• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare

13:32 : 20/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi dy projektligje që, sipas qeverisë, synojnë të modernizojnë bujqësinë shqiptare.

I pari krijon “Dëftesat Tregtare mbi Produktet Bujqësore”, duke u dhënë fermerëve mundësinë të përdorin prodhimin e ardhshëm ose produktin e magazinuar si kolateral për financim.

I dyti lejon që deri në 40% e tokës bujqësore të përdoret për instalime fotovoltaike, eolike dhe sisteme të magazinimit të energjisë. Në pamje të parë, të dy ligjet duken moderne. Në thelb, të dy shmangin problemet reale të sektorit.

Problemi i bujqësisë shqiptare nuk është mungesa e instrumenteve juridike.

Problemi është se bujqësia shqiptare nuk prodhon fitim të qëndrueshëm. Një biznes që humbet para nuk shpëtohet duke i krijuar një formë të re kolaterali. Një tokë që duhet të prodhojë ushqim nuk bëhet domosdoshmërisht më e vlefshme duke prodhuar energji.

Lexo edhe:

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Toka në “duar të huaja”

1.Dëftesat tregtare, zgjidhje për një problem që nuk ekziston

Logjika e këtij ligji është e njohur. Në SHBA ekzistojnë “Warehouse Receipts”. Në Brazil përdoret “Cédula de Produto Rural” (CPR), ndërsa në disa vende afrikane funksionojnë “Warehouse Receipt Systems”.

Por të gjitha këto modele kanë lindur në ekonomi krejtësisht të ndryshme nga Shqipëria. Ato mbështeten në disa kushte të përbashkëta: prodhim të madh drithërash; magazina të certifikuara; tregje të kontratave të së  ardhmes (futures); sigurim të prodhimit; standardizim cilësor; kontrata të qëndrueshme shitjeje.

Fermeri ruan grurin për gjashtë muaj dhe merr kredi duke përdorur produktin e magazinuar si garanci. Kjo funksionon, por vetëm sepse ekziston produkti, magazinimi, standardizimi dhe tregu.

Shqipëria nuk e ka këtë strukturë.

Sektori ynë bujqësor është krejt tjetër. Produktet kryesore konkurruese janë domatet, kastravecat, specat, luleshtrydhet dhe zarzavatet. Ato janë produkte shumë të prishshme, që nuk magazinohen për muaj, por duhet të shiten brenda pak ditësh.

Për këtë arsye, instrumenti kryesor i ligjit praktikisht nuk gjen objekt të gjerë zbatimi. Drithërat, që janë produktet tipike për skemat e dëftesave të magazinimit, zënë një pjesë relativisht të vogël të ekonomisë bujqësore shqiptare.

Pra, ligji merr një instrument të krijuar për Kansasin, Mato Grosson apo Ukrainën dhe përpiqet ta zbatojë në Divjakë, Lushnjë apo Berat. Kjo nuk funksionon jo sepse instrumenti është i keq, por sepse ekonomia është tjetër.

Problemi nuk është kolaterali

Qeveria pretendon se fermeri nuk merr kredi sepse nuk ka garanci. Por faktet tregojnë se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e kolateralit. Sot, bujqësia shqiptare përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të portofolit të kredive bankare. Gjatë viteve të fundit kanë ekzistuar fondi sovran i garancisë, kreditë e buta, skema të garantuara nga BERZH-i dhe programe të Bashkimit Europian.

Megjithatë, përdorimi i tyre ka mbetur modest. Pse? Sepse problemi nuk është vetëm banka. Problemi është përfitueshmëria e aktivitetit.

Asnjë bankë nuk financon me dëshirë një biznes që ka probabilitet të lartë humbjeje. Bujqësia shqiptare nuk konsiderohet investim i sigurt sepse fermeri nuk kontrollon pothuajse asnjë nga faktorët që përcaktojnë fitimin.

Ai përballet me kriza ciklike të tregut, mungesë kontratash të garantuara, luhatje të forta të çmimeve, kosto të larta inputesh, energji të kushtueshme, probleme me ujitjen, konkurrencë nga importet e subvencionuara, mbështetje financiare më të ulët se në vendet fqinje dhe mungesë orientimi të prodhimit sipas kërkesës së tregut. Në këto kushte, kolaterali nuk ndryshon thelbin e problemit.

