• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjistrimi në zgjedhje i Bashës dhe Berishës/ Juristi Ledio Braho shpjegon skenarët

09:15 : 27/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Procedurat juridike të regjistrimit në KQZ për zgjedhjet lokale kanë hapur një tjetër debat pas përplasjes në PD mes dy grupimeve, atyre që mbështesin Lulzim Bashën dhe të tjerëve që janë rreshtuar krah Sali Berishës.

Juristi Ledio Braho, anëtar i KAS në KQZ, shpjegoi skenarët e mundshëm të regjistrimit të kandidatëve.

“Ajo që është e sigurt dhe që mund të thuhet është se s’mund të regjistrohen dy parti Demokratike. Alternativet që lejon Kodi Zgjedhor për regjistrimin jo vetëm në këtë rast që ka një krizë të dukshme në PD, por edhe çdo rast tjetër, në çdo parti tjetër, alternativat janë të tilla: Një alternativë janë ajo e regjistrimit si parti politike, pra siç e cituam më partë që duhet dërguar vërtetimi nga gjykata”, tha Braho për “A2News”.

“Rasti tjetër, shtoi, është që pasi të regjistrohen të gjitha partitë politike, do shohim se sa parti politike do regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, dy ose më shumë prej tyre mund të regjistrohen edhe si koalicion. Afati për tu regjistruar si koalicion është brenda 24 orëve nga dita që janë marrë vendimet për regjistrimin e partive politike. Pra të gjitha ato që janë regjistruar si parti mund të bëjnë koalicion dhe kandidati mund të dalë në emër të koalicionit. Pra, siç ishte në rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit ku PD ishte në një koalicion të gjerë me shumë parti dhe lista e deputetëve u çua në emër të koalicionit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje lokale të pjesshme, ku një koalicion partish mund të depozitojë në emrin e një kandidati që të marrë pjesë si kandidati i koalicionit dhe jo thjesht një partie politike”.  

“Dhe alternativa e tretë është ajo e kandidimit si kandidat i pavarur i mbështetur nga një grup qytetarësh. Afati për të regjistruar grupin nismëtar, sepse fillimisht duhet të regjistrohet një grup nismëtar, është njësoj si për partitë politike. Pas regjistrimit të grupit nismëtar duhet të mblidhen firmat dhe bëhet verifikimi i firmave. Numri i firmave nuk duhet të jetë më par se 1 përqind e zgjedhësve në bashkinë përkatëse”, shpjegoi Braho.

Lexo edhe:

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

Ai shtoi se është ende herët për të bërë parashikime, sepse ka afat nga data 28 deri në 31 Janar për regjistrimin e partive dhe grupeve nismëtare për kandidatë të pavarur.

I pyetur a janë një test politik këto zgjedhje”, Braho tha se “patjetër që do jetë një tregues politik për mënyrën se si pas 25 Prillit do reflektojë patjetër atë që ka ndodhur në PD, rezultati i këtyre zgjedhjeve”.

Ka kohë juridike që Berisha dhe Basha të nxjerrin kandidatë të përbashkët?

“Patjetër është e mundur”, u shpreh juristi, por shtoi se “duket e vështirë”. Ai shprehu bindjen se për të maksimizuar votën opozita duhet të dalë me një kandidat.

I pyetur për shkresën nga gjykata e Tiranës që Basha dërgoi në KQZ, për të konfirmuar se njihet si kryetar i PD-së nga gjykata, Braho shpjegoi se është një dokument i nevojshëm ligjërisht për tu regjistruar për zgjedhje në KQZ.

“Unë nga media e kam ndjekur. Në fakt është dërguar një kërkesë dhe nga PS për tu regjistruar si subjekt zgjedhor pasi partitë për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Mars, të njëjtën gjë ka bërë dhe në vijim PD dhe kërkesa e ligjit e Kodit Zgjedhor, neni 64 është dh enjë vërtetim nga gjykata dhe vërtetimi i gjykatës përmban këto elementët, emrin e partisë, shkronjat nistore, vulën, siglën dhe kryetarin e partisë që është edhe personi që përfaqëson partinë në raport me të tretët dhe në këtë rast të tretët është KQZ. Ndaj është një element i domosdoshëm, pra kushdo që kandidon si parti politike, qoftë në këto zgjedhje që janë zgjedhje të pjesshme, qoftë në zgjedhje lokale apo parlamentare, një nga dokumentat për regjistrim është pikërisht vërtetimi nga gjykata”, shpjegoi juristi.

Braho u pyet edhe për vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ-së që rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Bashës në KQZ që fushata zgjedhore të nisë më 7 shkurt dhe jo 19 kur propozoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Braho nuk e lexoi vendimin si pozicionim i komisionit Rregullator kundër Bashës, por shtoi se vendimi i komisionit ishte ligjërisht i drejtë, duke qenë se kemi të bëjmë me zgjedhje të pjesshme dhe afatet janë më të shkurtra se në zgjedhje normale.

Etiketa: ledio braho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

15:42 : 11/03/2025
AKTUALITET

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:24 : 31/10/2024
AKTUALITET

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

14:37 : 09/10/2024
AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

20:39 : 28/09/2024
AKTUALITET

“Dosja është unike, nuk ka asnjë provë”/ Avokati i Salianjit: Nuk ka “kallëzim të rremë” pa kallëzim

22:53 : 27/09/2024
AKTUALITET

Avokati i Salianjit: Vendim politik, do të dërgohet që sot në burgun e Fierit

19:03 : 27/09/2024
Para

Emrat/ Zbulohet laboratori i nëndheshëm i kanabisit, shpallen në kërkim dy persona

TË GJITHA

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

16:32 : 22/05/2025

“Më ka qëlluar miku im”/ Vritet 41-vjeçari shqiptar në Greqi, telefonata me bashkëshorten

16:31 : 22/05/2025

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025

Liverpool, Nunez arrin marrëveshjen me gjigantët e La Liga-s

16:17 : 22/05/2025

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025

Foto/ Ndëshkohej qëllimisht për të pasuruar miqtë, zbulohen bisedat e lojtarit të Sevillas

15:55 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com