• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes” trondit Ramën. Ja çfarë ndodhi në tubimin e 35-të

23:04 : 04/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO
Foto e gjeneruar me Chat GPT

Foto e gjeneruar me Chat GPT

Kryeministri Edi Rama festoi sot 62-vjetorin e lindjes në një ditë të pazakontë, ku protesta e 35-të radhazi u kthye në një demonstratë masive para Kryeministrisë, me pjesëmarrje qytetarësh nga Shqipëria dhe diaspora.

Tubimi nisi nga sheshi “Skënderbej”, ku mijëra protestues marshuan drejt godinës së qeverisë duke thirrur “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria e re” dhe “Diaspora është me ne”.

Në protestë u panë edhe flamuj amerikanë krahas atyre shqiptarë, ndërsa organizatorët e cilësuan pjesëmarrjen e emigrantëve si “mesazh solidariteti përtej kufijve”.

“Dhurata” simbolike për ditëlindje

Atmosfera e protestës u shoqërua me një seri simbolikash të forta, të cilat protestuesit i paraqitën si “dhurata për 62-vjetorin” e kryeministrit.

Një prej tyre solli një kostum burgu, sapun, miell dhe brisk, duke i shoqëruar me deklarata ironike për “urime me burg”.

Lexo edhe:

Simbolika në bulevard, protestuesit vendosin “140 krimba” kundër deputetëve

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Më pas, para Kryeministrisë u shfaq një tortë prej betoni dhe një tjetër e vërtetë me mbishkrimin “Rama TQR – Te Quiero Rama”, e shoqëruar me një qiri me numrin zero, që u fik pas thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”.

Simbolikat vijuan me një arkivol të vendosur në shesh me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, si dhe një statujë me syze të kuqe e etiketuar “Diktatori i fundit”, e cila u rrëzua dhe u shkelmua nga protestuesit, në një akt të krahasuar nga organizatorët me rrëzimin e simboleve të vitit 1991.

Fjalime, akuza dhe thirrje për gjykata

Në podium, disa prej organizatorëve dhe aktivistëve mbajtën fjalime të forta politike. Edvioll Kulluri akuzoi kryeministrin për shpifje dhe paralajmëroi padi, duke kërkuar gjithashtu lirimin e protestuesve të arrestuar.

“Rama në burg, Berisha në burg!”, u dëgjua në një prej fjalimeve, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan bashkim dhe vijim të protestave deri në dorëheqje.

Një tjetër protestues paralajmëroi për mundësi tensioni, duke u distancuar publikisht nga çdo akt dhune dhe duke theksuar se protesta duhet të mbetet paqësore.

“Ne si atdhetarë kërkojmë rrëzimin e qeverisë dhe sistemit 35-vjecar në paqe. Kemi informacione se njerëz nga rrethe janë nis të vijnë të veprojnë ndryshe.

Ne si këshill organizativ nuk pajtohemi me asnjë shenjë dhune. Kushdo që të vijë dhe të provojë një mënyrë ndryshe, ne jemi të distancuar prej veprave te dhunës”

Kënga e “ditëlindjes”

Një moment që mori vëmendje ishte performanca e një fëmije në podium, i cili këndoi një variant ironik të këngës së ditëlindjes, duke u kthyer në një nga episodet më të shpërndara në protestë.

“Shumë urime për ty,

asnjëri s’të do ty,

ti dukesh si kafshë,

shko mbrapa te Kopshti Zoologjik!”

Reagime familjare dhe çështja e të arrestuarve

Në protestë foli edhe bashkëshortja e një prej të arrestuarve, e cila kërkoi lirimin e protestuesve, duke pretenduar se ata po mbahen padrejtësisht dhe duke falënderuar publikisht qytetarët për mbështetjen.

“Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë.

Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët.”, deklaroi ajo.

Diaspora në marshim drejt Tiranës

Një kolonë automjetesh me emigrantë shqiptarë nga disa shtete të Europës mbërriti në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës.

Ata ndaluan fillimisht pranë paraburgimit në “Mine Peza”, ku mbahen disa prej të arrestuarve, për të shprehur solidaritet.

Ndërkohë, në disa pika kufitare, veçanërisht në Morinë, u raportuan radhë të gjata dhe kontrolle të shtuara, duke shkaktuar vonesa për qytetarët që hynin në Shqipëri.

Një ditëlindje mes protestash

Kryeministri Edi Rama, i lindur më 4 korrik 1964, e gjeti ditëlindjen e tij të 62-të nën një protestë të madhe që përkon me kërkesat për dorëheqjen e tij.

Protesta e sotme shënon të 35-n radhazi, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Etiketa: kryeministri edi ramamarshimprotesteqytetare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Simbolika në bulevard, protestuesit vendosin “140 krimba” kundër deputetëve

22:02 : 24/07/2026
AKTUALITET

Mbyllen fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

21:49 : 24/07/2026
AKTUALITET

Qytetari mesazh Lamallarit: Mobilizo policinë për të zbardhur vrasjet dhe për të arrestuar Ergys Agasin!

20:49 : 24/07/2026
AKTUALITET

Aktivistja – Ramës: Anulo ligjin e zonave të mbrojtura, investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve

20:38 : 24/07/2026
AKTUALITET

Ish-luftëtari i UÇK-së: Me Ramën të merret drejtësia, krimet e tij dalin edhe jashtë territorit shqiptar

20:30 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama e dhunoi dhe e talli, shqiptarët dhurojnë 150 mijë $ për nënë Filen dhe djalin e saj

20:14 : 24/07/2026
Para

Dashuria, surprizat dhe financat, horoskopi ditor për nesër, 5 Korrik 2026

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş