Babai i 25 vjeçares: Nëse nuk arrestohet mjeku do bëjmë vetë drejtësi

Familjarët dhe prindërit e 25 vjeçares që humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj të parë, kanë deklaruar për mediat se kjo tragjedi ka ndodhur piëkrisht nga pakujdesia e mjekëve.

Të irrituar me stafin mjekësor ata shprehen se gjithë kjo ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve.

LEXO EDHE  Trafiku i drogës, pranga shqiptarit në Greqi, ja sa kokainë e kanabis u kap

E ndërkohë që familjarët pretendojnë që kardiologu ka ardhur 3 orë me vonesë në spitalin e Elbasanit, ata kërkojnë që të vendoset drejtësi duke u shprehur që nëse nuk prangoset mjeku i dyshuar si fajtorë atëherë do të bëjnë vetëgjyqësi.