• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Basha: Skandali me publikimin e pagave, Rama është përgjegjës. SPAK të hetojë

15:00 : 23/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lulzim Basha u shpreh sot se skandali i publikimit të pagave të qytetarëve ka lidhje me blerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme.

Basha tha se përgjegjësi kryesor për këtë skandal është Edi Rama, ashtu sikundër ai ishte përgjegjës në rastin e patronazhistëve.

“Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët, ja ku është ujku. Edi Rama është përgjegjës për skandalin e patronazhistëve, po aq sa për skandalin e inceneratorëve dhe këtë të fundit, publikimit të të ardhurave të shqiptarëve, duke i ekspozuar ato para gjithkujt”, tha Basha.

Sipas tij, ky skandal i fundit, as më shumë dhe as më pak është zgjatim i skemës së patronazhistëve.

Lexo edhe:

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

“Me paratë e inceneratorëve u blenë votat, me nxjerrjen e të dhënave sensitive, u vunë në shërbim të masakrës zgjedhore. I bëj thirrje SPAK që të hetojë deri në fund aferën e inceneratorëve. Sikundër i bëj thirrje trupës diplomatike të akredituar në vend që ti japë mbështetjen absolute SPAK që të hetojë skandalin e patronazhistëve dhe këtë të nxjerrjes së pagave”, u shpreh Basha.

Ai tha se opozita gjithashtu do ti shkojë deri në fund hetimeve parlamentare, si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe të masakrës zgjedhore.

Pjesë nga deklarata e Bashës

Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike.

I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve, sikundër vazhdon presioni, që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën, që është bishti, si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar.

I garantoj qytetarët shqiptarë, që pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së strukturës së posaçme antikorrupsion, e cila dhe një herë, ka gjithë mbështetjen e Partisë demokratike dhe të opozitës, dhe timen personale si kryetar i saj. Përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, Partia Demokratike është e vendosur, të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë, atë pjesë që kushtetuta ia ka garantuar, hetimin e plotë parlamentar, si të masakrës zgjedhore e në veçanti të skandalit të patronazhistëve, ashtu dhe të vjedhjes më të madhe të këtyre 30 viteve, asaj të inceneratorëve.

Etiketa: Bashahetimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
ENGLISH

The Capture of Justice/ Why the High Prosecutorial Council and SPAK Are the Key Nodes for Restoring the Rule of Law

15:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
Para

Cardi B i dhuron bashkëshortit për ditëlindje një çek me shifrën marramendëse

TË GJITHA

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025

Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

20:11 : 13/08/2025

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com