• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjatja e afateve të Organeve të Vetting, Balla i KLP: Mund t´a bëjmë vetë. Replikat me Alibeajn

19:33 : 11/11/2021
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur një qëndrim as pro as kundër lidhur me zgjatjen ose jo të afateve për organet e Vetting, duke ia lënë në dorë Qeverisë dhe Kuvendit vendimin final.

Zgjatja e afateve të organeve të Vetting kërkon një ndryshim Kushtetues, çka do të thotë se mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama, duhet të gjejë pikat e takimit me opozitën për të garantuar votat.

E ndërsa Ambasadorja e SHBA në Tiranë dhe ai i BE-së, përkatësisht Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë kërkuar shtyrjen e afateve, socialistët i janë drejtuar Venecias për nismën që kanë paraqitur në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese.

Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla, tha se ky institucion prej tre vitesh kryen rivlerësimin e magjistratëve të rinj që hyjnë në sistem.

“Besoj se KLP i ka kapacitet, do të ishte absurde të thuash që nuk i ka. Ne me ligj, edhe aktualisht, kemi 3 vjet që bëjmë vetingun për magjistratët e rinj. Pra, ne kalojmë në veting 20-25 magjistrat të rijn që hyjnë në sistem dhe kur mbarojnë shkollën ia bëjmë prapë”, tha Alfred Balla.

Lexo edhe:

Shqipëria, ligje të dobëta dhe administratë të fryrë!

Traktori “në Interpol” ngre ne këmbë polici e prokurori në Lezhë, ngërçi me letrat

Por deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh kritik, kur tha se KLP nuk kishte përllogaritur fondet vjetore për vetingun e prokurorëve në rast se mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk zgjatet.

“Juve u shprehët si të vendosë qeveria. Do t’ia lër KLGJ-së apo KLP-së, si të vendos Parlamenti. Ku e dini ju që do të ndryshojë Kushtetuta? Edhe ndodhin edhe s’ndodhin. Ju keni një fakt të sigurt, vetingun. Po sikur në 17 qershor të jeni ju që do të bëni vetingun, ju kërkesë nuk keni bërë për fonde, as për staf shtesë nuk keni bërë”, u shpreh Alibeaj.

Në përgjigje të deputetit Alibeaj, Balla tha se fondet aty janë dhe ato do të ndahen midis KLGJ-së dhe KLP-së. “Të paktën për mua si jurist është e thjeshtë”, tha Alfred Balla.

“Ti po thua këtë gjë, mirë me vjehrrën, mirë me nusen. Po desh qeveria të na japë paratë, ne s’kemi bërë kërkesën. Po thoni në mënyrë tjetër që s’keni marrë masat për t´a zbatuar”, tha Alibeaj.

Replikat

Alibeaj: Ju skeni bërë kërkesë për buxhet shtesë pasi më 17 qershor i bie të merrni procesin e Vettingut të prokurorëve sepse sipas Kushtetutës i mbaron mandati KPK.

Balla i KLP: Unë thashë që në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës dhe ne presim vendimin e Parlamentit pa asnjë lloj paragjykimi.

Bushka: Buxhetohet funksioni dhe jo institucioni.

Balla i KLP: Për Vetingun ka buxhet të planifikuar dhe paratë pastaj do ndahen mes KLGJ-së dhe KLP. Ekzekutivi do të bëjë rialokimin e fondeve. Ne jemi në gjendje që për 8 muaj të llogarisim nevojat buxhetore dhe t’i kërkojmë.

Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj KLGJ ka bërë kërkesë si çdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funskione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s’kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.

Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.

Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.

Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit “Qemal Stafa”.

Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.

Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi.

Etiketa: debateklpligje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, ligje të dobëta dhe administratë të fryrë!

09:17 : 05/05/2026
AKTUALITET

Traktori “në Interpol” ngre ne këmbë polici e prokurori në Lezhë, ngërçi me letrat

21:08 : 02/04/2026
AKTUALITET

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

17:31 : 01/04/2026
AKTUALITET

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

15:03 : 28/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ Ja pse e paditi prokurorja gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

16:40 : 25/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminaj, reagon KLP

16:08 : 24/03/2026
Para

Hidhen në qarkullim gjysmë milioni dollarë fallso

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom