• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Llalla i hap ‘luftë’ Donald Lu-së: Pretendimet e tua janë tipike Sorosiane. Këtu ‘Zot’ jemi ne

11:52 : 02/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur akuzave të ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu të bëra gjatë paradites së sotme. Me anë të një konference për median, prokuroria është shprehur se pretendimet e ambasadorit Donald Lu janë tipike sorosiane duke e akuzuar për presione e shantazhe.

Gjatë konferencës së mbajtur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, shefja e kabinetit të Llallës, Fjorida Ballauri u shpreh se “Donald Lu është mësuar të jetë “Zot” në ambientet e politikës, por këtu nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”.

Prokuroria e Përgjithshme i cilësoi këto sulme jo diplomatike dhe aspak të reja për prokurorinë e përgjithshme.

“Prokuroria e përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur nevojën për reformin në drejtësi me qëndrime zyrtare e publike, ka identifikuar problematike në draftet përkatëse për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore. Qëndrimet kanë gjetur mbështetje edhe në opinionin e Venecias që rrëzoi një pjesë të drafteve, të mbështetur edhe nga ambasadori Lu. Sa për procedurën e KED ftojnë ambasadorin Lu dhe ekspertet e tij të rilexojnë ligjin përkatës për kriteret. Është e rëndësishme që ambasadori Lu të lexojë variantin zyrtar të tij si në shqip dhe në anglisht Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se nëse ai është Zot në politikën shqiptare, këtë nuk e realizon në Prokurori. Lu mendon se ka në dorë fatin e prokurorisë duke shantazhuar për mbyllje hetimesh e heqje vizash, por ta ketë të qartë që prokurorët nuk kanë nevojë për viza. Presionet e tij janë sororiane që duan të manipulojnë opinionin publik.

Ky reagim i tij vjen pasi prokuroria e Përgjithshme njoftoi krerët e lartë të shtetit, Presidentin dhe Kryeministrin mbi presionet dhe shantazhet e Lu kundrejt institucionit”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

DEKLARATA E PLOTË

Prokuroria e Përgjithshme reagon ndaj deklaratave të Ambasadorit Amerikan në Tiranë
Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

Duke kërkuar mirëkuptimin Tuaj për kohën, dëshirojmë t’Ju prezantojmë letrën e plotë që u është dërguar autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare për veprimet jo-diplomatike të Ambasadorit Lu.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Lu i revokon vizën Llallës, letra e kryeprokurorit: Sulm për interesa personale. Ke lidhje me politikanë të inkriminuar

TË GJITHA

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

18:00 : 13/06/2026

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

17:31 : 13/06/2026

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

16:17 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetjojobetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet