• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si komandohet çmimi i naftës? As lufta, as bursa, Rama e uli në 223 lekë/litër vetëm me një fjalim

11:29 : 11/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Je me fat, se sapo u ul çmimi i naftës”, iu drejtua punonjësi i një karburanti në Yzberisht gazetarit të “Boldnews.al”, i cili po furnizonte mjetin e tij. “Para 10 minutash u ul në 223 lekë për litër”, vijoi ai.

Ora shënon 9.50 e paradites së të Premtes dhe në radion e mjetit dëgjohej ende fjalimi i gjatë dhe patetik i kryeministrit Edi Rama, që po zhvillonte një takim me përfaqësuesit e kompanive të karburanteve në Shqipëri.

Rama premtoi se brenda fundjavës, Qeveria do të nxjerrë një Akt Normativ, për të stabilizuar çmimin e naftës, i cili arriti vlera stratosferike në mesin e kësaj jave.

Kryeministri përsëriti frazës se çmimet janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe se qeveria e tij do të marrë masa për të ndikuar në zbritjen e çmimit të naftës.

Lexo edhe:

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Por, ende pa u hartuar e miratuar ky Akt Normativ, çmimi i naftës u ul ndjeshëm, megjithëse vijon të mbetet ende shumë i lartë, krahasuar me fundin e muajit Shkurt.

Në një vëzhgim që bëri “Boldnews.al” në pika të ndryshme karburanti këtë paradite, çmimi i naftës ishte fiksuar kudo në vlerën 223 lekë për litër.

Pra, Rama arriti që vetëm me një fjalim dhe takim të ulë disi çmimin e naftës, duke forcuar bindjen publike se nocionet “bursa”, “tregu”, “lufta” e të tjera të ngjashme janë thjesht mbulesa të një strategjie qeveritare në dëm të buxhetit të qytetarëve.

Çmimi i naftës, e bashkë me të edhe ato të të gjithë ushqimeve, përfshirë produktet më të domosdoshme të shportës, shënuan një rrije të ndjeshmë në fillim të muajit Mars 2022.

Qeveria deklaroi se kjo është pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka reduktuar furnizimin e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë me naftë dhe lëndë të para ushqimore.

Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lëshuan alarmin e rritjes së çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike në fillim të kësaj jave, para se të niseshin për një udhëtim turistiko-qeveritar në Dubai, të shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ajo e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Udhëtimi i Ramës tek sheikët e Dubait iu ndërpre nga protestat anti-qeveritare poshtë zyrës së tij dhe në qytete të tjera të vendit, ku qytetarët e revoltuar kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për uljen dhe stabilizimin e çmimeve.

Rama fillimisht u konfliktua në rrjete sociale me qytetarët dhe përdori forcën e policisë për të dekurajuar qytetarët protestues.

Këto manovra nuk penguan protestuesit dhe kryeministri u detyrua të nisë serinë e takimeve për të menaxhuar situatën.

Hapi i parë është takimi me përfaqësues e biznesit të karburanteve, nga ku ai deklaroi se do të ngrihet një Komitet ndërmjet qeverisë dhe privatëve, për të kontrolluar çmimin e naftës.

Kjo nismë mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndërkohë që qytetarët protestues vijojnë të përballen me forcat jo-proporcionale policore.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
Para

Rritja e çmimeve, studentët e Universitetit Bujqësor ngrihen në protestë

TË GJITHA

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025

I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO

09:20 : 27/08/2025

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

09:13 : 27/08/2025

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

09:02 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com