• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vodafone rrit në mënyrë të njëanshme çmimet për kontratat me afat të internetit

23:24 : 17/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Rritja e shpejtë e inflacionit në muajt e fundit po reflektohet në shtrenjtim të çmimeve edhe në tregun e telekomunikacioneve.

Operatori më i madh i telekomunikacioneve në vend, Vodafone Albania, njoftoi të hënën se duke filluar nga data 28 maj do të rrisë me 100 Lekë në muaj të gjitha tarifat e planeve për klientët e segmentit konsumator, për shërbimet fikse me kontrata standarde 12 dhe 24 mujore.

Në njoftim thuhet se kjo rritje do të shoqërohet me përfitime ekstra për ato kategori klientësh që kanë shpejtësi më të ulët se 30 Mbps, të cilët do të kenë përmirësim të ndjeshëm.

Vodafone argumenton se ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimit të normave të inflacionit rezultat i krizave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si karburantet, energjia, etj, me impakt direkt në kostot dhe marzhet e biznesit në telekomunikacion si dhe për të siguruar nga ana tjetër që cilësia e shërbimit tek klienti fundor nuk do të impaktohet.

Vodafone sjell si referencë ligjore për klientët e vet dispozitat e ligjit 9918/2008, i ndryshuar dhe Rregullores “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, duke shtuar se ka marrë të gjitha masat për njoftim individual dhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv për t’ua komunikuar këtë klientëve të impaktuar nga ky ndryshim që të rivlerësojnë kontratën e tyre dhe t’u bëhet me dije mundësia për t’u shkëputuar nga kontratat pa penalitet, në rast se nuk janë dakord me rritjen e tarifës.

Lexo edhe:

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Megjithëse Vodafone vendos si referencë rregulloren “Për mbrojtjen e konsumatorit”, në të nuk parashikohet në asnjë rast e drejta e operatorit për të aplikuar ndryshime të njënashme të tarifave në kontratat me afat të caktuar. Kjo e drejtë njihet vetëm për kontratat me afat të pacaktuar dhe me një afat njoftimi 30 ditor.

“Pajtimtari gëzon të drejtën për ta zgjidhur kontratën me afat të pacaktuar, në çdo kohë, me një

njoftim 30 ditor kundrejt sipërmarrësit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi që rregullon regjimin e të drejtave dhe detyrimeve në RSH. Edhe sipërmarrësi gëzon të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata me afat të pacaktuar me një njoftim 30 ditor kundrejt pajtimtarit.

Nëse pajtimtari nuk i pranon kushtet e reja të njoftuara nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike sipas procedurës dhe afateve të vendosura në këtë rregullore, ai ka të drejtë për t’u tërhequr nga kontrata pa penalitet,” thuhet në nenin 17 të rregullores.

Në këtë rast, Vodafone Albania jep një intepretim të të rregullores, sepse parashikimet e mësipërme vlejnë vetëm për kontratat me afat të pacaktuar. Për kontratat me afat të caktuar, 12 dhe 24 mujore, asnjëra nga palët nuk të drejtë të tërhiqet apo të ndryshojë kushtet e përcaktuara pa penalitet. Për klientët, këto kontrata përmbajnë një penalitet tërheqje, zakonisht të lidhur me periudhën e mbetur të saj. Por, nga ana e saj, Vodafone duket se i njeh vetes të drejtën për të aplikuar ndryshime të njëanshme të tarifave, pavarësisht se ka lidhur një kontratë ku çmimet e vendosura janë të detyrueshme për t’u zbatuar deri në përfundim të afatit të saj.

Në vitet e fundit, tregu i shërbimit të internetit dhe IPTV me linja fikse është karakterizuar nga një konkurrencë e fortë mes operatorëve për klientë, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku infrastruktura e rrjeteve ka depërtim më të lartë. Operatorët kanë gërshetuar çmime tërheqëse me kontratat me afat, në mënyrë që të shmangin lëvizjet e shpeshta të klientëve. Por, tani Vodafone Albania po vendos një precedent të ndryshimit të njëanshëm të këtyre kontratave, duke sjellë si argument rritjen e kostove për shkak të inflacionit të lartë. /Monitor/

Etiketa: abuzimçmimetVodafone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

08:33 : 03/05/2026
AKTUALITET

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

15:29 : 29/04/2026
AKTUALITET

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës, barra e taksave

08:20 : 26/04/2026
AKTUALITET

Rruga pa krye e Korridorit VIII

08:22 : 25/04/2026
AKTUALITET

Kriza e naftës, AKSHI dhe fermerët/ Korreshi: Kushte mizerable për popullin, pishina e jahte për zyrtarët

18:47 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

21:21 : 22/04/2026
Para

Misteri i dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fabrikës Azovstal

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom