Foto/ Dyshekë e shishe uji për të kaluar natën, masat e shoqërisë civile për parandalimin e betonizimit

Aktivistët e shoqërisë civile kanë kaluar gjithë natën tek Parku i Liqenit për të mos lejuar betonizimin e parkut. Nga vetë ata mësohet se ka qenë Partia Demokratike që u ka ofruar atyre dyshekë për të kaluar natën.

Shoqëria civile ka paralajmëruar se do të çajë rrethimin nga policia për të ndaluar ndërtimin e Parkut të Lojrave.

Nëpërmjet këtyre fotove do të shihni se si po shkon gjëndja tek Parku i Liqenit në këto momente.

LEXO EDHE  Kapet duke transportuar 5 refugjatë, arrestohet

Duket se policia është vënë në gadishmëri për të parandaluar çdo aksion të protestuesve.

Por, nga ana tjetër shihen dhe dyshekët, shishet e ujit dhe limonatave që kanë marrë me vete protestuesit.

Tabela “Kujdes! Sigurohu, pastaj kalo” është vendosur nga firma ndërtuese për të ndaluar aktivistët atje ku po ndërtohet Parku i lojrave.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here