“Santa Quaranta” pa leje? Ja si e sulmoi PS kompleksin 3 mln euro të Balilit

Bashkia e Sarandës, në vitin 2014 kur drejtohej nga Stefan Çipa tashmë zv/ministër i Brendshëm, kishte bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj shoqërisë ‘Balili sh.p.k’ për punimet që kryheshin për ndërtimin e resortit luksoz ‘Santa Quaranta’.

Në një shkresë dërguar Prokurorisë që mban datën 5 Mars 2014, Bashkia e Sarandës në kallëzimin e saj shkruante se shoqëria Balili kryente vazhdimisht punime pa leje duke hedhur inerte në det për të marrë hapësirë për ndërtimin e resortit turistik.

Loading...

“Jemi të detyruar t’ju drejtohemi juve si organ kompetent, për të denoncuar penalisht shoqërinë dhe personin e mësipërm, si rast i përsëritur, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur kryen mbushje me materiale inerte duke i hedhur në det në zonën Turizëm-Kanali i Cukës te ish kampi punëtorëve, si dhe duke kryer punime pa leje ndërtimi për kryerjen e këtyre punimeve”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e Bashkisë së Sarandës të drejtuar nga socialisti Stefan Çipa në atë kohë.

LEXO EDHE  Berisha: Votimi për rikthimin e vizave lajm i keq për Shqipërinë

Sot, Santa Quaranta është një nga resortet turistike më luksoze në vend dhe u inagurua një vit më parë, ku morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare. Ndërkohë, nuk dihet çfarë është bërë me padinë e Bashkisë së Sarandës ndaj shoqërisë Balili, sipas të cilës resorti luksos është pa leje.

Pronari i këtij resorti është Kelmend Balili, ish-kreu i Transporteve Sarandë, i akuzuar nga Greqia dhe Partia Demokratike si “Baroni i Ballkanit” që drejton organizatën ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ai është në kërkim pasi prej tre ditësh është zhdukur, ndërsa akuzat ndaj tij për përfshirje në trafik droge kanë trazuar mazhorancën. Dje, ish-deputeti i PS Koço Kokëdhima tha se Balili është i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PS s’ka patur të bëjë asnjëherë me të, ndërsa ministri i Drejtësisë Ylli Manjani disa ditë më parë u shpreh se LSI nuk mbron personat që shkelin ligjin./SYRI.net/

badreddine

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here