• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Në fshatin ku u strehuan grabitësit e Rinasit. Dyshimet se paratë u futën në…

15:48 : 22/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fshatin Dritas, aty ku grabitësit e 10 milionë eurove të Rinasit u strehuan për një natë, askush nga banorët s’ka parë gjë.

Asnjë të dyshuar, asnjë makinë të huaj e të dyshimtë, askënd të huaj që gjatë muajve të fundit të ketë frekuentuar lokalin e fshatit, aty ku ulen vetëm burra.

Banorët ngrenë supet dhe të kujtojnë se është sezoni i mbjelljeve dhe secili shikon punën e tij.

Por…

Për të shkuar në fshatin Dritas ka vetëm një rrugë hyrjeje që është gjithashtu e vetmja për të dalë. Sapo lë Kamzën një tabelë blu të paralajmëron se për të mbërritur në Dritas duhet të kthehesh në krahun e djathtë.

Lexo edhe:

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

Vodhën pajisje elektronike në selinë e PD në Cërrik, pranga dy personave

Megjithëse për të huajt njihet si Dritas, për vendasit njihet ende si Tapizë e Sipërme, një emër që ju hoq këtij fshati në 1982 duke e pagëzuar me emrin që mban tashmë prej vitesh. Në të dy krahët e rrugës bien në sy edhe vilat moderne, por edhe shtëpi tejet modeste, apo ende të papërfunduara. Përgjithësisht banorët e Dritasit jetojnë me prodhimet e tokave, megjithëse ka të tjerë që janë punësuar në fabrika këpucësh, apo edhe jetojnë mes Tiranës dhe fshatit, siç ka edhe ndonjë që ka qenë i dënuar në Greqi dhe që tashmë është rikthyer jetës në fshat.

Bajamja, e cila po prashit fasulet dhe që e ka shtëpinë ngjitur me rrugën tregon se e vetmja gjë që i ka rënë në sy është prania e shtuar e policisë kohët e fundit. Por, e moshuara shton se jo vetëm s’ka parë gjë, por nuk ka dëgjuar as shpërthimin e ndodhur duke zbardhur data dhjetë dhe që sipas policisë u telekomandua nga grabitësit për të fshirë gjurmët e makinës së krimit.

Për një të huaj që nuk është banor i zonës është tepër e vështirë të gjejë i vetëm tunelet, në njërin prej të cilëve grabitësit u strehuan gjatë natës dhe në mëngjes hodhën në erë furgonin dhe u larguan. Duhet të lësh qendrën e fshatit dhe t’i hysh një rrugë të pashtruar në të dyja anët e të cilës fshatarët merren me të mbjellat. Por, asnjëri prej tyre nuk ka parë lëvizje të çuditshme drejt kësaj rruge e cila ka si pikë fundore tunelet, por që përpara se të mbërrish tek ato në krahun e majtë rruga të çon gjithashtu edhe në fshatin Qinam.

Tunelet

Në rrëzë të malit janë pesë tunele të ushtrisë, të pesta të dala jashtë përdorimit. Banorët thonë se tunelet njihen si ish-rezervat e karburantit dhe të aviacionit dhe që janë ndërtuar gjatë diktaturës për të furnizuar forcat ajrore në kohë lufte. Ajo që ndodhi pas 1990 dhe veçanërisht në 1997 i ka kthyer këto tunele të larta në gërmadha. Por, prania e këtyre tuneleve nuk është një fakt i ditur për këdo.

Gjeografinë e tyre e dinë saktësisht vetëm banorët e fshatit Dritas dhe të fshatrave fqinjë si Nikël, apo Qinam. Përballë tuneleve në kodrat përballë gjenden tek-tuk shtëpi të ndërtuara së fundmi nga persona që kanë rinisur jetën gjatë lëvizjeve demografike nga zonat e veriut në fshatin Dritas.

