• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i Shullazit/ Nga njohjet me politikanët e deri tek shtantazhet dhe zhvatjet me armë

18:40 : 21/06/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani/ FOTO

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Nga takimet me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, te të “të falat” e dërguara për Emiljano Shullazin nga ish-zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi.

Nga bisedat me ish-kreun e Hipotekave, Ilirian Muho, te një plan për ryshfet 200 mijë euro te një gjyqtar në Apel. Nga kërcënimet me pistoletat në bark për “zhvatje” tek “ofertat” 7 milionë euro për t’u tërhequr nga kallëzimi.

Gjithë këto dhe rrethana të tjera u përmendën dje te Krimet e Rënda gjatë një seance gjyqësore të pazakontë të ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja. Për gati 5 orë me radhë, biznesmeni që kallëzoi për gjobëvënie Shullazin dhe 4 të bashkëpandehurit e tij, iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces. Ai rrëfeu si kishte kërkuar drejtësi te Shullazi për betejën gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” dhe më tej për “pikën e kthesës”, ku u kërcënua dhe gjobit prej tij.

Dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, u prit dje në sallën e gjyqit nga një vështrim shpues i të pandehurit Shullazi. Më tej ai u “bombardua” me pyetje nga i pandehuri, i cili hera-herës nuk kurseu ironinë ndaj dëshmitarit. Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë, dëshmia e tij u ndërpre, për të vijuar në seancën e 27 qershorit.

“E PE PISTOLETËN, Ç’NGJYRË KISHTE”

Avokati: A keni thënë ju se që nga momenti që u lidhe me Shullazin kanë pushuar kërcënimet ndaj jush?

Beqja: Nuk e mbaj mend ta kem thënë.

Emiljano Shullazi: Si filluan kërcënimet, që kërkoja lekë unë, sipas teje?

Beqja: Ka qenë kur do të regjistrohej prona. Më kërkove lekë kur shkuam te noterja. Më the “do të më japësh të gjithë lekët dhe 30 për qind të Vollgës”.

Shullazi: Çfarë tha noterja Aida Spahiu për lekët?

Beqja: Aida më tha “s’kanë kaluar akoma lekët në llogarinë tënde. Shullazi tha “për ç’lekë bëhet fjalë?”. Ajo i tha që “për 670 mijë euro”. Ky (Shullazi) më vuri dorën në qafë dhe tha hajde këtu. I ra qepenit dhe kur u hap qepeni, më çoi te një ngushticë e pallatit. Aty më vure pistoletën në bark.

Shullazi: Kush e hapi qepenin?

Beqja: Shokët e tu. Ishte Endrit Zela dhe 6 a 7 të tjerë.

Shullazi: The që të vura pistoletën në bark. E ndjeve pistoletën ti, apo e pe.

Beqja: E ndjeva dhe e pashë.

Shullazi: Çfarë ngjyre ishte?

Beqja: E errët ishte.

Shullazi: Me shul, apo pa shul?

Beqja: Nuk e di unë atë. Për mua ishte pistoletë.

Shullazi: Mirë pra dhe unë po të pyes: Ishte me mulli, apo me karikator?

Beqja: Nuk e di. Pistoletë ishte.

Shullazi: Kishte fishekë, apo nuk kishte?

Beqja: Unë nuk di t’i duken fishekët pistoletës.

Shullazi: Çfarë të thashë unë te “Partizani”?

Beqja: Më the kalo pronën, se unë e hedh më të mirin.

Shullazi: U trembe ti?

Beqja: Shumë.

Shullazi: Fole me njeri për atë natë ti?

Beqja: Jo.

Shullazi: Sa ishte kontrata?

Beqja: Ishte 20 për qind, baras me vlerën 1.4 milionë euro, ose 1700 metra katrorë pronë. Dhjetë për qind ishte për regjistrimin e pronës dhe 10 për qind për mbylljen e çështjes në gjykatë.

Shullazi: A e kemi takuar bashkë ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit?

Beqja: Nuk më kujtohet. Kemi takuar të përgjithshmin.

Shullazi: Kur të solli tek unë?

Beqja: Nuk më kujtohet./Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani/ FOTO

18:36 : 29/06/2026
RAJONI

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

18:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

“SPAK të hetojë zyrtarët e lartë”, Krasniqi: Rama përzgjedh vetë projektet arkitekturore, më pas bën ligjin

18:08 : 29/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026
BOTA

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
Para

Degjeneron edhe kënga labe, vargje kundër të gjitha partive dhe fitore për "Rilindjen"

TË GJITHA

Dreka e gabuar që ‘divorcoi’ Ilir Metën me avokatin Kujtim Cakrani/ FOTO

18:36 : 29/06/2026

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

18:30 : 29/06/2026

“SPAK të hetojë zyrtarët e lartë”, Krasniqi: Rama përzgjedh vetë projektet arkitekturore, më pas bën ligjin

18:08 : 29/06/2026

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet