Lali Eri dhe Karo Bolino, xhelatët e fjalës së lirë

Në vend të një replike

Nga Jetmir Olldashi

Ju kërkoj ndjesë për titullin e përdorur jo në stilin dhe edukatën time të të shkruarit kjo gjë, por sidoqoftë fushata e shpifjeve të nisura ditët e fundit nga plehrat e mësipërme dhe krimbat që vegjetojnë në këto kazanë më detyroi ta prish pak fjalorin.

Tek e fundit nuk është se e kam tepruar, ata meritojnë shumë më tepër se kaq. Ata meritojnë tua përmendësh deri brezin e tretë çdo të gjallë dhe të vdekur që kanë duke ua thënë atë punën, që këta duan si burra dhe gra. Kuptohet është ves dhe vesit nuk ke se çfarë i bën.

Dua të sqaroj për ata që nuk më njohin disa të pavërteta që dalin nga goja e ndyrë e Erion Veliajt dhe plehut të tij Karo Bolino, sepse shpifjet që ata kanë nxjerrë së fundmi në port-gojë haletë e tyre nuk ka asnjë të vërtetë.

Një media qeveritare e sponsorizuar nga Karo-Eri si lexo.al që ka zëvendësuar famëkeqen transparenca.al me punonjës që paguhen nga dyshja Veliaj-Karlo (në shkrimet e ardhshme do të nxjerrim me fakte dhe provat emrat e personave që paguhen për k%to shpifje), ka nisur një sulm ndaj meje si i paguar nga opozita.

Për të argumentuar sulmin e tyre të pisët, përdorin një foto që është bërë në një ambient publik, më 28 maj 2013, në finalen e Ligës së Kampionëve organizuar në Tiranë mes Bajernit të Munihut dhe Borusia Dortmundit. Nga organizatorët ishte ftuar edhe kryeministri i vendit, të cilin e kam takuar si çdo sportdashës tjetër që ishte ulur në rreshtin e parë atë aktivitet të zhvilluar tek lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”.

Së pari, jam 35 vjeç dhe nuk e njoh personalisht Shkëlzen Berishën dhe nuk e kam takuar kurrë në jetën time (dhe jo më të marr financime siç pretendojnë gojëhalet Bolinos dhe Lali Eri). Sikundër nuk e njoh dhe nuk kam takuar kurrë Greg Ramën. Sidoqoftë edhe nëse do t’i njihja këta dy individë, ose njërin prej tyre, kjo nuk përbën krim në një shoqëri, që edhe pse përpëlitet censurohet dhe grabitet nga Karo Bolino dhe Lali Eri, sërish është më e lirë se në vitin 1990. Megjithatë gojëhalet e Bolinos dhe të çunit të Shqipes thonë një të pavërtetë të madhe duke pretenduar se unë marr fonde dhe sponsorizohem nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Së dyti, unë nuk kam punuar kurrë në Ujësjellësin e Tiranës kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Lulzim Basha. Prej muajit maj 2010 dhe deri në muajin prill 2015, unë kam punuar pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, deri kur aty u shfaq Gentian Sala, një kapter i Top Medias dhe lyrash nga natyra, i cili largimin tim e bëri për të rregulluar dikë tjetër, një person të veçantë dhe jo për motive politike. Është punë qejfi pushteti zotërinj. (Por për këtë çështje së shpejti do ju sjell fakte dhe prova në një shkrim tjetër).

Ndërkohë për kujtesë të të paaftëve që mban në punë Karo Bolino po i kujtoj se Basha ka qenë kryebashkiak në vitet 2011-2015.

Së treti dua ti them, Lalit dhe Karos se shkrimet kundër tyre në agjencinë Boldnews i bëjnë gazetarë që paguhen nga ata (sigurisht rrogat i marrin me vonesë nga lëtyrat).

Boldnews është ngritur mbi parime profesionale dhe gazetarët sjellin edhe video edhe audio mbi skizofrenin e Karos se çfarë ndodh në redaksinë e tij dhe se si ai i censuron të punësuarit e vet.

Rasti më i fundit është protesta e gazetarëve para Bashkisë së Tiranës  pak ditë më parë ku zarba e Bolinos ka kërcënuar gjithë redaksinë me largim nga puna, në rast se ndonjë gazetar shkonte në protestë. Frustrimi që u bën ky person njerëzve, bën që ata të sjellin tek ne bashkë me video dhe audio shpërthimet e tij dhe ne jemi të detyruar në emër të profesionit t’iu japim lirinë e fjalës të shprehjes dhe të drejtën e publikimit për grabitjet që po i bën çifti Karo dhe Lali qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

LEXO EDHE  Donacionet, kreditë dhe borxhi

Së katërti, shumë gazetarë janë treguar kritikë si me Lali Erin, por dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Edhe unë jam një ndër ta, për një arsye: sipas meje, ministri i Brendshëm nuk po e kryen detyrën që i është dhënë. Ai nuk po lufton kriminalizimin e vendit. Por ama deri më tani nuk kemi ndonjë indicie se ministri i Brendshëm ka tentuar të mbyllë ndonjë emision kritik ose të heqë nga puna gazetar kritik ndaj e tij.

E kundërta ndodh me Lali Erin që këtë punë e ka stil dhe ia ka dalë tua mbyllë gojën kritikëve në të gjitha ekranet televizive. Pra tutkunë, nuk është punë ideologjie dhe partie, por çështje censure dhe vetëm censure. Futeni mirë në kokë këtë!

Sot jeni në prehrin e Lali Erit, nesër nuk do keni një ngrohtësi të tillë dhe do ta pësoni. Kështu që më mirë mos u bëni palë me prehrin e Lalit sot se nesër do t’iu vijë radha ju. Pushtetet në Shqipëri ikin dhe vijnë, por tentativat e pushtetit për të korruptuar, grabitur dhe censuruar janë të njëjta.

Së pesti o të mjerë, nuk është krim të jesh me PD-në, PS-në, LSI-në apo me PDIU-në ose edhe me Ballin Kombëtar. Krim është të kesh vjedhur e të kesh grabitur pasurinë publike siç bën çdo ditë Lali Eri dhe çdo politikan tjetër këto 70 vitet e fundit në këtë vend.

Krim është të heshtësh siç kanë heshtur intelektualët pas çdo grabitjeje dhe dhunimi që u është bërë të drejtave dhe lirive të individit në këtë vend. Krim është të marrësh para publike dhe të sulmosh njerëz të lirë. Krim është të vrasësh për të bërë para dhe pastaj ta fshehësh krimin siç bëri Lali Eri me çirakun e tij Karlo në landfillin e Sharrës. Jo vetëm në 7 gusht 2016, por edhe një vit më parë.

Krim është të vjedhësh për të vrarë dhe të vrasësh për të vjedhur siç do shprehej kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë. Krim është t’i japësh tendera një batakçiu për të bërë propagandë dhe për të shpifur për të gjithë ata që i nxjerrin të palarat në shesh.

Krim është të sjellësh plehra në Shqipëri dhe të përdorësh plehra për t’u pasuruar. Krim është kur një botues udhëton me kryetarin e bashkisë nëpër Europë, krijojnë, grupe WhatsApp-i, flirtojnë, eglendisen, ndërkohë që shqiptarët grabiten dhe varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Krim është të përdorësh fondet publike për të mbytur zërat opozitar. Kush i paguan udhëtimet drekat darkat biletat e klasit të parë, makinat e shtrenjta dhe shoferët personalë të sektit Karo-Eri?

Krim është të mashtrosh si Ajola Xoxe për një fustan që kushton dy mijë euro dhe të mos thuash burimin e atyre parave. Krim është ti kesh duart e lyera me gjak fëmijësh.

Po e mbyll duke iu thënë ty Lal Eri dhe ty Karlo Bolino, Renta Lapsi dhe kujtdo tjetër që oksigjenohet nga plehrat e këtij vendi se unë jam një njeri i lirë. Unë mund të kritikoj Ilir Metën, Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Sali Berishën sa herë që bindjet e mia më thonë se këta njerëz e kanë gabim. Ndërsa ju jeni ca eunukë dhe hipokritë edhe me veten tuaj. As në pasqyrë nuk keni guxim të shiheni se e dini që i keni duart me gjak, e dini që jeni vrasës. Ju nuk mund të flini të qetë dhe me siguri për kaq shumë krime sa keni bërë, as fëmijët tuaj nuk do të flenë dot ndonjëherë të qetë. Fantazma dhe kujtime të shqiptarëve të gjallë dhe të vdekur do tua prishin gjumin natën juve dhe fëmijëve tuaj që nuk kanë asnjë faj, por që do të paguajnë për krimet e etërve të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here