• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza e naftës, AKSHI dhe fermerët/ Korreshi: Kushte mizerable për popullin, pishina e jahte për zyrtarët

18:47 : 23/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në vendin tonë.

Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë nuk i përgjigjet nevojave të fermerëve të Myzeqesë, aq sa koha e keqe i dëmtoi apo përmbyti dhe tani ajo zonë po ha domatet me 5 mijë lekë.

Po kështu ai tha se sistemi për të cilin u hodhën miliona euro për ta modernizuar, AKSHI, tani është jashtë shërbimit, nuk punon në shumë raste dhe qytetarët sorollaten, kurse ish-drejtoresha jo vetëm bëri pasuri miliona euro, por edhe hiqej si e pastrehë, ndërkohë që relaksohej pishinave.

“Ishte koha kur aplikohej për lekët e naftës dhe u jepej atyre të Partisë Socialiste dhe çfarë mbetej, ndonjë pikë nafte, shërbeheshin për të tjerat. A quhet shërbim kur përmbytesh, apo kur u përmbytën mijëra hektarë në Lushnjë, apo kur uji vjen pik-pikë. Merr ndihmë ai me 5 lopë, por jo ai me 3 apo 4, pse? Mbarështimin e derrave thotë Ministria e Bujqësisë, se po s’pate 5 derra… në kufijtë e qesharakes, kjo është tallje. Ka vajtur domatja 5 mijë lekë, shërbim. Deri në këto kushte kemi arritur, që të hajë Myzeqeja domate me 5 mijë lekë, apo speci, se i griu ngrica. I shërbeu njeri këtyre? Askush”, tha Korreshi.

Më tej ai komentoi edhe situatën problematike me shërbimet online ndaj qytetarëve, të lidhura të gjitha me investimet ndaj AKSHI-t, por që nuk i përgjigjen askujt.

Lexo edhe:

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

Toka në “duar të huaja”

“Këto lidhen të gjitha me sistemet, me mrrokullat që vijnë vërdallë, ose kur shkon te doktori, mos thuaj ti se të dhëmb barku, thuaj më dhemb kraharori se është mbyll sistemi, për këtë është hapur. Ja ky është sistemi. Shërben sistemi? Opingat…? Ti aplikon, por vjen vërdallë mrokulla atje, viu-viu-viu, sistemi atje… Kaq shumë i keni shtuar ju këto sisteme sa dikur pensionisti paguante 500 lekë, kurse tani e keni çuar 10 mijë lekë, pra dikur jepje 500 lekë dhe tani do paguash 10 me shërbimet. Hajde në Lushnjë dhe shikoje ti paguan bashkia apo hija…”, tha ligjvënësi demokrat.

Dhe teksa kaloi tek abuzimet dhe skandalet e AKSHI-t, ai tha se drejtuesit atje vjedhin miliona euro, kurse qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë për t’u pasuruar më shumë, kurse sistemi përsëri nuk punon.

“Kishte probleme sistemi, del pas 7 ditësh, paguan edhe kamat vonesën, se të thotë s’punonte sistemi, se i hëngri AKSHI, shishja e verës 200 mijë euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dolën një shtëpi, dy, tre katër, një gllënjkë 1 mijë euro, me jaht, në shërbim të popullit, edhe jahtin, patjetër, lodheshin shumë. Si Jovan Bregu, do magazinier, na bëhu magazinier. Të marrim njerëz peng dhe t’i detyrojmë të tërhiqen, pse budallenj jemi ne, me verë atje, me arkë e brenda. Të dhënat tona te AKSHI, që e sulmuan iranianët, janë bërë si ato çorapet e grisura e që i var e duken atje vrima-vrima. Ky është sistemi i AKSHI-t. Po të vesh atje të presin me buzëqeshje “s’ka sistem, s’punon sistemi” thonë… shëndet e fjalë e vërtetë (i thotë një deputeti që tështin në sallë)”, vijoi ai.

Duke mbyllur fjalën e tij, Korreshi theksoi se qytetari është lënë në kushte mizerable dhe po kështu sektori i bujqësisë që po vuan nga kriza.

“Tërbohesh… Kjo është e vërteta e hidhur! Qytetari është lënë në kushte mizerabël, bujqësia në kushte mizerabël. Ministria e Bujqësisë u thotë “ngrohuni njëherë në diell dhe me kismet flasim prapë” dhe kur vjen koha sistemi nuk punon prapë. Sistem gjithandej dhe sistemi spunon askund. U lumtë atyre të AKSHI-t, ata ikën në drejtim të paditur, ju i kërkoni në drejtim të paditur, vera iku në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port, meqë do bëni edhe këto portet e reja, të lozin këta të paditurit e tjerë se çfarë ndodh me paditurinë e sistemit tonë”, përfundoi deputeti i PD.

Etiketa: abuzimakshifermeresaimir korreshivjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Toka në “duar të huaja”

10:06 : 10/07/2026
AKTUALITET

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri, Gentian Likaj, që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

16:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit

19:23 : 03/07/2026
AKTUALITET

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera!

17:34 : 03/07/2026
AKTUALITET

Urgjenca e Lushnjes pa energji elektrike, Korreshi-Karakaçit: Po të ndodhte në Bruksel do ikje për 24 orë

13:02 : 01/07/2026
Para

Çfarë e shkaktoi përplasjen e dy trenave në Danimarkë, dyshimet

TË GJITHA

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş