Arratisen dy të kërkuarit, Gjykata i kërkon llogari Haki Çakos: Pse nuk u …

Ditën e djeshme ishte planifikuar të zhvillohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për grupin e Treblovës, i akuzuar për kultivim narkotikësh. Bëhet fjalë për grupin e Taulant Haxhirajt, i cili u evidentua në tetor të vitit 2016, në një operacion ku u gjetën në total rreth 2.5 tonë kanabis.

Mirëpo, seanca u shty, pasi dy nga të akuzuarit nuk janë arrestuar ende nga Policia. Bëhet fjalë për Xhovalin Bacon dhe Reshat Radhimën, dy pjesëtarë të grupit, që janë ende në arrati dhe nuk janë arrestuar ende nga Policia.

I pari nuk ka nguruar as të japë një deklaratë noteriale për llogari të Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke dërguar edhe avokatin e tij në seancë. Ndërsa i dyti ka marrë arratinë në Itali, edhe pse avokati i tij ishte njoftuar për procesin.

Avokati i Bacos dorëzoi dje deklaratën noteriale të mbajtur më 22 nëntor të këtij viti të klientit të tij, i cili shprehej se kishte dijeni për procesin dhe se kërkon të mbrohet nga Erion Laze.

Por, nga ana tjetër, Policia e Vlorës ende nuk e ka arrestuar këtë person. Për rastin e dytë, atë të Reshat Radhimës, avokati mbrojtës pretendoi se nuk ishte njoftuar nga Policia për procesin ndaj tij.

Madje, sipas sistemit TIMS ai rezulton të jetë larguar në Itali në një kohë që duhet të ishte në pranga për trafik droge. Kjo situatë e pazakontë e ka detyruar gjyqtarin që të shtyjë seancën dhe të dërgojë një shkresë te drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, për të dhënë shpjegime se përse dy personat nuk janë arrestuar ende. Gjithashtu, në seancë u tha se Policia e Vlorës nuk kishte ushtruar kontrolle në banesat e dy të pandehurve.

LEXO EDHE  Aksidentohet çiklisti italian, transportohet me helikopter drejt Tiranës/ Emri

DOSJA

Hetimet për dosjen “Treblova” u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Antimafien e Leçes. Gjithashtu, ka dyshime se grupi i Treblovës ka bashkëpunuar me atë të Habilajve.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili bashkëpunonte ngushtë me ish-punonjësin e Policisë në kërkim, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej shpërndarjen e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se, të akuzuarit, në mënyrë të organizuar kanë kultivuar bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë. Droga dyshohet se transportohej drejt Italisë. Të përfshirë në këtë trafik droge dyshohet se janë shtetasit: Taulant Haxhiraj, Renato Avdyli, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Radhima, Xhovalin Baço, Marjus Barjami. Gjithashtu, për “moskallëzim” krimi janë nën akuzë Klajdis Imeri dhe Anis Pajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here