Monday, May 23, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Regjistrimi në zgjedhje i Bashës dhe Berishës/ Juristi Ledio Braho shpjegon skenarët

09:15 : 27/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Basha në Kuvend, Berisha në referendum/ Ja çfarë raporton VOA për zhvillimet në PD

Procedurat juridike të regjistrimit në KQZ për zgjedhjet lokale kanë hapur një tjetër debat pas përplasjes në PD mes dy grupimeve, atyre që mbështesin Lulzim Bashën dhe të tjerëve që janë rreshtuar krah Sali Berishës.

Juristi Ledio Braho, anëtar i KAS në KQZ, shpjegoi skenarët e mundshëm të regjistrimit të kandidatëve.

“Ajo që është e sigurt dhe që mund të thuhet është se s’mund të regjistrohen dy parti Demokratike. Alternativet që lejon Kodi Zgjedhor për regjistrimin jo vetëm në këtë rast që ka një krizë të dukshme në PD, por edhe çdo rast tjetër, në çdo parti tjetër, alternativat janë të tilla: Një alternativë janë ajo e regjistrimit si parti politike, pra siç e cituam më partë që duhet dërguar vërtetimi nga gjykata”, tha Braho për “A2News”.

“Rasti tjetër, shtoi, është që pasi të regjistrohen të gjitha partitë politike, do shohim se sa parti politike do regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, dy ose më shumë prej tyre mund të regjistrohen edhe si koalicion. Afati për tu regjistruar si koalicion është brenda 24 orëve nga dita që janë marrë vendimet për regjistrimin e partive politike. Pra të gjitha ato që janë regjistruar si parti mund të bëjnë koalicion dhe kandidati mund të dalë në emër të koalicionit. Pra, siç ishte në rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit ku PD ishte në një koalicion të gjerë me shumë parti dhe lista e deputetëve u çua në emër të koalicionit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje lokale të pjesshme, ku një koalicion partish mund të depozitojë në emrin e një kandidati që të marrë pjesë si kandidati i koalicionit dhe jo thjesht një partie politike”.  

“Dhe alternativa e tretë është ajo e kandidimit si kandidat i pavarur i mbështetur nga një grup qytetarësh. Afati për të regjistruar grupin nismëtar, sepse fillimisht duhet të regjistrohet një grup nismëtar, është njësoj si për partitë politike. Pas regjistrimit të grupit nismëtar duhet të mblidhen firmat dhe bëhet verifikimi i firmave. Numri i firmave nuk duhet të jetë më par se 1 përqind e zgjedhësve në bashkinë përkatëse”, shpjegoi Braho.

Lexo edhe:

Zgjatja e mandatit të KPK-së, Ledio Braho: Do të sjellë kaos në sistem, “Venecia” u shpreh kundër

Skandali me pagat, juristi Ledio Braho thirrje shqiptarëve: Të bëjmë 630 mijë padi në prokurori

Ai shtoi se është ende herët për të bërë parashikime, sepse ka afat nga data 28 deri në 31 Janar për regjistrimin e partive dhe grupeve nismëtare për kandidatë të pavarur.

I pyetur a janë një test politik këto zgjedhje”, Braho tha se “patjetër që do jetë një tregues politik për mënyrën se si pas 25 Prillit do reflektojë patjetër atë që ka ndodhur në PD, rezultati i këtyre zgjedhjeve”.

Ka kohë juridike që Berisha dhe Basha të nxjerrin kandidatë të përbashkët?

“Patjetër është e mundur”, u shpreh juristi, por shtoi se “duket e vështirë”. Ai shprehu bindjen se për të maksimizuar votën opozita duhet të dalë me një kandidat.

I pyetur për shkresën nga gjykata e Tiranës që Basha dërgoi në KQZ, për të konfirmuar se njihet si kryetar i PD-së nga gjykata, Braho shpjegoi se është një dokument i nevojshëm ligjërisht për tu regjistruar për zgjedhje në KQZ.

