• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Toptanët me konflikt me “Lalzi Villas” për 25 ha tokë, kompania braktis investimin dhe zhduket pa lënë adresë

11:03 : 02/02/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Si u shfry flluska e investimit të një prej komplekseve të pretenduar më luksozë të vilave në Gjirin e Lalzit. Aksioneri i “Lalzit Bay Group”  ishte një offshore nga Ishujt Virxhin, që në janar 2016 braktisi investimin për pamundësi financiare, duke krijuar konflikte me pronarët dhe duke lënë fatura të papaguara ndaj të tretëve….

Një konflikt mes disa pjesëtarëve të familjes Toptani dhe kompanive Lalzi Villas dhe Lalzi Partnership, që kanë pasur në plan ndërtimin e kompleksi vilash në Gjirin e Lalzit ka përfunduar në dyert e Gjykatës.

Rea Toptani dhe Hektor Bregasi kanë paditur kompanitë Lalzi Villas shpk dhe Lalzi Partnership, që të lirojnë dhe dorëzojnë pasurinë.  Ata kërkojnë lirimin dhe dorëzimin e një pasurie me sipërfaqe 100 mijë m2 (10 ha) dhe 150 mijë m2 (15), pra gjithsej 25 ha, të regjistruara në zonën kadastrale 1925,  në ZRPP Durrës, (volumi 6, faqe 138-139).

Nga objekti i gjyqit mësohet se krahas kërkesës për lirim dhe dorëzim pasurie, paditësit duan dhe shpërblimin për zgjidhjen e njëanshme të kontratave, që ishin lidhur që në qershor 2009 me shoqëritë Lalzi Partnership dhe Lalzi Villas si dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke hequr inskriptet hipotekore të vendosura në favor të Lalzi Villas mbi pasuritë e apditësit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Të dy shoqëritë rezulton se nuk kanë përmbushur detyrimin e tyre të përcaktuar sipas kontratave respektive, pasi nuk kanë paguar çmimin e plotë të shitblerjes së truallit sipas afateve të rëna dakord nga palët. Pagesa e fundit e bërë nga Lalzi Partnership i përket gushtit 2011.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ndërsa kompania Lalzi Villas kishte filluar ndërtimin e një kopleksi vilash në truallin brenda pasurisë 150 mijë m2 në Hamallë dhe fillimisht ka bërë një pagesë të pjesshme të çmimit të kontratës, por ka qenë gjithnjë me vonesë. Në 20 janar 2016, kjo palë u është drejtuar pronarëve të truallit, duke u njoftuar në mënyrë përfundimtare për zgjidhjen e marrëdhënies kontraktore në mënyrë të njëanshme, për shkaqe pamundësie financiare.

Ndërtimi i kompleksit të vilave nuk u realizua kurrë nga palët, të cilat nuk paguan gjithashtu as pronarët e tokës.

Gjykata ka vendosur që toka të lirohet dhe dorëzohet në favor të pronarëve.

Kompania duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërsa fletëthirja është dërguar që në tetor në adresë të kompanisë në Kullën Green Park Tower, fletëthirrja është kthyer me shënimin se kompania nuk u gjet në adresën e deklaruar, ndërkohë që nuk ka lënë adresë tjetër dhe as ka caktuar përfaqësues ligjorë.

Edhe një tjetër shoqëri, “Murati shpk”, ka paditur dy shoqëritë në fjalë për përmbushje të detyrimit kontraktor, por shoqëritë e Lalzit rezultojnë se kanë ndryshuar adresë.

Sipas ekstraktit në QKR, Lalzi Villas është krijuar në qershor 2009, kur rezulton të ketë lidhur edhe kontratën me pronarët e tokës në një nga zonat më të lakmuara, atë të Gjirit të Lalzit. Aksioneri i saj është Lalzit Bay Group, i cili i bleu aksionet në vitin 2013 nga CSS Property Partners, që ishte në pronësi të një britaniku. Lalzit Bay është një kompani offshore, e regjistruar në Ishujt Virxhin. Çmimi me të cilin Lalzit Bay bleu aksionet, sipas kontratës së depozituar në QKB ishte vetëm 100 lekë.

Për vite me rradhë kompania reklamoi ndërtimin e vilave luksoze në Gjirin e Lalzit, duke pasur si target kryesor të huajt. Në faqen e saj të internetit ajo vazhdon të reklamojë se po ndërton një nga komplekset më luksoze të vilave në bregdetin e Adriatikut, në një vend mahnitës, vetëm 20 minuta nga aeroporti ndërkombëtar (foto kryesore ilustron një nga vilat e projektit).

Në janar 2016, menjëherë sapo kompania njoftoi pronarët për zgjidhje të njëanshme të kontratës, kanë filluar dhe sekuestrot mbi pasurinë e debitorit. T & G Alba shpk ka kërkuar pagimin e faturës titull ekzeutiv.

Edhe Shoqëria Mane TCI ka paditur në mars 2016 të dy kompanitë (Lalzi Villas dhe Lalzi Partnership) për të përmbushur detyrimet kontraktuale përkatëse. Por, kompania nuk gjendet në adresën e deklaruar. Mane TCI ka kërkuar më pas në dhjetor zgjidhjen e marrëveshjes së nënshkruar në gusht 2012, si rrjedhojë e mospërmbushjes kontraktore të palës së paditur.

Kompania tjetër Lalzi Partnership është krijuar edhe ajo në qershor 2009 dhe si objekt kryesor kishte në veçanti blerjen e tokave/trojeve të ndodhura në Gjirin e Lalzit Durrës, të rregjistruara në Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Durres, me qellim investimi, ndertimi e zhvillimi i ndertesave rezidenciale, zonave tregtare, turistike (hotele e facilitete te tjera)mbi keto toka/troje. Ortakë janë NRG Europe (me 30%) dhe CSS CAPITAL MANAGERS (me 70%). Kompania ka deklaruar aktivitet minimal në bilancin e 2014-s. /Monitor/

dok1 Toptan

dok2 Toptan

dok3 toptan

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Akuzat për Reformën në Drejtësi, Llalla i përgjigjet ambasadorit Donald Lu

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişlunabetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş