Bashkimi Europian njoftoi se nga muaji maj i vitit 2023 do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS.
Kjo do të thotë se për të hyrë në Europë nuk do të jetë më falas, por do të nevojitet një pagesë prej të paktën 7 euro.
ETIAS nuk është vizë, por më e shpejtë. Aplikimi bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto.
Sipas Brukselit, skema është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ESTA.
Qytetarët rezidentë në BE përjashtohen nga skema dhe kanë të drejtën e lëvizjes së lirë ndaj lejohen të qëndrojnë sa kohë të duan në shumë shtete.
Ndërsa të gjithë vendet jo anëtarë të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë për tu futur në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, etj duhet që tashmë të paguajnë për të shkuar në BE.
Ky vendim prek edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe e cila humbi të drejtën e lirisë së lëvizjes pas Brexit.
Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet.
Personat që vijnë nga vendet e botës së tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.
Duhet pasaportë e vlefshme dhe e azhurnuar e lëshuar nga Shqipëria.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën 3 muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen.
Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikantit.
Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.
Aplikimi ETIAS për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë: Emri i plotë, Data e lindjes, Gjinia, Kombësia, Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit), Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit), Adresa e emailit.