• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Produkti amerikan” nuk guxon ta prekë, Veliaj ironizon SPAK-un nga Nju Jorku

14:16 : 18/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), në një intervistë televizive nga Nju Jorku, ku gjendet për ceremoninë e përurimit të një rruge me emrin “Skënderbeu” në shtetin e rëndësishëm amerikan.

Ai deklaroi se prokurorët e posaçëm po hetojnë Bashkinë për një “WC” gjatë punimeve të ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri”.

Në Tiranë, përfaqësuesja e Uashingtonit nuk toleron askënd të kritikojë SPAK-un, për të cilin në kryeqytetin shqiptar përmendet shpesh se është “produkt amerikan”.

Por, Veliaj, është ndër më të “guximshmit”, që i lejon vetes të kritikojë Prokurorinë Speciale nga Shtetet e Bashkuara, duke zbuluar hipokrizinë e diplomatëve amerikanë në Tiranë.

Lexo edhe:

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

Ajola Xoxa nuk kënaqej me 50 mijë euro ryshfet nga ndërtuesi Meriman Palushi, në këmbim të lejes

Kryebashkiaku shkoi në Shtetet e Bashkuara, pas një serie fotosh me plot buzëqeshje me ambasadoren amerikane në Tiranë, e cila e thekson shpesh që përfaqëson Presidentin Biden dhe ky i fundit është i vendosur për të luftuar korrupsionin në Ballkan.

“Tallja amerikane” e Veliajt erdhi në vigjilje të dy-vjetorit të shembës së Teatrit Kombëtar.

Në 17 Maj 2020, në kulmin e masave bllokuese kundër pandemisë Covid-19, Veliaj përdori dhunën shtetërore kundër godinës simbol dhe dhjetra artistëve protestues, të cilët prej muajsh ishin ngritur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Komuniteti i artistëve protestues e konsidero aktin e Erion Veliajt një “krim shtetëror” dhe ka dorëzuar një seri kallëzimesh kundër kryebashkiakut të Tiranës pranë Prokurorisë Speciale, SPAK.

Pas më shumë se dy vitesh, prokurorët specialë nuk kanë guxuar të shqetësojnë Veliajn, i cili duket se ka mbështetjen plotë buzëqeshje të Yuri Kim.

Në janar të vitit 2021, një hetim i anti-mafias italiane zbuloi përgjime të shumta, në bazë të të cilave kuptohej qartë se “Ndrangheta” kishte shtrirë gjerësisht trupin e saj në lejet e ndërtimit të shumë-katëshve në Tiranë.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion lëshoi një deklaratë të mekur, ku u shpreh se do të bashkëpunonte me agjencitë homologe në Itali për të hedhur dritë mbi këtë skandal.

Prej më shumë se një viti, asnjë gjethe nuk ka lëvizur nga ky hetim, i cili duhet të kishte të dyshuar kryesor Erion Veliajn, si autoriteti përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Veliaj është personazh kyç edhe në “aferën e inceneratorit të Tiranës”. Ai është personi që i ka dhënë rrugë koncesionit 120 milionë euro për Klodian Zoton dhe grupin e tij financiar, një pjesë prej të cilëve në arrati.

Por, nga SPAK-u nuk ka asnjë sinjal që do të marrë seriozisht hetimin e Djegësit të Tiranës dhe rrjedhimisht, nuk ka asnjë shqetësim për Erion Veliaj.

E, ndaj, ky i fundit, nëpërmjet mikrofonit të Sokol Ballës, gjen kohën dhe terrenin për të tallur “atë që nuk thuhet” me SPAK-un.

Veliaj i kujton prokurorëve specialë se po hetojnë bashkinë e tij për një “WC”.

Ka shumë të drejtë që tallet.

SPAK-u ka shumë lëndë ndaj tij, por ka zgjedhur që të orientojë hetimin drejt “WC”-së.

Etiketa: Erion Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ajola Xoxa nuk kënaqej me 50 mijë euro ryshfet nga ndërtuesi Meriman Palushi, në këmbim të lejes

20:21 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK

18:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Vila e apartamente/ SPAK u sekestron 21 pasuri me vlerë 9.3 mln euro grupit të kontrabandës së cigareve

18:35 : 29/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

Blinin vota me 50 mijë lekë në zgjedhjet e 2021-shit/ SPAK dërgon për gjykim 4 persona (EMRAT)

16:05 : 29/07/2025
Para
Foto ilustruese: Policia greke

Plagoset rëndë shqiptari në Greqi

TË GJITHA

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

22:08 : 29/07/2025

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com