• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Përvjetori i dështimit”/ SPAK, 2 vjet “në hetim” skandalin 15 mln euro të Porto Romanos

11:56 : 28/02/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni Hetimor Parlamentar pritet t’i ngarkojë SPAK-ut detyrën për të thelluar hetimin e ndërlikuar mbi inceneratorët, ndërkohë që prokurorët specialë nuk po i japin zgjidhje një çështjeje shumë më të thjeshtë, atë të tenderit 15 milionë euro për shndërrimin e landfillit të Porto Romanos në Eko-Park.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi, në Shkurt 2020, nisjen e hetimeve për tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve për mbylljen e vend-depozitimit të mbeturinave në Durrës, pas një investigimi të realizuar nga “Boldnews.al”.

Dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK ende nuk ka dalë në një konkluzion, megjithëse hetimi bazohej thjesht dhe vetëm në tre-katër dokumenta, për të cilët redaksia ngriti menjëherë dyshimin se ishin hartuar për të pilotuar tenderin 15 milionë euro në duart e atij që konsiderohet si “klani i inceneratorëve”.

Në 19 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM), e drejtuar në atë kohë nga deputeti i sotëm socialist, Alqi Bllako, shpall tenderin e hapur për kthimin e Porto Romanos në Eko-Park, me vlerë 16 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Lexo edhe:

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

Tenderi duhej të mbyllej në 19 Nëntor, por nuk ndodhi kështu.

Në 16 Dhjetor 2019, njoftohet anulimi i tenderit, pasi fondet do të përdoreshin për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të atij viti.

Vetëm pak ditë më vonë, e konkretisht në 27 Dhjetor 2019, Agjencia e Mbetjeve nën drejtimin e Bllakos, njofton se kishte lidhur kontratën 15 milionë euro me bashkimin e operatorëve “De Mare” srl” dhe “Victoria Invest”.

Pra, duket se paratë ishin gjetur.

Por, ndryshe nga herën e parë, kësaj radhe Bllako kishte zgjedhur të përdorte procedurën pa garë, atë të “negocimit pa shpallje”.

Bllako e justifikoi këtë procedurë me emergjencën e shpallur pas tërmetit, megjithëse në landfillin e Porto Romanos, përveç plehrave, nuk kishte asgjë tjetër.

Bazuar në këtë procedurë pa garë, AKUM i dërgoi ftesë për pjesëmarrje në tender kompanisë “De Mare”, e cila kishte punuar si nënkontraktor i landfillëve të dhënë me koncension Klodian Zotos, kompaninë “ITS” të vetë Zotos, si edhe “Victoria Invest”.

“De Mare” srl dhe “Victoria Invest” u bashkuan dhe fituan tenderin 15 milionë euro, në një garë në dukje “fiktive” përballë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos.

akum1
akum2
akum3
akum4
Etiketa: porto-romanospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

11:03 : 03/10/2025
Para

Kremlini për sanksionet e Perëndimit: Janë të rënda, por do t’i përballojmë

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com