“Unë nga media e kam ndjekur. Në fakt është dërguar një kërkesë dhe nga PS për tu regjistruar si subjekt zgjedhor pasi partitë për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Mars, të njëjtën gjë ka bërë dhe në vijim PD dhe kërkesa e ligjit e Kodit Zgjedhor, neni 64 është dh enjë vërtetim nga gjykata dhe vërtetimi i gjykatës përmban këto elementët, emrin e partisë, shkronjat nistore, vulën, siglën dhe kryetarin e partisë që është edhe personi që përfaqëson partinë në raport me të tretët dhe në këtë rast të tretët është KQZ. Ndaj është një element i domosdoshëm, pra kushdo që kandidon si parti politike, qoftë në këto zgjedhje që janë zgjedhje të pjesshme, qoftë në zgjedhje lokale apo parlamentare, një nga dokumentat për regjistrim është pikërisht vërtetimi nga gjykata”, shpjegoi juristi.

Braho u pyet edhe për vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ-së që rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Bashës në KQZ që fushata zgjedhore të nisë më 7 shkurt dhe jo 19 kur propozoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Braho nuk e lexoi vendimin si pozicionim i komisionit Rregullator kundër Bashës, por shtoi se vendimi i komisionit ishte ligjërisht i drejtë, duke qenë se kemi të bëjmë me zgjedhje të pjesshme dhe afatet janë më të shkurtra se në zgjedhje normale.

Etiketa: ledio braho

Lajme të lidhura

‘Veting me një kriter, por me dy standarde’
AKTUALITET

Zgjatja e mandatit të KPK-së, Ledio Braho: Do të sjellë kaos në sistem, “Venecia” u shpreh kundër

09:34 : 27/01/2022
A mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Juristi Ledio Braho: Vendos Kushtetuesja
AKTUALITET

Skandali me pagat, juristi Ledio Braho thirrje shqiptarëve: Të bëjmë 630 mijë padi në prokurori

08:28 : 24/12/2021
A mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Juristi Ledio Braho: Vendos Kushtetuesja
AKTUALITET

Pse vrasja e një qytetari të pafajshëm nga represioni shtetëror ishte një kronikë e paralajmëruar?

12:15 : 10/12/2020
A mund ta shpërndajë Meta Parlamentin? Juristi Ledio Braho: Vendos Kushtetuesja
AKTUALITET

Këshilli Politik – Ledio Braho: Ndërkombëtarët të ushtrojnë trysni ndaj sjelljeve të mazhorancës

22:53 : 14/09/2020
Formulari i deklarimit për shëndetin nga nxënësit/ Avokati Braho: Absurditet e gafë ligjore! Ja qëllimi që fshihet pas
AKTUALITET

Formulari i deklarimit për shëndetin nga nxënësit/ Avokati Braho: Absurditet e gafë ligjore! Ja qëllimi që fshihet pas

11:12 : 14/09/2020
Propaganda e Veliajt me gjyqin e fituar/ Avokati e nxjerr blof: Kush është shpifësi më i madh në Tiranë…
AKTUALITET

Intervista/ Ledio Braho: Si Rama po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve parlamentare

11:21 : 10/09/2020
Para
Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 3-vjeçar, nëna po e mbante në prehër kur makina u përplas me shtyllën

Emrat/ Zbulohet laboratori i nëndheshëm i kanabisit, shpallen në kërkim dy persona



TË GJITHA

Duka: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

Duka: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

16:30 : 23/05/2022
‘Mirësevini në Tiranë’, UEFA ‘reklamon’ kryeqytetin në prag të finales së madhe

‘Mirësevini në Tiranë’, UEFA ‘reklamon’ kryeqytetin në prag të finales së madhe

16:19 : 23/05/2022
‘Mbretër’ të kokainës, goditet rrjeti i ‘Ndragheta’, të përfshirë edhe shqiptarë

Akuza për plagosje me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

16:19 : 23/05/2022
‘Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza’

‘Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza’

16:12 : 23/05/2022
“Ke nevojë për doktor zotëri?”, Shehu ironizon Braçen

“Ke nevojë për doktor zotëri?”, Shehu ironizon Braçen

16:02 : 23/05/2022
Broja i jep lamtumirën Southampton-it: Ishit si një familje, do më mungoni!

Broja i jep lamtumirën Southampton-it: Ishit si një familje, do më mungoni!

16:02 : 23/05/2022
Princ Leka ndan fotot e ëmbla nga pushimet me bashkëshorten dhe vajzën

Princ Leka ndan fotot e ëmbla nga pushimet me bashkëshorten dhe vajzën

15:58 : 23/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com