Katër prej tuneleve kanë një pjesë të ngritur, gjë që e vështirëson hyrjen me makinë në to, sikurse vepruan grabitësit. Vetëm njëri është më i lehtë për të hyrë. Pasi hyn në tunel, afër fundit dallohen ende shenjat e makinës së djegur. Kanë mbetur aty tela dhe hiri.

“Ky gardh ishte i padëmtuar përpara se të hyje në tunele, por të nesërmen, kur po shkoja tek tokat pashë që jo”. Kështu tregon njëri nga banorët që ka pas tuneleve tokën dhe javët e fundit përditë ka shkuar për t’u marrë me ullinjtë. “Nuk kam parë e dëgjuar asgjë!”, këmbëngul 60-vjeçari, veçse në mëngjes, kur po kthehej tek toka dhe kishte parë polici të shumtë.

Përpara se të mbërrinte tek tunelet, pas të cilave ka pronën burri shpjegon se kishte gjetur në ferra shtatë thasë. “U habita tregon sepse për një fshatar thasët janë shumë të rëndësishëm, pasi mbledh pleh apo i mbush me bar të njomë. Si ka mundësi mendova t’i kenë hedhur poshtë, apo nuk i ka marrë askush?”.

Më tej i moshuari ka vazhduar rrugën deri kur ka parë policinë dhe një makinë të djegur jashtë tuneleve. “Nuk e di! – këmbëngul banori – por unë pashë një makinë jashtë ndoshta do të ketë qenë ajo që ishte djegur brenda në tunel dhe e kanë nxjerrë për ekspertizë”.

Ai tregon për Gazetën “Si” thasët të cilët lexojnë “Hime”, ose sheqer “Kristal” i bardhë. Në fakt nuk ka asnjë mundësi që këta 7 thasë të jenë përdorur në grabitje, megjithëse për banorin e çuditshmja është si ka mundësi që i ka hedhur një fshatar.

Një banor tjetër tregon se si policia kërkoi gjatë edhe me qen, madje e krehu zonën në kërkim të gjurmëve. Por si vendali “denbabaden”, siç e përshkruan veten burri, me shumë gjasë grabitësit nuk kanë dalë nga rruga kryesore prej nga hynë kur kryen grabitjen ne aeroport.

Sipas tij, si njohës i shtigjeve të Dritasit, grabitësit ose janë larguar në drejtim të Qinamit dhe më tej kanë dalë në fshatra të tjera, ose janë larguar në këmbë drejt Niklës, ku edhe mund të kenë patur njerëz që i prisnin.

Por të gjitha këto janë mendime të banorëve, ndonjëri prej të cilëve me të qeshur tregon se për disa orë kishte kontrolluar nëpër shkurre me shpresën se mos grabitësit nga frika se mos policia i kapte bashke me paratë i kishin fshehur në pyllin e fshatit.

Në fakt kjo tingëllon paradoksale, sikurse ishte edhe deklarata e ministrit të Brendshëm që pohoi në një media se kishte dyshime që grabitësit mund t’i kishin djegur lekët që grabitën në Aeroportin “Nënë Tereza”./Gazeta Si

Etiketa: banorëdritasGrabitje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

21:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

Vodhën pajisje elektronike në selinë e PD në Cërrik, pranga dy personave

19:19 : 02/05/2025
AKTUALITET

Protestë me arkivol/ Banorët e Hotolishtit paralajmërojnë Rama-Ballukun: Ose ne, ose ju

14:04 : 02/05/2025
AKTUALITET

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”-Dashamir Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti

22:10 : 01/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Grabitën me dhunë një banesë në Lezhë, arrestohen 3 hajdutët

10:02 : 30/04/2025
AKTUALITET

“E-albania është kthyer në kurth”/ Berisha: Banorëve po u kërkohet para pas aplikimit

14:00 : 25/04/2025
Para

Babai i 25 vjeçares: Nëse nuk arrestohet mjeku do bëjmë vetë drejtësi

TË GJITHA

Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive politike

16:17 : 11/05/2025

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

16:05 : 11/05/2025

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

15:51 : 11/05/2025

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com