• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza në Shqipëri/ Negociatori Soreca dhe presioni i pritshëm ndaj Ramës…

09:20 : 25/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, duket se ka intensifikuar kontaktet politike në vend, pasi 12 parti nënshkruan marrëveshjen me Partinë Demokratike, ku shprehen se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve farsë në Shqipëri.

Partitë e opozitës shprehen gjithashtu për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë terrenin për zgjedhjet e parakohshme.

Pak orë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Ambasadori i BE-së në Tiranë zhvilloi një takim me kreun demokrat Lulzim Basha, prej të cilit nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi atë që është diskutuar apo dakordësuar.

Ndërkohë nesër, Soreca do të takohet me drejtues të partive të tjera të opozitës.
“Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

Një takim të ngjashëm me drejtues apo përfaqësues të partive opozitare ka zhvilluar edhe Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Dhe nëse në lojë do të hynte edhe Ambasada e SHBA-së, e cila drejtohet nga e Ngarkuara me Punë, pasi nuk ka ende një Ambasador, atëherë do të kishim Trojkën që ishte vënë në lëvizje për gjetjen e një zgjidhjeje.

Por duket se në mungesë të diplomates amerikane, ai që siç duket po luan rolin e një negociatori është Luigi Soreca, diplomati italian që përfaqëson misionin e BE-së në Tiranë. Ndoshta Soreca me takimet e zhvilluara është deri më tani në një mision faktmbledhës, duke dëgjuar palët, dhe ndoshta më pas drejt Brukselit mund të niset një raport mbi atë se çfarë po ndodh me politikën e Tiranës.

Nuk dihet nëse diplomati i BE-së, pas takimeve me drejtues të partive opozitare, do të ketë takime me drejtues të mazhorancës socialiste, apo po përpiqet të gjejë një pikëtakimi mes palëve, referuar takimeve të mëparshme që ka pasur me Edi Ramën.

Deri tani nga pozicionet ku ndodhen duket e vështirë që mes opozitës që unifikuar dhe të drejtuar nga Lulzim Basha në njërën anë, dhe Rilindjes së drejtuar nga Edi Rama, të ketë pika takimi, të paktën për kushtin kryesor, atë të largimit të këtij të fundit nga posti kryeministror.

Por, takimet e Sorecas mund të interpretohen edhe si një lëvizje e fundit e BE-së, e ngjashme me atë të 2017, për të verifikuar vendosmërinë e partive opozitare në kërkesat e parashtruara, që duket se pas nënshkrimit të marrëveshjes një ditë më parë, nuk lënë vend për dyshime.

Ndryshe nga situata në 2017, kur kishte një presion në rritje vetëm ndaj opozitës, tashmë dy vite më pas, për shkak edhe të dështimit të asaj që ndodhi me marrëveshjen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës, qendra e presionit duket se do të lëvizë nga opozita drejt Kryeministrit.

Burime diplomatike konfirmojnë për një angazhim të politikës europiane, në një nivel të lartë, për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, pavarësisht sinjaleve të deritanishme që duket se kanë qenë presione ndaj opozitës për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ajo që pritet është një vizitë në Tiranë e një delegacioni miks europarlamentarësh, që duket se do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje.

Opozita pritet të nisë nesër aksionin e ri, atë të bllokimit të akseve kryesore rrugore, një formë kjo e mosbindjes civile dhe një përshkallëzim i situatës, do të bëjë të detyrueshme ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Tashmë topi për zgjidhjen e krizës është në fushën e Ramës, dorëheqja e të cilit i hap rrugën uljes në dialog mes palëve dhe shmang përplasjet e mëtejshme. Dhe nëse do të tentohet zgjidhja përpara përshkallëzimit, presioni këtë rradhë do të jetë mbi Ramën.

Etiketa: krizapolitikasoreca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025
BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
BOTA

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

11:51 : 03/09/2025
Para

Komisioni i reformës së vdekur...

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com