• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Prokurorisë për vëllezërit Veshaj/ Vendimi

12:13 : 29/05/2022
në SHOW BIZ

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për çështjen ndaj vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të akuzuar për një plagosje në vitin 2013. Mbetet në fuqi shërbimi i provës, gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet.

Prokuroria e Vlorës nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të këtij rrethi që lidhet me ngjarjen e rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për ta, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”.

Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.

Lexo edhe:

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Dosja e plotë:

Si ka ndodhur ngjarja?

Ishte data 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku disa të rinj, përfshirë aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plagosur me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje.

Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar, thuhet në dosje.

I shëmtuam fytyrën

Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit.

Më pas dy prej tyre janë larguar ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht kanë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të githë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore

Tërheqja e padisë

Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.

“Konkretisht i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasoi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës” shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Romeo dhe Donaldi pranojnë sherrin

Gjatë hetimit janë pyetur disa persona mes tyre dhe i pandehuri Romeo dhe Donald Veshaj të cilët kanë dhënë shpjegime dhe kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin Arjan të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

“Grindja e ndodhur mes të dëmtuarit Arjan Lalaj dhe Romeo e Doland Veshaj e ka zanafillën një ditë më parë për shkak të debatit të zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo Veshaj.

Ndodhja e te pandehurve në vendin e ngjarjes me date 07.02.2013, në pritje të personit objekt sulmi, është për shkak të konfliktit të mëparshëm, pra të një dite më parë nga debati zhvilluar midis të dëmtuarit dhe të pandehurit Romeo.

Ditën e ngjarjes të pandehurit në marrëveshje të mëparshme midis tyre dhe me persona të tjerë nga të cilet janë ndihmuar për të goditur të dëmtuarin Arjan, për shkak të debatit midis tij me të pandehurin Romeo, kanë goditur të dëmtuarin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit” shkruhet në dosje, raporton Ora News.

Etiketa: Donald Veshajgjykatepagosje me dashjeRomeo Veshaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

20:01 : 23/05/2025
AKTUALITET

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025
BOTA

Humbi çështjen në Apel, reagon princ Harry: Gjithçka kam kërkuar është siguria

22:19 : 02/05/2025
AKTUALITET

Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

15:25 : 31/03/2025
Para

Si tentoi Elvis Demçe të ‘pushtonte’ Romën për 10 muaj

TË GJITHA

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Berat, sekuestrohen 330 doza

13:55 : 09/06/2025

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com