Trekëndëshi Bora-Donaldi-Beatrix është tematike kryesore së fundmi dhe rrjeti po “vlon”.
Ish konkurrenti, Kledi Hysa, tha se sipas tij Beatrix po bën një lojë, pasi ka qenë ajo vetë që ka mbështetur dashurinë e Borës dhe Donaldit kur ka qenë jashtë shtëpisë, ndërsa tashmë po ‘futet’ mes tyre.
Kledi: Beatrixa e ka dit shumë mirë dhe ka qenë ajo që ka bërtitur për puthjen e tyre. Meqë është bërtitur kaq shumë sa komshinjtë e Beatrixës kanë dëgjuar për të. Donaldi ka hyrë vetëm, nëse është lojë çfarë do të bëjë Beatrixi. Ajo ka qenë ajo që ka mbështetur dashurinë e të dyve dhe po bën disa hape që nuk e kuptoj.
Igli Zarka: Sapo pash dy personazhe që u merrej fryma kur flisnin për njëri tjetrin, le ti lëmë të dashurohen.
Paloma: Beatrix nuk po bën lojë, do dashuri, nuk e ka menduar se do ti ndodhë kjo gjë. Mendoj që Donaldi i detyrohet një shpjegim absolut Borës, sepse kemi përjetuar momente romantike që na emocionoi të gjithëve dhe ishte një puthje pajtimi. Kujtoi përvjetorin e lidhjes së tyre. Ajo që bëri Bora ishte një guxim i madh dhe i takon një shpjegim i madh nga ana e Donaldit. I ka rrëshqitur situata nga dora, nuk e ka menduar dy herë por mendoj që përjashta e pret një zemër tjetër