Konflikti për një pallat në Shkëmbin e Kavajës, ka qenë shkaku i atentatit të një nate më parë ndaj bizesmenit të ndërtimit, Lulëzim Kazani. Ndërkohë, nga hetimet e policisë mësohet se po ndiqen penalisht tre vëllezër të cilët dyshohen se kanë patur konfliktin e bizesmenin e ndërtimit prej shkurtit 2013 deri në ditët e sotme.
Kazani kishte konflikte të vazhdueshme me shtetasin Arben B., Shkëlqim B dhe Frederik B. Policia ka marrë në pyetje biznesmenin dhe personat me të cilët kishte konflikt për zbardhjen e ngjarjes. Kazani u plagos mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Komunës së Parisit ndërsa ndodhej në automjet bashkë me bashkëshorten e tij.
Nga shkurti i vitit 2013 deri në shkurt të 2014 janë dorëzuar në Policinë e Durrësit gjashtë kallëzime dhe ndalime nga ana e policisë mes palëve në konflikt. Pesë herë janë ndaluar tre vëllezrit ndërsa një herë është ndaluar Lulëzim Kazani nga konflikti i tyre i vazhdueshëm.
Nga të dhënat e policisë ndaj tre shtetsve janë referuar materiale për vepra të ndryshme penale:
Në shkurt 2013 referuar materialeve në Prokurorinë Durrës për veprën penale të:” Shtrëngim për dhënie Pasurie” parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal, në ngarkim të Arben.B ,44 vjeç pas kallzimit të bërë nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se në mënyrë vazhdueshme ka penguar me forcë ndërtimit e një pallati në zonën e Shkëmbit Kavajës.
Në Prill 2013 nga policia e Durrësit eshtë ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit të bërë nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne mënyrë vazhdueshme dhe ka penguar me forcë ndërtimit e nje pallati në zonën e Shkëmbit Kavajës.
Në muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durrësi për shtetasin Arben. B ,44 vjeç për veprën penale të “Vetgjyqsisë” parashikuar nga neni 277 K.P.
Në muajin mars 2013 ka filluar procedim penal për Shkelqim. B ,43 vjeç për veprën penale të Vetgjyqsisë parashikuar nga neni 277 K.P.
Në muajin korrik 2014, janë referuar materialet në ngarkim të shtetasve Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar për vepren penale të “plagosjes lehtë me dashje “Neni 89-22 K.P.
Në muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lirë për shtetasin L.KAZANI pas kallzimit të dhënë nga shtetasi Frederik. B për veprën penale të “Pushimit Tokës”neni 200.K.Penal.