• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lleshaj nuk ndalet në kërcënimet ndaj opozitës/ Do përballen me akuzën e cënimit të rendit kushtetues…

12:46 : 14/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar ndaj protestës së djeshme të opozitës, ndërsa e cilësoi atë të dhunshme.

Ai paralajmëroi drejtuesit e opozitës se do të përballen me akuzat për cënimin e rendit kushtetues, duke shtuar se dhuna e ushtruar dhe organizimi i protestave të tilla, po kthehen në një rrezik për rendin kushtetues.

Sipas tij, lëndët piroteknike të hedhura ndaj forcave të rendit janë legale, por ato u përdorën kundër një policie të pambrojtur ndaj tyre.

Lleshaj është larguar nga konferenca për mediat pa u përballur me pyetjet e gazetarëve, ndërsa duket shfaqja e tij në media kishte vetëm një qëllim: paralajmërimin dhe kërcënimin e organizatorëve të protestës.

Lleshaj tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar dhe ndaj nuk kanë shkuar pas atyre që kërkojnë dhunë.

Lexo edhe:

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

“Dhuna tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti në mënyrë të pabesë, duke krijuar incidente të rënda.

Organizatorët nuk kishin ndërmarrë asnjë masë, për të garantuar se protesta do të ishte paqësore. U pa qartë se nga organizatorët ishin marrë masa për të përdorur grupe sulmi kundër institucioneve. Nga organizatorët u përdorën thirrje të hapura anti-kushtetuese.

Protesta edhe njëherë kontribuoi për tërheqjen e vëmendjes së policisë nga lufta kundër grupeve kriminale te protestat e paligjshme.

Dhunuesit u braktisën nga qytetarët. Grupi i mirëorganizuar dhe i mirëpajisur ushtroi një dhunë joproporcionale ndaj forcave të policisë. Policia e Shtetit përballoi dhunën e egër duke dhënë një shembull dinjiteti.

Një pjesë e punonjësve të policisë së shtetit u lënduan dhe u plagosën, duke përfunduar edhe në spital.

Sot po tentohet të rrëzohen institucionet e shtetit nga të njëjtët që dje i rrëzuan ato nga brenda, por s’kanë asnjë shans ta bëjnë sot, duke përdorur dhunën.

Pas protestës janë marrë masa të shpejta për të ndaluar, shoqëruar apo arrestuar personat që kanë konsumuar veprat e ndryshme penale.

Organizatorët e protestës do të përballen me ligjin. Problemi është që protesta po zhvendoset nga një cënim i rendit publik në një cënim të rendit kushtetues, çka do të thotë se organizatorët mund të përballen me akuzën e cënimit të rendit kushtetues”, tha Lleshaj.

 

Etiketa: akuzalleshajopozitaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

09:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025
Para

Pshu**ja e kryeministrisë/” Si Veliaj u tall me Ramën”

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com