Tmerr në Milot, makina përplas për vdekje dy persona

Një aksident i rëndë është shënuar në Fushë Milot paraditen e sotme, ku për pasojë ka humbur jeten 2 përson dhe u plagosën 4 të tjerë.

Automjeti që drejtohej nga një paraplegjik është futur mes turmes në tregun gjësë së gjallë, duke shkaktuar  viktima

Aksidenti ndodhi rreth ores 10 e 30 minuta dhe sipas deshmitarëve në vendngjarje autovetura me targa AA 120 NI që drejtohej nga Pashk Vokrri 58-vjeç banues në Pllanë të Lezhës ka ardhur me shpejtësi duke marrë para turmen e njerezve dhe ka ndaluar në një dyqan mishi.

Llesh Marku 70-vjeç gjeti vdekjen pa u nisur për në spital, ndërsa një tjetër, Dila Marku humbi jetën rrugës drejt spitalit të Traumës.

LEXO EDHE  Po peshkonte/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 57-vjeçari

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se drejtuesi i mjetit që hyri në pazarin e gjësë së gjallë në Milot mund të këtë ngaterruar leven e frenave me atë të gazit, duke bërë që mjeti të marrë superxhiro dhe të hyjë me shpejtësi drejt turmes së njerëzve.

“Automjeti është i përshtatur për perdorim nga persona me aftësi të kufizuar dhe i modifikuar në mënyrë artizanale dhe nuk e ka kaluar testin e kontrollit teknik. Teknikisht mjeti nuk duhej te dilte ne qarkullim” informon policia e Lezhës.

12874085_10208985946911218_1950531090_o 12325710_10208985946631211_1037690387_o

(Makina e drejtuesit Pashk Vokri që përplasi trumën e njerëzve në Milot)



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here