje arrogance te pashoqe nga ana e Drejtoreshes dhe njerezisht i kerkova te sillej mire me perfituesit e qendres ,ti jepte ushqim dhe mos i nxirrte jashte se nuk duronte kerkesat e tyre.

Te kerkosh transparence pune dhe qytetari, qenka e papranueshme ne nje institucion social i cili, per vete emrin qe mban dhe detyrat qe ka duhet te jete shembulli i pergjegjesise dhe sjelljes model.

Une keto Z.Kryeminister nuk i pertypa dot!

Ky ka qene gabimi im i vetem!

Gjithcka me siper, ia kam bere me dije edhe Kryetarit te Bashkise Tirane (ne vartesi te se ciles eshte Qendra Sociale). Me keqardhje konstatova qe edhe z.Veliaj preferoi te mbante anen e jotransparences!

Doja tju beja me dije se, jam e angazhuar prane familjes se madhe te Partise Socialiste qe 16 vjeç por nuk mendoj te jem me pro kesaj farse !Zhgenjim dhe vetem zhgenjim!Por sot do te listohem tek Socialistet e zhgenjyer!

Me shume respekt

Suela Cara!

SHARE brenda mundesive!