• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Dibra në Fier, ja zonat e nxehta të zgjedhjeve të së dielës

18:40 : 21/06/2017
në AKTUALITET, POLITIKE

Një konflikt mes dy grupesh të armatosura disa ditë më parë në Elbasan u mbajt larg medias. Burime të policisë u thanë reporterëve lokalë se përplasja ishte për motive politike. Grupet ishin mbështetës të dy partive që synojnë të marrin dy mandate në këtë zonë. Zyrtarisht policia nuk e konfirmoi këtë variant.

Në Elbasan, në vitin 2013 PS mori 6 mandate, PD 4 mandate, LSI 2, PDIU 1 dhe PR 1. Këtë vit beteja është si mes PS e PD ashtu edhe mes LSI e PDIU, me LSI që synon të ruajë votat e vitit 2013 dhe PDIU që pretenon një mandat tjetër. Ndërsa PR kandidon nën siglën e PD. Njësitë ku LSI e PDIU po përpiqen të rrisin influencën janë edhe zonat më të nxehta të këtij rajoni. LSI drejton bashkitë e Cërrikut dhe Prrenjasit, ndërsa PDIU të Peqinit.

Në Dibër policia arrestoi gjatë natës punonjësin e policisë kufitare të Durrësit, Demir Deda, 26 vjeç. Ai ishte përfshirë në një konflikt mes simpatizantëve të dy subjekteve politike në fshatin e quajtur Ushtelenxë. Në makinën e tij “Range Rover” u gjet një pistoletë që ai e mbante me leje. Në prokurori policia referoi materialet edhe për shtetasit: D.R, 36 vjeç, banues në Peshkopi, M.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë dhe K.S, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë. Burime jozyrtare thonë se simpatizantët i përkasin një partie të vogël dhe force të madhe politike.

Në zgjedhjet e vitit 2013 PS mori 2 mandate në Dibër, LSI 1 dhe PD 3. Këtë vit edhe PDIU pretendon të marrë 1 mandat, me vota që mund t’i vijnë nga të pakënaqurit e dy forcave të mëdha. Kjo prishje e pritshme balancash duket edhe burimi i konfliktit dhe e bën Dibrën një zonë të nxehtë në këto zgjedhje. Sot Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, kërkoi shkarkimin e Florian Lalës nga detyra, si punonjës i Gardës së Republikës. Ai është kapur duke bërë fushatë për kandidaten e PDIU -së.

Javën që shkoi, në Lezhë, u dhunua kryeplaku i fshatit Raboshtë, Gjovalin Gjini, i cili është përfaqësues i LSI. Kjo parti akuzoi qeverinë se ka angazhuar bandat kundër mbështetësve të saj. Në të njëjtën kohë u dhunua kryetarja e LRI dhe një mbështetëse tjetër e LSI në Fushë Arrës, Pukë. Akuzat ishin të njëjta nga partia e Metës. Në Shkodër një përfaqësues i LSI u kallëzua penalisht dhe u kërkua verifikim për dy kandidatët e kësaj partie. Në Lezhë, në zgjedhjet e 2013 –ës PD mori 2 mandate, LSI 1 dhe PD 4. Në krahasim me zgjedhjet e 2009, PS humbi një mandat, të cilin e fitoi LSI që ishte në koalicion.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në zgjedhjet e 2013 –ës, një militant i LSI u vra gjatë një përplasje para një qendre votimi, me militantë të PD. U raportuan edhe incidente të tjera që përfshinin një kandidat për deputet, i cili, pasi e fitoi mandatin me anë të disa manovrave, u detyrua ta dorëzojë atë. Edhe këtë dielë, Lezha pritet të ketë tensione në zona të caktuara. Të njëjtat grupe problematike të vitit 2013 mbeten active.

Në Shkodër PS mori 4 mandate në 2013, LSI 1 dhe PD 5. Të dielën LSI pretendon të ketë 2 mandate, PD synon rifitojë votat e humbura 4 vjet më parë dhe PS synon një mandat të pestë. Por hyrja e PSD në lojë me deputetin Tom Doshi, i bën më të vështira përllogaritjet.

Zona më e nxehtë e këtij rajoni konsiderohet Puka, ku në zgjedhjet lokale të vitit 2015 u përfol angazhimi i fortë i Arben dhe Mark Frrokut, njëri i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një oficeri të lartë të policisë dhe tjetri, ish –deputeti, për pastrim parash.

Në Zharrëz të Fierit, LSI denoncoi dhunimin e një simpatizanti të saj. Ilir Meta akuzoi PS –në, por Gramoz Ruçi që po udhëheq fushatën e socialistëve në Fier, e mohoi. Fieri pritet të rezervojë një garë të fortë, por edhe tensione, siç ka ndodhur në dy zgjedhje të mëparshme parlamentare. Në vitin 2009 tre qendra numërimi u bllokuan për thuajse 1 javë, ndërsa një kandidate për deputete e PD u dhunua përpara qendrës së numërimit. Në vitin 2013 PS mori 9 mandate, LSI 2 (1 më shumë se në 2009), PD 4 mandate dhe PDIU 1 mandat. PS ka vendosur Ruçin të 9-in në listë, si sfidë për të marrë më shumë mandate se 4 vjet më parë, por llogaritë u bënë pa PD –në në garë. Futja e PD –së në zgjedhje e bën situatën më të paparashikueshme, sikundër edhe dalja e LSI –së e vetme, e cila kërkon një mandat të tretë, pretendime këto që kanë rritur edhe tensionet mes saj dhe PS -së. /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rrëfimi i Shullazit/ Nga njohjet me politikanët e deri tek shtantazhet dhe zhvatjet me armë

TË GJITHA

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025

Ushtronin lojëra fati në një lokal në Korçë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër/ EMRAT

09:06 : 13/06/2025

Izraeli sulmon objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit, prang lufte në Lindjen e Mesme

08:56 : 13/06/2025

Kë po kërcënon? Veliaj: Nesti A., një mizë përballë meje! Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni

08:40 : 13/06/2025

Çdo gjë që të duhet për verën – Në një vend të vetëm

08:28 : 13/06/2025

Izraeli kryen sulme ajrore në Iran, shënjestron centralet bërthamore dhe komandantët ushtarakë

08:19 : 13/06/2025

“Përvëlohet” Shqipëria, termometri deri në 36°C, qytetet që do të “piqen”/ TABELA

08:17 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com