• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDAL NË PROKURORINË E KRUJËS/ Gentian Doda rifitoi lirinë pas pushimit të çështjes së celularëve

16:52 : 06/01/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Disa dokumente të siguruara nga Boldnews.al rikthejnë edhe një herë në vemendje çështjen e Gentian Dodës, i dënuari për dy vrasje që arriti të rifitojë lirinë pasi bleu vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë. Por ky vendim nuk është i vetmi favorizim që i është bërë Dodës, pasi dokumentet zbulojnë se një rol të rëndësishëm për lirimin e tij ka patur edhe Prokuroria e Krujës. Në këtë prokurori është regjistruar një tjetër procedim penal ndaj Dodës, por kjo çështje është pushuar me qëllim lirimin e tij nga qelia, pasi Gjykata e Apelit kishte caktuar një masë tjetër sigurimi “arrest me burg”. Kjo masë është caktuar pas akuzës se ai dispononte d

y telefona celularë, të cilët janë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të hetimit të nisur ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri, tashmë i arrestuar për korrupsion. Po çfarë ka ndodhur në Prokurorinë e Krujës që ende nuk është bërë publike nga mediat? Në datën 7 qershor të vitit 2017, Gjykata e Apelit Tiranë me një trupë gjyqësore të përbërë nga gjyqtarët Agim Bendo, kryesues, Flutura Skënderi dhe Shkëlqim Miri anëtarë, konfirmojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për ndryshimin e akuzës ndaj të dënuarit Gentian Doda. Ky i fundit, i dënuar në mungesë për dy vrasje dhe i ekstraduar nga SHBA në vitin 2012, u dënua përfundimisht me 8 vjet heqje lirie. Por edhe pas këtij vendimi ai nuk rifitoi menjëherë lirinë, pasi nga dokumentet që Boldnews.al disponin, Doda ka qenë në qeli deri në nëntor të vitit 2017, kur dhe u arrestua gjyqtari Miri.

Hetimi për këtë çështje ka nisur shumë më herët, në muajin shkurt të vitit 2017, dhe gjatë kësaj kohe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndër të tjera ka përgjuar edhe dy telefonat celular që mbante në qeli i dënuari Doda. Menjëherë pas dhënies së vendimit që i ndryshonte atij akuzën, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë sekuestrimi i dy telefonave celularë të cilët u kapën në qelinë nr.10 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fushë Krujë. Nëpërmjet këtyre telefonave, Doda kishte komunikuar me familjarë të tij, të cilëve u kërkonte të siguronin 30 mijë euro të cilat do ja jepnin gjyqtarit Miri nëpërmjet një sekseri, kushëri i gjyqtarit. Pas sekuestrimit të telefonave me urdhër të Krimeve të Rënda, Prokuroria e Krujës regjistroi procedimin penal për akuzën e “Futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krujës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pra edhe pse kishte një vendim nga Gjykata e Apelit që ulte masën e dënimit për Dodën, ai nuk mund të lirohej pasi ndaj tij kishte një masë sigurimi për një vepër tjetër. Hetimet për çështjen e celularëve ju ngarkuan prokurores Mirela Kapo, e cila në nëtor të vitit të shkuar vendosi të pushojë çështjen e celularëve ndaj Gentian Dodës, ndërsa mësohet se për këtë vendim ka marrë edhe miratimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano (edhe pse ligji formalisht ju jep pavarësi prokurorëve). Nga dhënia e vendimit në qershor të vitit 2017, deri në pushimin e çështjes në nëntor të po këtij viti, Gentian Doda ka qenë në qeli. Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse kishte dyshime se vendimi që i uli atij masën e dënimit ishte i blerë, në pamundësi për të mbajtur në qeli Dodën, i dha “gati” një tjetër çështje Prokurorisë së Krujës.

I ndodhur në kushtet kur Apeli e favorizoi, por mund të penalizohej nga celularët, Doda ju drejtua Gjykatës së Krujës për zëvendësimin e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën lirimit të tij. Më datë 13 shtator, Gjykata e Krujës ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest me burg” në detyrim për paraqitje. Kundër këtij vendimi ka bërë apel prokuroria dhe më datë 9 nëntor 2017, Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për Dodën duke caktuar ndaj tij “arrest me burg”. Vendimi i blerë i Apelit dhe vendimi i Gjykatës së Krujës tashmë nuk po favorizoni më Dodën, i cili rrezikonte të mbetej në burg dhe të merrte një tjetër dënim për celularët që u gjetën në qeli.

Lexo edhe:

Investigimi për parkun fotovoltaik, Bardhi: Balluku po pasuron njerëzit pranë saj

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë prokuroria e Krujës e cila pasi ka pyetur Dodën dhe një të dënuar me shumë vite burg, shtetasin GJ.K, ka vendosur që konkludojë se celularët nuk i përkisnin Gentian Dodës, por të dënuarit me shumë vite burg. Për këtë arsye, prokurorja Mirala Kapo, e akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka favorizuar edhe Durim Bamin, ka vendosur të pushojë çështjen për Gentian Dodën dhe të dërgojë në gjyq shtetasin Gj.K, i cili kishte një dënim me shumë vite heqje lirie. Menjëherë pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Krujës është bërë lirimi i Gentian Dodës, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për korrupsion aktiv.

Pra i akuzuari për dy vrasje, i dënuar fillimisht me 25 vjet burg në mungesë, arriti të rifitojë lirinë jo nga vendimi i Gjykatës së Apelit, por falë Prokurorisë së Krujës e cila pushoi çështjen ndaj ti. Akuza e “Futjes ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikon dënim me burg, çka do kishte bërë të mundur mbajtjen në qeli të Gentian Dodës derisa të sqarohej plotësisht çështja e tij dhe korruptimi i Gjykatës së Apelit.

Shënim: Boldnews disponon të gjithë dokumentet e nevojshme për këtë çështje dhe mund t’i vërë në dispozicion të kujtdo që shfaq interes.

Etiketa: Aktualitetinvestigimkryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investigimi për parkun fotovoltaik, Bardhi: Balluku po pasuron njerëzit pranë saj

18:54 : 27/03/2025
AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit në Shqipëri

20:09 : 10/08/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Investigimi për Shqipërinë/ Paloka: Rama bllokoi transmetimin e RAI në platformat shqiptare

16:31 : 29/04/2024
Para

Rama shet Erion Veliajn: I faturon rritjen e taksave, edhe të atyre që ka vendosur vetë

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com