Një vajzë e mitur rezulton e zhdukur prej disa orësh në Vlorë. E mitura, 9 vjeç, mësohet se ka humbur në zonën e Skelës.
Familjarët e saj bëjnë apel për ndihmë që të gjendet dhe kanë shpërndarë një foto të vajzës, duke kërkuar që për çdo informacion të njoftohet në numrin 129.