• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja çame, “zjarrhedhësja” Xhaçka dhe “zjarrfikësi” Rama

20:25 : 23/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse me fatkeqësinë shqiptare, kryeministri tregon madhështinë, arrogancën, ironinë, përbuzjen dhe pikturimin surreal të një të vërtete që nuk ekziston, përballë fqinjëve është kokëulur dhe pa asnjë vizion. Kjo u tregua sot, ku për mjerimin tonë, fqinjët vijojnë të na nëpërkëmbin, jo si komb, por si shtet abstrakt që veç fjalëve në tym dhe tymit për të mbuluar të vërtetën, nuk di të bëjë gjë tjetër.

Ministrja e Jashtme dhe Evropës Olta Xhaçka me urdhër nga lart e bëri detyrën e saj. I kërkoi homologut grek që të diskutohen në të ardhmen çështja e pronave të çamëve të dëbuar nga trojet e tyre dhe ligjin e luftës që qëndron që nga viti 1940. Por homolgu grek ja ktheu aty në vend haraçin kësaj idiotësie deklaratash, kur u shpreh se nëse ngrini çështje të tilla, atëherë Greqia do na pengojë për në rrugën Evropiane.

Bujë e madhe. Lajm pas lajmesh: “Xhaçka ngre çështjen çame”; Ministrja vë në siklet homologun grek…. Lloj e soj sajesash të tymta për sytë e zenë të qytetarëve. Por vetë Rama po me agjendë të përcaktuar e zbuti situatën, kur deklaroi se me ministrin grek kishte pasur një takim të frytshëm. “Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, shkruan Rama bashkangjitur fotove të publikuara.

Duke i besuar Ramës në deklaratë do të thotë se vetë ai as që e ka përmendur çështjen çame apo ligjin e luftës, pasi të dyja këto qëndrime nga grekët cilësohen si çështje që “nuk bashkojnë”, por i ndajnë dy popujt. Çështjet në interes kombëtar, apo edhe njerëzor siç është dëbimi, dhunimi, vrasjet që përblidhen në genocid ndaj çamëve, nuk mund të zgjidhen me deklarata boshe dhe pa vepra.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

E vërteta është tërësisht tjetër. Prej nëntë vitesh që Rama është në krye të qeverisë grekët na kanë ngulur në mesin e vendit varreza të ushtarave të tyre, duke i kthyer në vende pelegrinazhi dhe ushqim të bollshëm për ekstremistët nacionalistë, që livadhisën lirshëm për shumë vite duke tundur flamujt e Vorio Epirit. Po ashtu edhe ndarja e detit për pak sa nuk kaloi në një nënshkrim të frikshëm ku do përfitonim “ujë e kripë”, por do linim jashtë zonat ekonomike, kryesisht naftën dhe gazin. Shqipëria ofroi shumë por mori vetëm “vulat apostile” për emgrantët shqiptarë që rropatashin në institucionet greke.

Seriozitetin e shtetit tonë e tregojmë aty në konsullatta dhe ambasadën shqiptare në Athinë, kur mijëra emigrantë sorollaten nga kapadaitë e Rilindjes ku për çdo shërbim vendosnin tarifa, duke punësuar me dhjetra sekserë të sërës së tyre. Këto janë hallet e përditshme, bashkë me çështjen çame që vuan pasojat e genocidit që kurrë nuk i njoh nga pala greke. Edhe kur dosja hapet, ajo mbetet vetëm një deklaratë, që vlen për trutë e larë dhe shpëlarë në lavatriçen propagandistike të Rilindjes, për ti dhënë qeverisë “ngjyra patriotizmi”. Ministrja Xhaçka hodhi një fije shkrepëse të ndezur, por aty erdhi “zjarrfikësi” kryeministër duke lënë pas me urdhër të tij vetëm tymin propagandistik.

Etiketa: ceshtja cameRamaxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

Ekspertja e BE për linë e majmunit: Ja si mund të përhapet

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom