Bledi Mane, ky krimb i pabesë i shoqërisë shqiptare! Ja një histori me të…

Për herë të parë e kam takuar Bledi Manen në 2006, në një qendër interneti pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ishte i parruajtur, me flokë pak të gjata, i palarë dhe me disa rroba të vjetëruara. Në fakt hyra në bisedë me të pasi më kërkoi disa lekë të vogla. Kishte qëndruar më tepër se 4 orë në këtë qendër interneti dhe kishte mbetur borxh tek pronari i këtij biznesi të vogël.

I dhashë rreth 80-90 lekë, aq sa i duheshin për të paguar shumën totale të kohës që kishte qëndruar në internet dhe ku nuk kishte bërë gjë tjetër veçse rrinte në Mirc Chat (një varint i facebook-ut të sotëm, asokohe ishte në modë). Pasi pagoi interneti, më ftoi për një kafe edhe pse nuk kishte asnjë qindarkë në xhep. Në përpjekje për të më bindur se ishte “intelektual”, më tregoi direkt që kishte punuar në presidencë.

Pranova! Dolëm nga qendra e internetit dhe u ulëm tek qendra e internetit përballë. Në fillim, Bledi nisi të më tregonte se kishte patur një raport miqësor me presidentin e asaj kohe, z. Alfred Moisiu. Më tha se kishin punuar bashkë në një shoqatë, përpara se Moisiu të bëhej president. E kishte ndihmuar si përkthyes në gjuhën angleze.

Për këtë Moisiu e kishte marrë edhe në presidencë (rreth viteve 2003-2005) duke e vendosur në një zyrë ngjitur me të tijën. Deri këtu, biseda me Bledi Manen dukej në rregull. Por më pas, tek ai pashë diçka intriguese dhe të pabesë. Mane filloi të më rrëfente se kishte zbuluar se presidenti Moisiu kishte një lidhje me një grua të ve. Nuk kishte ndonjë gjë anormale, pasi edhe presidenti jetonte i vetëm pasi prej vitesh i kishte vdekur bashkëshortja. Por, Mane po tentonte të shantazhonte kreun e shtetit për këtë veprim të tij jopublik.

U shokova! Si ka mundësi që një njeri të cilin e kishte marrë nga rruga, e kishte punësuar në presidencë, në fund e thyen në besë. Më tha që i kishte shkuar në zyrë presidentit Moisu dhe i kishte thënë që e di kush është e dashura jote. Madje kishte shkuar edhe më tej duke thënë se Moisiu kishte punësuar edhe fëmijët e kësaj gruaje.

Bledi Mane po më tregonte se pas tij fshihej një tjetër karakter, ai i njeriut xheloz, egoist, i pabesë dhe mbi të gjitha i neveritshëm. E dëgjova edhe pak minuta teksa shante me lloj lloj fjalësh presidentin Moisu. Ky i fundit e kishte shkarkuar këtë mosmirënjohës nga presidenca, pasi Mane e kërcënonte se do të publikonte lidhjen e tij të dashurisë.

LEXO EDHE  Akuza e fortë/ “Kryebashkiaku i Ramës i përfshirë në vrasje”

Më tej, Bledi po më tregonte sesi e kishin rrahur për vdekje njëherë disa punonjës policie dhe që sipas tij kishte ndodhur për shkak se dinte lidhjen e jashtëligjshme të Moisiut. Ai rrëfente se i kishin thyer pothuajse të gjithë dhëmbët, ndërsa në komunikim dallohej që goja i kishte ikur shtrembër.

Në fakt, ky mosmirënjohës i pashkollë (pasi kishte ngelur për disa vite në gazetari) meritonte edhe më tepër se kaq. Ai kishte shkelur mbi parimet, kishte pështyrë aty ku hante bukë, kishte tradhëtuar miqtë dhe për më tepër ishte shpërfytyruar nga sjellja e tij anormale. Nuk durova dhe u ngrita nga tavolina, pasi e kuptova se po flisja me një të çmendur…

Sot, Bledi Mane është i njëjti dhe vijon të shantazhojë njerëzit. Ai përdor familjarët, fëmijët dhe gratë për të goditur zyrtarët. Është e njëjta sjellje e ulët që bëri para 10-12 vjetësh me presidentin Moisiu, i njëjti monstër i cili deri para pak kohësh akuzohej si një trafikant i qënieve njerëzore…

Ai është vënë në shërbim të “Rilindjes” prej disa vitesh, e mban vetën për gazetar por në fakt është vetëm një ish trafikant që shitet për dy lekë tek qeveria e Ramës.

Ish trafikanti shkruajti një status sot në facebook ku fliste për gazetarët që ishin ftuar nga prokuroria për një udhëtim në Korçë. Madje mashtronte duke thënë se kishte marrë ftesë ai dhe Artan Hoxha por e kishte refuzuar. Në fakt asnjëri prej tyre nuk është ftuar në këtë udhëtim.

Por ky shërbëtor i qeverisë nuk foli asnjë fjalë për drekën që gruaja e Erion Veliajt, Ajola Xoxe organizoi me gazetaret. Madje, nuk reagoi as për darkën gala të shtruar nga gruaja e kryeministrit Rama, Linda Rama me të njëjtat gazetare që ishin të pransihme tek dreka e Ajolës.

Sigurisht, një njeri i tillë është i pabesueshëm pasi nuk ka as parime dhe as kod moral. Rroftë “Rilindja” për të, pasi në të kundërt do të vazhdonte të zvarritej si para 10 vitesh tek qendra e internetit…

* Nga elektriçisti i redaksisë