Është si t’i japësh një jelek shpëtimi dikujt, ndërkohë që anija vazhdon të fundoset.

2.Fotovoltaikët në tokë bujqësore, një gabim strategjik

Edhe më shqetësues është projektligji tjetër. Shqipëria është ndër vendet me më pak tokë bujqësore për frymë në Europë. Kjo nuk është thjesht çështje statistikash. Është çështje sigurie kombëtare.

Pandemia e COVID-19 tregoi se shtetet mund të vendosin kufizime eksporti. Lufta në Ukrainë dëshmoi se zinxhirët e furnizimit mund të ndërpriten brenda pak javësh. Krizat gjeopolitike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Në këto kushte, çdo vend serioz duhet të pyesë fillimisht: “Sa ushqim prodhoj vetë?”. Vetëm më pas duhet të pyesë: “Sa energji prodhoj?”.

Sovraniteti ushqimor është pjesë e sigurisë kombëtare

FAO, Komisioni Europian dhe shumë strategji kombëtare të hartuara pas pandemisë e trajtojnë sigurinë ushqimore si element të qëndrueshmërisë dhe rezistencës kombëtare.

Një vend që nuk prodhon ushqimet bazë është shumë më i ekspozuar ndaj krizave. Shqipëria sot importon një pjesë të madhe të produkteve ushqimore.

Në vend që toka bujqësore të ruhet dhe të vihet në funksion të prodhimit, ligji lejon përdorimin industrial të saj. Kjo është një zgjedhje strategjike me pasoja afatgjata.

Agrivoltaika nuk është ajo që po kuptojmë

Qeveria mund të argumentojë se në Europë ekzistojnë sistemet agrivoltaike. Kjo është e vërtetë. Por agrivoltaika nuk do të thotë mbulim i tokës me panele. Në Francë, Gjermani apo Itali, panelet vendosen në lartësi dhe projektohen në mënyrë që prodhimi bujqësor të vazhdojë pothuajse normalisht.

Studimet tregojnë se, për disa kultura, këto sisteme mund të ulin avullimin dhe të përmirësojnë rendimentin. Por këto modele janë shumë të kushtueshme, kontrollohen në mënyrë rigoroze dhe lejohen vetëm kur provohet se prodhimi bujqësor nuk dëmtohet.

Në Shqipëri nuk është bërë publik asnjë studim që të tregojë se si do të garantohet ky standard. Rreziku është që koncepti “agrivoltaik” të përdoret si justifikim për shndërrimin gradual të tokës bujqësore në park energjetik.

Energjia mund të prodhohet pa konsumuar tokë bujqësore.

Shqipëria ka alternativa shumë më të përshtatshme, si çatitë e ndërtesave publike; çatitë e serave; zonat industriale; tokat e degraduara; ish-zonat minerare; sipërfaqet kodrinore dhe malore pa potencial bujqësor. Atëhere, pse duhet të fillohet pikërisht nga toka më e çmuar?

Përfundim

Dy ligjet e miratuara kanë një element të përbashkët: asnjëri nuk trajton shkakun e problemeve.

Njëri nis nga ideja se problemi i fermerit është mungesa e kolateralit. Tjetri e trajton tokën bujqësore si një aset që mund të krijojë vlerë edhe kur nuk prodhon ushqim.

Në fakt, problemi është krejt tjetër.

Fermeri shqiptar nuk ka nevojë fillimisht për më shumë letra. Ka nevojë për fitim, treg, mbrojtje nga konkurrenca e padrejtë dhe politika që e bëjnë bujqësinë një biznes ku ia vlen të investosh.

Mbi të gjitha, Shqipëria duhet të kuptojë se toka bujqësore nuk është thjesht një aset ekonomik. Ajo është një pasuri strategjike kombëtare.

Në një botë ku krizat ushqimore dhe gjeopolitike po bëhen më të shpeshta, ruajtja e kapaciteteve prodhuese nuk është vetëm politikë bujqësore. Është politikë e sigurisë kombëtare. / Eduart Sharka, Monitor

Etiketa: Bujqesiligjeproblematika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:10 : 17/07/2026
AKTUALITET

Toka në “duar të huaja”

10:06 : 10/07/2026
AKTUALITET

Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë

12:22 : 01/07/2026
AKTUALITET

Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri

08:46 : 28/06/2026
AKTUALITET

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026
AKTUALITET

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026
Para

Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet