Miqësisë së famshme mes Ilir Shaqirit dhe Sabian Medinit i erdhi fundi pas përfundimit të “BBV” dhe këngëtari u shpreh se balerini ka përfituar nga ai.
Mesa duket, tani ka ardhur momenti i Monika Lubonjës për të ngacmuar dhe për ta përdorur këtë situatë në favor të saj. Ajo ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit. Aktorja ka reaguar me anë të një videoje ku duket me qenin e saj. Ajo ka “thumbuar” dyshen duke ironizuar faktin që miqësia e tyre nuk i afrohej as asaj me qenin.
“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër ,veçse të qesh”- ka shkruar Lubonja poshtë videos së saj.
View this post on Instagram